Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Debati në “Open”/ Gazetarët përplasen për vrasjen e Mustafës në Shkodër

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Debati në “Open”/ Gazetarët përplasen për vrasjen e Mustafës në Shkodër

“Motivet” e vrasjes së Endri Mustafës, që u gjend dje në mëngjes në zonën e nohur si “Livadhet” në Shkodër, ka futur në një detat të ashpër të ftuarit në emisionin “Open”, gazetarët Klodiana Lala, Elton Qyno dhe Arian Curri. Ata kanë pretentuar verisone të ndryshme lidhur me krimin, ndërkohë që ka qenë Curri që u ka kërkuar kolëgeve që të jenë më të matur kur përmendin “mafian”në këto vrasje.

Pjesë nga debati:

Arjan Curri: Ti e ke sëmundje profesionale, të duken të gjithë kriminelë dhe banda e mafie. Edhe mua më duket sikur të gjithë studentët kopjojnë, por nuk është kështu. Ju e keni bërë Shqipërinë vetëm banda, banda. Unë jap kriminologji në auditorë, e njoh mirë. S’mund të thoni që për çdo vrasje ajo është mafioze.

Klodiana Lala: Ish ministri Xhafaj ka thënë se ka grupe kriminale. Personat që nuk kanë bërë një rrëmbim klasik që e kanë marrë dhe dhunuar dhe mendohet se kanë munduar të nxjerrin detaje.

Arjan Curri: Mund të kenë qenë banda rivale, por kjo se bën mafioze. E di cfarë është organizatë, grup i strukturuar dhe bandë.

Klodiana Lala: Curri po e bën këtë teorike, nuk e klasifikova unë.

Arjan Curri: Nuk e pranoj ta cilësosh vrasje mafioze, cili grup e ka? Nuk e ke. E keni bërë mafie këtë vend.

Klodiana Lala: Ne po merremi teorikisht dhe Curri ka të drejtë. Të shqetëson që në Shkodër kanë ndodhur ngjarje shumë të rënda në një kohë kaq të shkurtër?

Arjan Curri: S’më duket normale, por nuk më shqetëson. Edhe bandat e lagjes lajnë hesape, por nuk janë mafie.

Klodiana Lala: Është vrasje tipike mafioze edhe për faktin se është qëlluar me plumb në kokë, në gojë dhe të tjerë e kanë kapur në trup. Pra ekzekutorët nuk donin ta linin të gjallë. Policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, por nuk dha asnjë detaj që e lidh me këtë ngjarje dhe pse e them këtë, jo për ta mbrojtur por për ta thënë se në ngjarje të mëparshme është shpallur në kërkim dhe më pas akuza ndaj tij u shfry dhe doli në lirim.

Arjan Curri: Cili është emri i organizatës?

Klodiana Lala: Mos e ul nivelin e bisedës të lutem.

Arjan Curri: Jo të pyet hetuesia, si e ka emrin organizata MAFIOZE, si e ka  emrin?

Klodiana Lala: Po të lutem tani se s’e kam detyrim të të jap përgjigje.

Elton Qyno: Po të bën një pyetje konkrete, do përgjigje…ose lëri dhe të tjerët të flasin.

Arjan Curri: Unë flas mbi fakte.

 

Ndërkaq, gazetarja Lala ka dhënë disa detaje lidhur me vrasjen. “Celulari i viktimës nuk është gjetur dhe mendohet që mund të jetë marrë për ndonjë informacion. Nga momenti që ka dalë nga banesa dhe ka kaluar kohë, pra vrasësit kanë pasur kohë të kërkojnë dhe të bëjnë verifikime.”, u shpreh Lala.

Tags: debatigazetareOpen”vrasja e endri mustafes

TË LIDHURA

Rama shpërndan foton e Pjetër Bogdanit nga “Çeta e Profetëve”: Ju uroj gëzuar Krishtlindjen
Politikë

Rama shpërndan foton e Pjetër Bogdanit nga “Çeta e Profetëve”: Ju uroj gëzuar Krishtlindjen

08:28 | 25/12/2025
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

23:11 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!
Politikë

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
Next Post
Ushqimet që ndalojnë diarrenë në stinën e nxehtë

Ushqimet që ndalojnë diarrenë në stinën e nxehtë

Si të luftojmë alergjinë me ushqime e jo me ilaçe

Si të luftojmë alergjinë me ushqime e jo me ilaçe

Hajdari: PD mund të ringrihet përmes reformimit

Hajdari: PD mund të ringrihet përmes reformimit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Rama shpërndan foton e Pjetër Bogdanit nga “Çeta e Profetëve”: Ju uroj gëzuar Krishtlindjen
Politikë

Rama shpërndan foton e Pjetër Bogdanit nga “Çeta e Profetëve”: Ju uroj gëzuar Krishtlindjen

by mirseda
08:28 | 25/12/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë mëngjes qytetarët shqiptarë me një urim të veçantë për Krishtlindje. Në...

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

23:11 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

22:52 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

21:36 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com