Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një kujtim-homazh për Uran Kostrecin

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Uran Butka

Me Uran Kostrecin jemi njohur në fillim të vitit 1991, pasi kishte dalë nga burgu, kur ai  vinte nga Elbasani, tek banonte, për në Tiranë, ku e kishte selinë Shoqata e të Përndjekurve Politikë. Mandej, kur u themelua gazeta “Liria”, organ i kësaj shoqate dhe ai u caktua kryeredaktor i parë i saj, bashkëpunimi  dhe miqësia jonë u shtua. Ai ishte një njeri krejt i veçantë. Profilin e tij, sidomos sjelljen, ia ka theksuar më së shumti jeta në burg, ku njeriu ose shkatërrohej krejtësisht, ose dilte më i fortë e më i mençur siç ndodhi me Uranin.

U dënua për tentativë arratisjeje dhe, natyrisht, sepse ishte i biri i Fuat Kostrecit, nacionalist dhe antikomunist nga Kostreci i Dangëllisë, i burgosur politik edhe ai, me akuzën e rreme se bënte pjesë në një grup armiqësor në Kolonjë. Në Burgun e Burrelit, Urani pati fatin të njihte personalitete të shquara si Engjëll Çobën, i cili i dha mësime italishteje dhe e kalli në botën poetike të Dante Aligierit; Koço Tasin, që i dha mësime filozofie; Kudret Kokoshin, që e ushqeu me nacionalizmin; Dom Nikollë Mazrekun, që i forcoi besimin e faljen dhe mjaft të tjerë, nga të cilët mësoi, por edhe dha nga vetja, sidomos shembullin e mos- bindjes dhe të qëndresës.

Kohën më të gjatë në burg e kalonte në vetmi, në birucë, nga që dënohej vijimisht nga  komanda për mosbindje, kundërshtim dhe shpërfillje. Një herë Burgun e Burrelit e vizitoi një titullar i Ministrisë së Brendshme. Me këtë rast  i mblodhën të burgosurit që ta dëgjonin. Ai ishte minoritar grek dhe nuk e fliste mirë shqipen. Shpesh përmendte në fjalën e tij: “Skipëria” skëmb graniti, “skipëtari” ia bën fora! Kur mbaroi titullari i lartë, drejtori i burgut tha:

-A ka ndonjë pyetje? Urani ngriti dorën -Mos ia jep fjalën atij, se është i rrezikshëm, – i tha drejtori i burgut të deleguarit. -Më mirë t’ia jap, që ta shohim se ç’ka në kokë, – i tha i deleguari. Pa shohim e bëjmë pastaj… U ngrit Urani më këmbë dhe foli kështu: “Faleminderit që na lejoni të bëjmë ndonjë pyetje. Unë kam lexuar mjaft dhe kam bërë, fatmirësisht, ca vite shkollë, e njoh mirë gjeografinë, po emrat ‘Skipëri’ dhe ‘Skipëtar’ nuk i kam dëgjuar. Dhe nuk e di ku bien.

A mund të na i thoni se në ç’anë bien?!” Mbledhja u mbyll menjëherë dhe Urani përfundoi 15 ditë në birucën me ujë për tallje ndaj të deleguarit. Një herë tjetër shkoi në burg një i deleguar po nga Ministria e Brendshme, por më i nxënë, tip intelektuali. Ai foli për politikën e jashtme të RPS-së së Shqipërisë, ndërkohë që dënoi agresionin dhe ndërhyrjen ushtarake brutale të Brezhnjevit e të ushtrisë sovjetike në një vend sovran si Çekosllovakia, e cila donte të shkëputej nga kampi revizionist.

Në përfundim të ligjërimit, i deleguari i kënaqur pyeti nëse kishte ndonjë gjë të paqartë. Urani ngriti dorën. Drejtori i burgut e paralajmëroi të deleguarin që të mos ia jepte fjalën. “Është rebel”, i tha. Lektori bëri si bëri ia dha fjalën, sepse Urani ngulmonte. – Jam në një mendje me zotërinë tuaj, që mësymja kundër Çekosllovakisë është një agresion i pastër kundër një vendi sovran dhe bëri mirë qeveria jonë që e denoncoi, – tha Urani. –

Po përse nuk e bëri qeveria jonë këtë denoncim edhe në vitin 1956, kur ushtria sovjetike e pushtoi dhe e përgjaku Hungarinë? – Nuk ka lidhje. Janë dy gjëra të ndryshme, – tha i deleguari dhe u err në fytyrë. Po Urani vazhdoi: – Janë të ngjashme si dy pika uji, por qëndrimi juaj është i ndryshëm. – Mendimi yt është i ndryshëm!, – u hakërrua i deleguari dhe e mbylli mbledhjen.  Këtë herë Uranin e lidhën me pranga, e torturuan dhe e hodhën rrëshqanthi në një birucë.

Kjo i ndodhte shpesh Uranit përgjatë 20 vjetëve që vuajti në burg, madje s’kishte muaj  që të mos dënohej për kundërshtim të urdhrave të eprorëve, apo për pyetje provokuese. Gradualisht, ai u kthye në një rebel,  që ndihej mirë vetëm kur ironizonte apo kundërshtonte urdhrat e padrejta dhe fyerjet e dhunimet që u bëheshin të burgosurve. Gjithsesi, në heshtjen dhe vetminë e qelisë, Urani i pranguar dhe i dhunuar, zbuloi alteregon e tij dhe nisi të hahej me të. Ajo ishte një qenie e brishtë, e ndjeshme, poetike, ndryshe nga dukja e ashpër, e palëkundur, rebele e Uranit.

Ai kishte brenda poetin, që jetonte në një botë ideale dhe që e bënte edhe zh- guallin e tij fizik të mbijetonte. Poeti krijonte në mendje, ndonjëherë edhe në ndonjë copëz letër, sonetet lirike, mandej edhe poemën “Epopeja e karkalecave”. Dhe, kur disa nga ato fletushka ia sekuestruan gardianët, ai u tha “I kam në mendje”. Edhe për këtë përgjigje u dënua sërish dhe u mbyll në birucë, sepse i paskësh pasur mendimet dhe vargjet e fshehura në mendje! Mirëpo, ndonjë herë kur shpirti poetik prekte realitetin e dhimbshëm, torturat dhe poshtërimet e burgut, atëherë jeta s’kishte më kuptim dhe vihej në pyetje ekzistenca e saj.

Përse duhet të jetonte? Kështu, një çast dëshpërimi ai iu drejtua telave me gjemba, që ngriheshin mbi muret e burgut, jo për t’i kapërcyer e për t’u arratisur, por për të prekur fundin e tij. Zgjati duart drejt telave, dëgjoi thirrjet e rojave: “Ndal! Ndal!”, mandej krismat e automatikëve dhe vërshëllimat e plumbave, që i shpuan xhupin, nga i cili dolën flluska pambuku të zi.

Një plumb e fshiku mbi ballë dhe e përgjaku. Mandej, duart e rojeve që e zaptuan, e goditën dhe e tërhoqën zvarrë deri në birucë, ku e kishte vendin dhe hodhën atje si një kufomë. Dhe kur trupi i tij nuk ndiente më, kishte vdekur, shpirti i poetit gjallonte, gëlonte nga dëshira për jetën, gëzonte që kishte mbetur gjallë, ndonëse për një çast dëshpërimi kishte kërkuar mortjen.

Ishte dashuria instiktive për jetën, sido që të ishte ajo! E kini vënë re që Uran Kostreci mbante mbi krye vazhdimisht një kapele republike? Ai nuk e hiqte kurrë, veçse kur flinte, gjithnjë i vetmuar dhe i heshtur, si në burg, ndonëse tashmë i lirë. Ai e mbante kapelën në kokë, që të mos i dukej shenja e plumbit mbi ballë, që të mos dukej si hero apo si viktimë, por si një njeri i zakonshëm, ndonëse i lirë dhe poet përbrenda.

Tags: Uran ButkaUran Kostreci

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Vjedhje votash në SHBA! Marko Kepi: Diskriminojnë shqiptarët

Vjedhje votash në SHBA! Marko Kepi: Diskriminojnë shqiptarët

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 13 korrik 2021

Kampionët e Italisë i pret Presidenti dhe Kryeministri. “Çfarë pritjeje!”

Kampionët e Italisë i pret Presidenti dhe Kryeministri. "Çfarë pritjeje!"

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com