Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse shumica e njerëzve që po vdesin nga Covid-19 në Angli janë të vaksinuar?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Evropa po fillon të ndiejë më në fund efektin e vaksinave anti-covid

Nga: David Spiegelhalter & Anthony Masters “The Guardian”

Një nga titujt e variantit online të së përditshmes “Daily Mail” më 13 qershor ishte: “Një studim tregon se 29 për qind e 42 personave që kanë vdekur pasi u prekën nga varianti i ri i koronavirusit, kishin marrë njërën nga 2 dozat e vaksinës”.

Në konferencën për shtyp për Institutit të Shëndetit Publik të Anglisë (PHE) më darën 25 qershor, kjo shifër ishte rritur në 43 për qind (50 nga 117 persona), me shumicën (60 për qind prej tyre) që kishin marrë të paktën një dozë.

Fakti që shumica e njerëzve që po vdesin aktualisht në Angli me variantin tanimë dominues Delta (B.1.617.2) janë të vaksinuar, mund të tingëllojë shumë shqetësues. A do të thotë kjo se vaksinat janë joefektive? Jo, kjo është saktësisht ajo që do të prisnim nga një vaksinë efektive, por e papërsosur, me një profil rreziku që ndryshon jashtëzakonisht nga mosha dhe mënyra e administrimit të vaksinave.

Merrni parasysh një botë hipotetike, ku që të gjithë do të kishin marrë një vaksinë më pak se të përsosur. Edhe pse shkalla e vdekjeve do të ishte e ulët, të gjithë ata që do të vdisnin do të ishin tërësisht të vaksinuar.

Vaksinat nuk janë perfekte. PHE e vlerëson në 94 për qind efektivitetin e dy dozave të vaksinës në aspektin e shmangies së shtrimit në spital me infeksionin e variantit Delta.

Ne mund të supozojmë se ato garantojnë të paktën 95 për qind mbrojtje kundër vdekjes nga Covid-19, gjë që do të thotë se rreziku vdekjeprurës zvogëlohet në më pak se 1/20 e vlerës së tij të zakonshme.

Por rreziku i vdekjes nga Covid-19 varet shumë edhe nga mosha:ai përgjysmohet për çdo ulje të moshës me 6-7 vite. Kjo do të thotë se dikush që është në moshën 80 vjeç dhe që është plotësisht i vaksinuar, është në thelb po aq i rrezikuar sa një person i pa vaksinuar rreth moshës 50 vjeç.

Shumë më i ulët, por ende jo zero, prandaj ne mund të presim disa vdekje. Raporti i PHE zbulon gjithashtu se gati një e treta e vdekjeve nga varianti Delta, i përkasin personave të pa vaksinuar mbi 50 vjeç, gjë që mund të jetë befasuese duke pasur parasysh mbulimin e lartë me vaksina të popullatës.

Për shembull, Open SAFELY, vlerëson se më shumë se 93 për qind e atyre midis moshës 65-69vjeç janë vaksinuar tashmë. Por gjithsesi ka ende norma më të ulëta të vaksinimit në zonat e privuara dhe për disa etni dhe bashkësi me mbulim të kufizuar, të cilat do të vazhdojnë të përjetojnë më shumë humbje jetësh.

Mbulimi dhe efektiviteti janë shifra shumë të rëndësishme për vlerësimin e programeve të vaksinimit. Është më mirë të lexosh analizat e ftohta të analistëve, sesa ato të nxehta dhe konfuze në mediat sociale dhe mjetet e tjera të informimit.

Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/theobserver/commentisfree/2021/jun/27/why-most-people-who-now-die-with-covid-have-been-vaccinated

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
Kroaci 3-3 Spanjë, kualifikimi caktohet në kohën shtesë

Kroaci 3-3 Spanjë, kualifikimi caktohet në kohën shtesë

Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto

Jemi të tillë të panginjur, sepse Shqipëria nuk është e lirë

Katastrofa mjedisore në Durrës, nisen 6 kamionë drejt Landifillit të Sharrës

JU REKOMANDOJMË

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com