Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ka ndodhur që deputetët të mos e kenë vemendjen gjatë seancave, por të fokusohen tek celulari e laptopi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është filmuar teksa po ndiqte një video se si të lidhte kravatën. Siç duket, deputeti është lodhur me atë se çfarë është diskutuar gjatë seancës, dhe ka bërë disa minuta pushim, duke marrë një informacion për interesin e tij.
Sikundër duket edhe nga pamjet në fjalë, deputeti është i përqëndruar duke ndjekur videon në Youtube, se si rregullohet kravata.
Madje ai shihet duke praktikuar udhëzimet e dhëna në video, në kravatën e tij. Dimal Basha në zgjedhje ka marrë 10 mijë e 311 vota nga banorët e Kosovës, që të jetë zë i tyre për përmirësimin e jetës.