E premte, 23 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Interi si magnet për Premier Ligën, kërkohen Barella dhe Skriniari

Premier Liga po “çmendet” për Nicolò Barellan. Sipas raportimeve nga ‘TuttoSport’, Chelsea, Manchester United dhe Liverpool janë të gatshëm të ‘sulmojnë’ mesfushorin me oferta me vlerë diku tek 70 milion euro. Marotta, megjithatë, nuk dëgjon: kampioni i Europës nuk mund të transferohet, pasi cilësohet një pikë fikse për të ardhmen e Interit dhe me perspektivë rinovimi. Thelbi lidhet me pagën: nga 2.5 milion mund të arrijë në 4 milion plus bonuse.

Një tjetër lojtar i madh mbetet në shënjestrën e Premier League. Po flasim për Milan Skriniar që i pëlqen Tottenhamit, që është duke kërkuar një mbrojtës të nivelit të lartë në këtë dritare të tregut të transferimeve. Flitet për 45 milion euro si çmim për kartonin e tij. Ish lojtari i Sampdorias mbetet një alternativë e nivelit të lartë përballë Joules Koundé të Sevillas që duket më i arritshëm, pasi vetë Skriniar nuk duket i bindur të largohet nga Interi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...