Kurba e koronavirusit në vend mbetet e ulët pasi 24 orët e fundit janë regjistruar 17 raste të reja, nga 2.639 testime të kryera.
Ndërkohë, 3 persona nuk e kanë fituar betejën me COVID 19. Viktimat janë të moshave 40-79 vjeç.
Po në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 1.107 pacientë, teksa raste aktive mbeten 4.178.
Aktualisht, në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë, duke shënuar një ulje të ndjeshme.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 rastë në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.
Viktima: Nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç.
Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë.
Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (17 Maj 2021)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 1,107
Të shtruar në spitale 80
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,639
Testime totale 679,396
Raste pozitive 132,032
Raste të shëruara 125,419
Raste Aktive 4,178
Humbje jete 2,435
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3276
Shkodër 175
Korçë 160
Gjirokastër 96
Fier 90
Lezhë 88
Vlorë 87
Elbasan 67
Berat 53
Durrës 40
Kukës 23
Dibër 23