Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA 150 milionë dollarë asistencë Ukrainës në fushën e sigurisë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA 150 milionë dollarë asistencë Ukrainës në fushën e sigurisë

Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë Ukrainën të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse, duke njoftuar një paketë sigurie prej 150 milionë dollarësh më pak se një javë përpara se Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë.

Pentagoni njoftoi të premten paketën, pjesë e Iniciativës së Ndihmës së Sigurisë së Ukrainës të Uashingtonit, duke thënë se ishte në gjendje të vazhdonte me ndihmën pasi konfirmoi se Kievi ishte në përputhje me reformat e nevojshme.

Paketa përfshin radarë kundër artilerisë, sisteme kundër mjeteve fluturuese pa pilot, pajisje të komunikimit të sigurtë, pajisje të luftës elektronike dhe pajisje ushtarake të evakuimit mjekësor.

Paketa parashikon gjithashtu trajnime për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë dhe kapaciteteve në bazat e forcave ajrore ukrainase.

Ndihma, pjesë e 275 milionë dollarëve në mbështetje të Ukrainës, u miratua si pjesë e buxhetit të vitit fiskal 2021 të Pentagonit.

Paketa e ndihmës fillestare, e dërguar në mars, përfshinte anije patrullimi të armatosura, radarë kundër artilerisë dhe mbështetje për imazheri dhe analiza satelitore.

Tensionet midis Ukrainës, e cila ka kërkuar lidhje më të ngushta me Perëndimin, dhe Rusisë janë rritur prej muajsh pas një grumbullimi masiv të forcave ruse në fillim të këtij viti përgjatë kufirit ukrainas dhe në Krimenë e pushtuar.

Zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë e përshkruan shtimin e pranisë ruse, me më shumë se 100 000 forca, si më të madhin që kur Kremlini pushtoi Krimenë nga Kievi në vitin 2014.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Presidenti Biden synon të ngrejë çështjen e Ukrainës kur ai të takohet me Presidentin Putin të mërkurën në Gjenevë, duke e përshkruar sjelljen e Moskës si agresive.

Zyrtarët rusë këmbëngulën se rritja e pranisë ushtarake në fillim të këtij viti ishte për të mbështetur stërvitjet ushtarake dhe se shumë prej forcave të grumbulluara pranë Ukrainës janë tërhequr që nga ajo kohë.

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s i shohin me dyshim pretendimet ruse, dhe Uashingtoni premton mbështetje të vazhdueshme për Kievin.

“Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 2.5 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën që nga viti 2014 dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë strategjik të mbrojtjes duke përfshirë edhe sigurimin e ndihmës luftarake mbrojtëse”, u tha gazetarëve sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby./VOA

Tags: SHBAsiguriUkrainë

TË LIDHURA

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga
Bota

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

19:35 | 24/12/2025
Shpërthimi i një bombe u merr jetën dy oficerëve rusë
Bota

Shpërthimi i një bombe u merr jetën dy oficerëve rusë

19:18 | 24/12/2025
Grabitja spektakolare e Luvrit, shtohen masat e sigurisë në muze, instalohen…
Bota

Grabitja spektakolare e Luvrit, shtohen masat e sigurisë në muze, instalohen…

10:29 | 24/12/2025
Next Post
Kodi Zgjedhor, Pollo: Rama refuzoi BE-në, shqiptarët të dalin ta largojnë

Për herë të shtatë e të fundit mbi Minishengenin

Gjonaj paralajmëron: ”Gërdecit” dhe ”21 Janarit” do u shkohet në fund

Gjonaj paralajmëron: ''Gërdecit'' dhe ''21 Janarit'' do u shkohet në fund

Danimarka dhe Finlanda u rikthyen në fushë, vendimin e mori Eriksen

Danimarka dhe Finlanda u rikthyen në fushë, vendimin e mori Eriksen







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në Itali
Rajoni

Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në Itali

by mirseda
20:27 | 24/12/2025
0

Në portin e Gioia Tauro në jug të Italisë është sekuestruar më shumë se 435 kg kokainë...

Mbyllet java e 18-të e Superiores, rezultatet dhe renditja

Mbyllet java e 18-të e Superiores, rezultatet dhe renditja

20:16 | 24/12/2025
Miratohet buxheti i Durrësit/ Kalon vetëm me votat e këshilltarëve socialistë, opozitarët kritikuan

Miratohet buxheti i Durrësit/ Kalon vetëm me votat e këshilltarëve socialistë, opozitarët kritikuan

20:12 | 24/12/2025
Noka publikon foton dhe ironizon PS: Zyra në shitje për arsye burgimi

Noka publikon foton dhe ironizon PS: Zyra në shitje për arsye burgimi

20:09 | 24/12/2025
Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania

Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania

20:05 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com