Zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës në Ferizaj, është gjobitur nga policia pasi kishte nxjerrë këmbën në dritaren e makinës.
Policia njofton se zyrtari ishte pasagjer në automjetin zyrtar të kësaj ministrie. Ai kishte penguar drejtuesin e automjetit zyrtar në lëvizje, duke nxjerrë këmbën jashtë dritares.
Kjo kundërvajtje u shkaktua në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Këtë rast e ka denoncuar një qytetar, dhe policia është hedhur menjëherë në veprim. Për këtë gjest, zyrtari 60-vjeçar është gjobitur.
Gjobitet zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë zyrtarin nga Ministria e Infrastrukturës, i cili në cilësinë e pasagjerit në automjetin zyrtar të kësaj ministrie, kishte penguar drejtuesin e automjetit zyrtar në lëvizje, duke nxjerrur këmbën jashtë dritarës.
Me këtë veprim, i njëjti ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, pengim mbi kontrollin e retrovizorit gjatë vozitjes.
Kjo kundërvajtje u shkaktua në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt. Kjo informatë, me foto ( sekuencë) është dërguar nga një qytetarë dhe portali ‘’IndexOnline ‘’ e ka postuar të plotë kundërvajtjen e shkaktuar.
Policia, e ftoi zyrtarin B.I (M/K) 60 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.