Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjërat që duhet të dini për piktorin e madh Pablo Pikaso

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Gjërat që duhet të dini për piktorin e madh Pablo Pikaso

Pablo Pikaso është padyshim një nga artistët më legjendar të botës. Si një nga krijuesit e rrymës së Kubizmit në artet pamore, veprat e tij mbeten më të ekspozuarat në muzeumet dhe galeritë në të gjithë globin. Ja çfarë mund të mos dini mbi jetën e artistit të famshëm.

Emri i vërtetë ishte Pablo Ruiz

Në fakt emri i tij i plotë ishte Pablo Diego Hoze Francisko de Paula Huan Nepomuçeno Maria de los Remedios Cipriano de la Santisima Trinidad Ruiz Pikaso. Artisti spanjoll mori mbiemrin italian të nënës së tij, pasi mendonte se i shkonte më shumë.

Ja se si ia shpjegoi ai këtë artistit hungarez George Brasai:“Pikaso ishte i huaj, dhe bënte më shumë jehonë sesa Ruiz … A e dini se çfarë më tërhiqte mua tek ky emër? Fakti që ishte pa dyshim shumë i pazakontë në Spanjë. Mbiemri Pikaso është me origjinë italiane. Dhe emri që një person mban ose adopton ka rëndësinë e tij. A mund ta imagjinoni që unë e quaj veten Ruiz? Pablo Ruiz? Diego-Hozee Ruiz? Apo Juan-Nepomuçene Ruiz?”.

Realizoi pikturën e tij të parë qëkur ishte 9 vjeç

Prindërit e Pikasos nuk kishin frigorifer. Por nëse do të kishin, ata do të kishin treguar me krenari punimet e tij të hershme. Pikturat realizoheshin në familje. Pikaso mori mësimet e para të vizatimit të figurave dhe të pikturës me vaj nga babai i tij piktor qëkur ishte 7

vjeç. Në moshën 9vjeçare, ai realizoi pikturën e tij të parë. Pikaso hyri në moshën 13 vjeçare në Shkollën e Arteve të Bukura të Barcelonës, ku jepte mësim babai i tij. Dy vjet më vonë, ai përfundoi atë që ai e quajti pikturën e tij të parë të madhe.

U akuzua në një moment nga policia se kishte vjedhur Mona Lizën

Më 21 gusht të vitit 1911, dikush vodhi në Luvër tablonë e famshme të Mona Lizës, duke tronditur botën e artit. Kur një gazetë franceze ofroi një shpërblim për atë që jepte informacione mbi hajdutin, një burrë u paraqit me një statujë për të cilën tha se e kishte vjedhur nga muzeu 4 vjet më parë.

Ai pretendoi se kishte vjedhur disa prej tyre për llogari të poetit të njohur francez Gijom Apoliner, i cili më pas ia shiste ato Pikasos. Në atëkohë artisti 29-vjeçar jetonte në Francë, ndaj u arrestua dhe u mor në pyetje. Ai mohoi të kishte dijeni se statujat që kishte blerë ishin të vjedhura.

Nga ana tjetër, policia nuk arriti të gjejë asnjë provë apo lidhje me vjedhjen e Mona Lizës, ndaj Pikaso u la i lirë pa ndonjë akuzë. Grabitësi i vërtetë i tablosë Vinçenzo Peruxhia u kap në vitin 1913, kur u përpoq t`ia shiste kryeveprën e Leonardo Da Vinçit një tregtari të veprave të artit.

Peruxhia kishte punuar dikur roje në Luvër. Ai pretendoi se e kishte vjedhur Mona Lizë për ta rikthyer atë në Itali. Por disa studiuesit, besojnë ende sot se Pablo Pikaso mund të ketë pasur ndonjë lloj lidhje me të.

Maria-Tereza Valter ishte dashuria e jetës së tij

Dikur Pikaso tha “Dashuria është freskimi më i madh në jetë”. Në vitin 1927, ai pa në rrugë një bjonde bukuroshe me emrin Maria-Tereza Valter dhe u përpoq që ta joshte sipas metodës së vjetër “Zonjë, ju keni një fytyrë interesante … Unë do të doja të bëja portretin tuaj … Unë jam Pikaso”.

Valter nuk kishte dëgjuar kurrë për të. Por që të dy u lidhën bashkë, pavarësisht nga ndryshimet në moshë (ajo ishte 17; ai 45 vjeç), statusit social (pjesa tjetër e botës kishte dëgjuar për të) dhe statusit të marrëdhënies (Pikaso ishte tashmë i martuar me balerinën ruse Olga Kokhlova, dhe disa të dashura të rastësishme).

Por ajo me Marian ishte dashuria më e fortë e Pikasos. Disa nga veprat e tij më të vlerësuara – dhe më të shtrenjta – u frymëzuan pikërisht prej saj. Ata patën madje një vajzë së bashku. Mjerisht, muza më e madhe e Pikaso nuk u bë kurrë zonja Pikaso. Artisti nuk pranoi të divorcohej nga Koklova, dhe të dy u ndanë rreth vitit 1936.

Kur Koklova vdiq, Pikaso u martua me Zhaklin Roke, e cila punonte në një studio qeramike. Disa thonë se Maria ishte ende në pritje që Pikaso të martohej më të, deri kur ai vdiq në vitin 1973. Ajo vrau veten 4 vjet më vonë në shtëpinë ku kishin jetuar bashkë. (Edhe Roke vrau veten 13 vjet pas vdekjes së Pikasos).

Pikaso nuk ishte thjesht një piktor

Në një rast piktori u shpreh:“Nëna ime më thoshte:Nëse je ushtar, do të bëhesh gjeneral. Nëse je murg, do të bëhesh Papë. Ndërkohë unë isha një piktor dhe u bëra Pikaso”.Por ai nuk u mor vetëm me pikturën.

Pikaso nisi të shkruante poezi në vitin 1935 pasi u nda nga gruaja e tij e parë,dhe më vonë shkroi dy drama surrealiste, njëra prej të cilave u vendos në skenë nga Albert Kamy, Simon de Bovuar dhe Zhan-Pol Sartër. Thuhet se Pikaso parashikoi që një ditë do të ishte më i famshëm për poezitë e tij sesa pikturat.

Por vargjet e tij pa titull, pa shenja pikësimi, dhe kryesisht të natyrës seksuale dhe skatologjike nuk patën ndonjë vlerësim të madh. Tek e fundit nuk mund të jesh i mirë në gjithçka!

Vitet e fundit të jetës ishin edhe më pjelloret

Ndërsa mund të mendohet se Pikaso do ta ngadalësonte veprimtarinë e tij në vitet e pleqërisë, ai ishte çuditërisht më aktiv se kurrë më parë. Artisti krijoi më shumë vepra gjatë 4 viteve të fundit të jetës së tij sesa realizoi gjatë çdo periudhe tjetër.

Burimi i lajmit: https://www.mentalfloss.com/article/49950/7-things-know-about-pablo-picasso

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: letersiPablo Pikasopiktor

TË LIDHURA

20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës
Analizë

20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës

08:37 | 11/04/2026
Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

22:10 | 10/04/2026
Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje
Bota

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Next Post
Zgjedhjet/ Partia Demokratike mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar më 16 maj

Zgjedhjet për kreun e partisë/ Kryesia e PD mblidhet nesër në 18:00

Karma ”pushton” Eurovizionin, Anxhela Peristeri shkëlqen në finale (Video)

Karma ''pushton'' Eurovizionin, Anxhela Peristeri shkëlqen në finale (Video)

I mashtronte se do i punësonte në firmën e ndërtimit, pranga 70-vjeçarit

Morën peng dy persona/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar

by mirseda
09:54 | 11/04/2026
0

Eliot Engel, ish-kongresmen demokrat i Nju Jorkut që përfaqësoi pjesë të Qarkut Westchester dhe veriun e Bronx-it...

Nga rrjetet sociale te debatet televizive dhe deri në sallën e Kuvendit, BIRN: Gjuha e urrejtjes…

Nga rrjetet sociale te debatet televizive dhe deri në sallën e Kuvendit, BIRN: Gjuha e urrejtjes…

09:19 | 11/04/2026
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit

08:43 | 11/04/2026
20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës

20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës

08:37 | 11/04/2026
Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

22:10 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com