jojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Si lindi praktika e shtrëngimit të dorës?

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT
Si lindi praktika e shtrëngimit të dorës?

Shtrëngimi i dorës, është një gjest universal që tregon përshëndetjen, por gjithashtu edhe arritjen e një marrëveshje apo urimin e dikujt, bazuar në kontekstin në të cilin kryhet. Ai kryhet si midis dy njerëzve krejtësisht të panjohur për njëri-tjetrin dhe që takohen për herë të parë, ashtu edhe midis të afërmve të ngushtë, që përsëritet sipas nevojës edhe disa herë, për të treguar dakordësinë e ideve ose mendimeve.

Është e mahnitshme të mendohet se si shtrëngimi i duarve, është një gjest lehtësisht i interpretueshëm në të gjithë botën, i përsëritur herë të panumërta nga njerëz nga kultura dhe qytetërime të largëta mes tyre.

Por pse shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin? Gjesti i shtrëngimit të duarve, daton që në kohët e lashta, madje edhe atëherë ishte një simbol i harmonisë universale. Ne i gjejmë gjurmët e para arkeologjike që në kohën e Babilonisë së lashtë, kur mbreti Shalmaneseri III i Asirisë (859-824 P.E.S), takon mbretin babilonas Marduk-zakir-Shumi I (855-819 PE.S), dhe ngjarja është skalitur në historinë e fronit të Shalmaneserit III, e ruajtur në muzeun kombëtar të Bagdadit në Irak.

Në Perëndim, regjistrohet pak kohë më vonë. Shtrëngimi i parë i duarve mes dy Perëndeshave, të cilat shtërngojnë duart si simbol i një marrëveshjeje të përtërirë, në një reliev të shekullit V P.E.S, i cili ndodhet aktualisht në Muzeun e Akropolit në Athinë.

Pamja e gdhendur në reliev përshkruan Herën dhe Athinën, respektivisht perëndesha mbrojtëse të Samosit dhe Athinës, me popullin athinas që nderon atë të Samosit, për shkak se i ka qëndruar një aleat besnik, pavarësisht disfatës së flotës athinase në Agios Potamoi kundër spartanëve.

Teksti është një kopje e dekretit origjinal të nënshkruar në vitin 405 P.E.S, i gdhendur në vitet 403-402 P.E.S gjatë Luftërave të Peloponezit. Në kohën e Greqisë së lashtë, shtrëngimi i duarve përcaktohej si “dexiosis” që do të thotë “të jap dorën e djathtë”, e cila në latinisht përkthehej si “dextrarum iunctio”, që megjithatë i referohej shtrëngimit të duarve midis bashkëshortëve gjatë martesës, dhe për këtë arsye përkufizohej si “inter coniuges”.

Shtrëngimi i dorës i kapërceu kufijtë e Greqisë dhe arriti zonat përreth. Një shembull është relievi i Mbretit Antioku I (69-36 P.E.S), sundimtar i shtetit të vogël helenistik Komagjeni, që është pikturuar duke shtrënguar duart me Perëndinë Herkul.

Në poemat homerike, shtrëngimi i duarve është përshkruar disa herë si një shenjë e besimit, ndërsa pamjet nga ceremonitë funebre janë të zakonshme, edhe në kohët e etruskëve, dhe shfaqen shumë herë për të treguar dy bashkëshortët që shtrëngojnë duart, ose personin e vdekur që largohet përfundimisht nga jeta tokësore, duke përshëndetur të afërmit me një shtrëngim duarsh.

Shtrëngimi i duarve midis të huajve, ka qenë me gjasë i ndryshëm nga ai i treguar në shumë skulptura. Shumica e historianëve, bien dakord me identifikimin e përshëndetjes “në stilin e gladiatorit” si një shtërngim duarsh në nivelin e parakrahut, një shenjë që do të tregonte ndër të tjera edhe mungesën e armëve të fshehura, dhe kjo lloj përshëndetje bëhej mes ushtarëve, por edhe në shoqërinë civile.

Shtërngimi i duarve në kohët moderne, do t’i atribuohet kultit të Zotit Mitra, një prej feve më të mëdha në perandorinë e madhe romake. Edhe pse ndoshta ka modele të ndryshme të shtrëngimit të duarve në epokat e mëvonshme, përdorimi universal i këtij gjesti në shoqërinë moderne, me gjasë ka ndodhur më herët se sa në kohën e romakëve, grekëve dhe bizantinëve.

Kalorësit mesjetarë përshëndeteshin mes tyre me një përshëndetje moderne ushtarake, duke vënë dorën e tyre mbi ballë dhe hequr përkrenaren që kishin në kohë, gjest që është trashëguar deri në ditët tona. Disa historianë besojnë se shtrëngimi i duarve, u rikthye të ishte popullor nga oborrtarët e shekullit XVII, të cilët e konsideronin shtrëngimin e dorës një alternativë të barabartë me gjunjëzimin apo heqjen e kapeles.

Përshëndetja më vonë u bë një simbol i përbashkët dhe, në vitet 1800, manualet e etiketave të sjelljes, përfshinin shpesh udhëzime për teknikën e duhur të shtrëngimit të duarve. Një udhërrëfyes i vitit 1877, i këshillonte lexuesit që “një zotëri që shtyp brutalisht dorën që takon, ose e shtrëngon me forcë, nuk duhet të ketë kurrë mundësi ta përsërisë këtë gjest”.

Burimi i lajmit: vanillamagazine. Përshtati TIRANA TODAY

Tags: gjest universalpërshëndetjeshtrengimi i duarve

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
‘I padëshiruar’ nga SHBA-ja, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

‘I padëshiruar’ nga SHBA-ja, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Braçe paralajmëron arrestime në nivele të larta, pas ‘goditjes’ së Berishës

Braçe paralajmëron arrestime në nivele të larta, pas ‘goditjes’ së Berishës

Trajneri/E ardhmja e Alegrit fut në udhëkryq Juven, Napolin dhe Realin

Trajneri/E ardhmja e Alegrit fut në udhëkryq Juven, Napolin dhe Realin







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com