E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Hajdari: PD mund të ringrihet përmes reformimit

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, ka komentuar situatën politike në vend pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

I ftuar në emisionin ”Shqip”, Hajdari e cilësoi si diçka pozitive, faktin që Partia Demokratike iu drejtua institucioneve për të bërë transparencën në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve.

Më tej, Hajdari shtoi se ankimimet e Partisë Demokratike do të shërbejnë për të kuptuar nëse ka shkelje, dhe nëse ka ndodhur një gjë e tillë, atëherë përgjegjësit do të penalizohen.

Hajdari deklaroi se kjo do t’i shërbejë KQZ-së dhe partive politike për të kuptuar se çfarë mund të përmirësojnë për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, tashmë është bërë certifikimi de facto i zgjedhjeve dhe ka mbetur vetëm de jure, pra nga ana formale.

Shkëlqim Hajdari: Opozita ka bërë mirë që i është drejtuar institucioneve për të bërë transparencën në zonat ku mendon se vota është vjedhur, devijuar, manipuluar, etj. Sapo kanë nisur të dalin rezultatet e para që nuk janë shumë të qarta në kuptimin e devijimit të votës dhe vjedhjes së saj. Kjo sipas meje ka tre të mira. E para që opozita pavarësisht luftës politike, i është drejtuar institucioneve, e dyta nëse ka shkelje që kanë devijuar, përgjegjësit duhet të penalizohen.

Devijimi është shumë i madh dhe rishikimet e mandateve dhe e treta të na shërbejë të gjithëve Komisionit Qendror, partive politike dhe ne të tjerëve, se çfarë duhet të përmirësojmë në zgjedhjet e ardhshme. Certifikimi i zgjedhjeve de facto është bërë, janë rezultatet sa kanë marrë partitë politike, vetëm de jure që është anë formale. Hapja e kutive të votimit dhe veprimet e tjera të KQZ-së e shpejtojnë në kohë dhe kjo është mirë se në fund të fundit, Shqipëria ka nevojë për qeverisje, Partia Demokratike duhet të justifikojë humbjen sepse sipas saj ka patur parregullsi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...