Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Euro 2020/ Grupi F, ja detajet për Francë, Gjermani, Portugali dhe Hungari

4 vjet ago
in Kryesore, Sport
Euro 2020/ Grupi F, ja detajet për Francë, Gjermani, Portugali dhe Hungari

Grupi F

(Francë, Gjermani, Portugali, Hungari)

Grupi F, grupi i hekurt i këtij europiani. Për fat formula e kompeticionit ka ndryshuar dhe tani edhe vendi i tretë i një grupi mund të kalojë në fazën tjetër nëse ka pikë mjaftueshëm në raport me vendet e tjera të treta. Për këtë arsye nuk do të ishte çudi nëse do të kualifikoheshin të treja, si Franca kampione e Botës në fuqi, si Gjermania disa herë kampione e Botës dhe Europës ashtu edhe Portugalia, kampione e Europës në fuqi. Në këtë grup ka dhe një tjetër kombëtare, Hungaria e presuar nga të gjitha anët me muskujt dhe talentin e 3 skuadrave gjigande për nga fanella. Grupi F pritet të jetë më interesanti dhe më i ndjekuri i këtij Europiani.

Kalendari:

15 qershor/ Hungari-Portugali

15 qershor/ Francë-Gjermani

19 qershor/ Hungari-Francë

19 qershor/ Portugali-Gjermani

23 qershor/ Gjermani-Hungari

23 qershor/ Portugali-Francë

Franca

Franca ka arritur në finale në secilin nga dy turnetë e fundit të mëdhenj ndërkombëtarë që përfshijnë Evropianin 2016 dhe Botërorin 2018. Prandaj dhe finalja e 11 korrikut në Ëembley vjen si një objektiv minimale për ta duke pasur parasysh gjendjen e skuadrës. Jo shumë kundërshtarë kanë të njëjtën cilësi dhe alternativa në çdo pozicion si ata. Deschamps është mëse i lumtur me ekipin e tij, aq sa nuk e pengoi Aymeric Laporte-n kur deklaroi se do të kalojë me Spanjën. Mbape-Benzema-Grizman e bëjnë Francën me sulmin më të frikshëm në qarkullim dhe padyshim favoritin kryesor për turneun.

Arritja më e madhe e Francës në një Europian është titulli kampion në Euro 1984 dhe Euro 2000

  • Porta: Hugo Lloris (Tottenham), Mike Maignan (Milan), Steve Mandanda (Marseille)
  • Mbrojtja: Lucas Digne (Everton), Léo Dubois (Lyon), Lucas Hernández (Bayern), Presnel Kimpembe (Paris), Jules Koundé (Sevilla), Clément Lenglet (Barcelona), Benjamin Pavard (Bayern), Raphaël Varane (Real Madrid), Kurt Zouma (Chelsea)
  • Mesfusha: Kingsley Coman (Bayern), N’Golo Kanté (Chelsea), Thomas Lemar (Atlético Madrid), Paul Pogba (Manchester United), Adrien Rabiot (Juventus), Moussa Sissoko (Tottenham), Corentin Tolisso (Bayern)
  • Sulmi: Wissam Ben Yedder (Monaco), Karim Benzema (Real Madrid), Ousmane Dembélé (Barcelona), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Barcelona), Kylian Mbappé (Paris), Marcus Thuram (Mönchengladbach)

Gjermania

Trajneri në largim do të dëshirojë të përmbushë magjinë e tij 15-vjeçare në krye të ‘panzer-ave’. 61-vjeçari Lëv udhëhoqi Gjermaninë drejt fitores në Kupën e Botës 2014 dhe do të lërë postin e tij në verë për t’u zëvendësuar nga Hansi Flick.

Lëv ka grumbulluar një ekip me përvojë, duke i ridhënë një shans Mylerit dhe Humelsit. Ata do të duhet të ndeshin brirët në raundin e parë me Francën Kampione  e Botës 2018 dhe favorite për titullin.

Toni Kroos, Ilkay Gundogan dhe Manuel Neuer janë ende aty, por një brez i ri është shfaqur, i udhëhequr nga Serge Gnabry, Timo Verner dhe Kai Havertz.

Rezultati më i mirë i Gjermanisë në një Europian është fitorja e turneut në 1972, 1980, 1996

  • Porta: Manuel Neuer (Bayern), Bernd Leno (Arsenal), Kevin Trapp (Frankfurt)
  • Mbrojtja: Emre Can (Dortmund), Matthias Ginter (Mönchengladbach), Robin Gosens (Atalanta), Christian Günter (Freiburg), Marcel Halstenberg (Leipzig), Mats Hummels (Dortmund), Lukas Klostermann (Leipzig), Robin Koch (Leeds), Antonio Rüdiger (Chelsea), Niklas Süle (Bayern)
  • Mesfusha: Serge Gnabry (Bayern), Leon Goretzka (Bayern), İlkay Gündoğan (Manchester City), Jonas Hofmann (Mönchengladbach), Joshua Kimmich (Bayern), Toni Kroos (Real Madrid), Jamal Musiala (Bayern), Florian Neuhaus (Mönchengladbach), Leroy Sané (Bayern)
  • Sulmi: Kai Havertz (Chelsea), Thomas Müller (Bayern), Kevin Volland (Monaco), Timo Werner (Chelsea)

Portugalia

Portugalia do të kërkojë të fitojë dy Kampionate Evropiane njëri pas tjetrit siç bëri Spanja në 2008 dhe 2012.

Për kuriozitet, ata barazuan të tre ndeshjet e fazës së grupeve pesë vite më parë, dhe vetëm në gjysmëfinale ekipi i Ronaldos fitoi një ndeshje në kohën e rregullt: u desh kohë shtesë për të mposhtur Kroacinë dhe penallti për të kaluar Poloninë. Një fitues surprizë atëherë, por një grup i vështirë këtë herë nuk do ta ndalojë Portugalinë që të kthehet protagoniste edhe një herë.

Rezultati më i mirë në një Europian për portugezët është fitorja e Euro 2016

  • Porta: Anthony Lopes (Lyon), Rui Patrício (Wolves), Rui Silva (Granada)
  • Mbrojtja: João Cancelo (Manchester City), Rúben Dias (Manchester City), José Fonte (LOSC Lille), Raphael Guerreiro (Dortmund), Nuno Mendes (Sporting CP), Pepe (Porto), Nélson Semedo (Wolves)
  • Mesfusha: William Carvalho (Real Betis), Danilo (Paris), Bruno Fernandes (Manchester United), Gonçalo Guedes (Valencia), João Moutinho (Wolves), Rúben Neves (Wolves), Sérgio Oliveira (Porto), João Palhinha (Sporting CP), Pote (Sporting CP), Renato Sanches (LOSC Lille), Bernardo Silva (Manchester City)
  • Sulmi: João Félix (Atlético Madrid), Diogo Jota (Liverpool), Cristiano Ronaldo (Juventus), André Silva (Eintracht Frankfurt), Rafa Silva (Benfica)

Hungaria

Përkundër një grupi djallëzor dhe mungesës së lojtarit kyç Dominik Szoboszlai për shkak dëmtimi, Hungaria vjen me objektivin për t’u bërë surprizë të paktën kundër një prej kundërshtarëve të tyre në grup. Trajneri Rossi ishte dëshmitar i një periudhë inkurajuese në rezultate para ndeshjeve miqësore para Europianit, ku Hungaria humbi vetëm një nga 11 ndeshjet e veta.

Fansat mund ta kenë anuluar Hungarinë pa nisur turne megjithatë, ajo që mund të flasë në favor të tyre është që hungarezët të luajnë dy nga ndeshjet e fazës së grupeve në Puskas Arena të Budapestit.

Rezultati më i mirë i Hungarisë në një Europian është vendi i 3-të ne Euro 1964

  • Porta: Ádám Bogdán (Ferencváros), Dénes Dibusz (Ferencváros), Péter Gulácsi (Leipzig)
  • Mbrojtja: Bendegúz Bolla (Fehérvár), Endre Botka (Ferencváros), Attila Fiola (Fehérvár), Ákos Kecskés (Lugano), Ádám Lang (Omonia Nicosia), Gergő Lovrencsics (Ferencváros), Loïc Négo (Fehérvár), Willi Orbán (Leipzig), Attila Szalai (Fenerbahçe)
  • Mesfusha: Tamás Cseri (Mezőkövesd), Dániel Gazdag (Philadelphia Union), László Kleinheisler (Osijek), Ádám Nagy (Bristol City), András Schäfer (Dunajská Streda), Dávid Sigér (Ferencváros), Kevin Varga (Kasımpaşa), Roland Varga (MTK Budapest)
  • Sulmi: János Hahn (Paks), Filip Holender (Partizan), Nemanja Nikolić (Fehérvár), Roland Sallai (Freiburg), Szabolcs Schön (FC Dallas), Ádám Szalai (Mainz)
  • Përgatiti: Totila Kotorri/ Tirana Today
Tags: eeuro 2020FrancaGjermaniagrupi fhungariaPortugalia

TË LIDHURA

U përdor në atentatin në Rinas, policia: Brenda makinës së autorëve u gjetën 4 armë
Aktualitet

U përdor në atentatin në Rinas, policia: Brenda makinës së autorëve u gjetën 4 armë

16:56 | 11/11/2025
Makina e autorëve e gjetur në Halil, policët pengohen nga terreni
Aktualitet

Makina e autorëve e gjetur në Halil, policët pengohen nga terreni

16:46 | 11/11/2025
Atentati në Rinas, del foto e të plagosurit
Kryesore

Atentati në Rinas, del foto e të plagosurit

16:31 | 11/11/2025
Next Post
Dritëhijet e kryeministrit Rama për zgjedhjet dhe “detin” me Greqinë

Dritëhijet e kryeministrit Rama për zgjedhjet dhe "detin" me Greqinë

Tragjike/Nga vrasjet e tipit mafioz tek krimi në familje, 9 viktima në 8 ditë

Tragjike/Nga vrasjet e tipit mafioz tek krimi në familje, 9 viktima në 8 ditë

Kongresmeni i kërkon DASH-it informacionet mbi Sali Berishën, ja letra zyrtare

Kongresmeni i kërkon DASH-it informacionet mbi Sali Berishën, ja letra zyrtare







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

U përdor në atentatin në Rinas, policia: Brenda makinës së autorëve u gjetën 4 armë
Aktualitet

U përdor në atentatin në Rinas, policia: Brenda makinës së autorëve u gjetën 4 armë

by mirseda
16:56 | 11/11/2025
0

Krujë Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një...

Dyshimet, heshtja dhe misteri rreth rastit Vukashinoviç

Dyshimet, heshtja dhe misteri rreth rastit Vukashinoviç

16:50 | 11/11/2025
Makina e autorëve e gjetur në Halil, policët pengohen nga terreni

Makina e autorëve e gjetur në Halil, policët pengohen nga terreni

16:46 | 11/11/2025
Atentati në Rinas, del foto e të plagosurit

Atentati në Rinas, del foto e të plagosurit

16:31 | 11/11/2025
Atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, agjenti i AMP-së u plagos rëndë

Atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, agjenti i AMP-së u plagos rëndë

16:20 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com