Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse “Delta” po shkakton kaos në botë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Radio “Evropa e lirë”

Tokio, qyteti nikoqir i Lojërave Olimpike këtë verë, hyn sot në një gjendje të re të jashtëzakonshme, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Japoni. Organizatorët e ngjarjes sportive e ndaluan pjesëmarrjen e spektatorëve pothuajse në të gjitha vendet ku zhvillohet Olimpiada, ndërsa të huajt kanë qenë të ndaluar qysh më herët. “U bëjmë thirrje njerëzve që t’i mbështesin atletët nga shtëpia”, tha sekretari i kabinetit, Katsunobu Kato. Lojërat zhvillohen nga data 23 korrik deri më 8 gusht, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme – e katërta në Tokio – zgjat deri më 22 gusht, pak para fillimit të Lojërave Paralimpike.

Japonia nuk është goditur nga koronavirusi sa disa vende, por ka regjistruar më shumë se 815,440 raste në total dhe gati 15,000 viktima. Vetëm 28 për qind e qytetarëve japonezë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Shkaktar i kaosit të fundit shihet varianti Delta i koronavirusit, i cili, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se variantet e mëparshme. Qyteti më i madh i Australisë, Sidnej, do të zgjasë izolimin, pasi zyrtarët paralajmëruan se rastet ditore me koronavirus ka të ngjarë të kalojnë 100-shin, për shkak të shpërthimit të variantit Delta. Infeksionet ditore janë rritur çdo ditë, edhe pse Sidnej ka hyrë në izolim më shumë se dy javë më parë.

Izraeli tha se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, për të rriturit me sistem të dobët imunitar. Përhapja e shpejtë e variantit Delta ka rritur rastet në Izrael gjatë muajit të kaluar, nga numra njëshifrorë në rreth 450 në ditë.

Delta mund të shtypet, por si?

Në Shtetet e Bashkuara, kompania farmaceutike Pfizer tha se planifikon të takojë sot zyrtarët shëndetësorë amerikanë, për të diskutuar rreth autorizimit të dozës së tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech. Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë përmendur një rrezik në rritje të infeksionit me koronavirus, gjashtë muaj pas imunizimit me dy doza.

Edhe pse kanë shkaktuar kritika nga disa shkencëtarë dhe zyrtarë, ato nuk i kanë ndarë të dhënat që tregojnë për atë rrezik, por kanë thënë se së shpejti do të bëhen publike. Anthony Fauci, këshilltari kryesor për çështje mjekësore i presidentit amerikan, Joe Biden, tha se është shumë herët për Qeverinë amerikane që të rekomandojë dozën e tretë, por nuk e përjashtoi mundësinë.

Fauci tha se studimet klinike dhe të dhënat laboratorike ende nuk e kanë vërtetuar plotësisht nevojën për një dozë përforcuese të vaksinave aktuale në SHBA: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson. Aktualisht, rreth 48 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha se Delta dhe variante të tjera që mund të shfaqen, mund të paraqesin rrezik për rimëkëmbjen e ekonomisë globale nga pandemia. Rusia është duke u përballur aktualisht me valën më të rëndë të koronavirusit. Varianti Delta është duke u zbuluar në mbi 65% të rasteve, ka thënë Anna Popova, udhëheqëse e agjencisë ruse të shëndetit Rospotrebnadzor.

Rusia me numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë

Në Evropë, rritje e numrit të rasteve me koronavirus është raportuar në disa vende, përfshirë Gjermaninë dhe Republikën Çeke, por shifrat vazhdojnë të mbeten të ulëta, në krahasim me kulmin e muajve mars dhe prill. Varianti Delta, i klasifikuar si shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është zbuluar për herë të parë në Indi.

Përgatiti: Valona Tela

Tags: lojera olimpiketokiovarianti delta

TË LIDHURA

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie
Bota

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.
Bota

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë
Bota

Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë

20:54 | 11/04/2026
Next Post

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 12 korrik 2021

KPK shkarkon gjyqtarin e akuzuar nga ministri Çuçi

Italia mundi Anglinë në finale, reagimet e trajnerëve dhe lojtarëve







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com