Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse Covid-19 është një sëmundje kaq e vështirë për t’u trajtuar?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pse Covid-19 është një sëmundje kaq e vështirë për t’u trajtuar?

Një përmbledhje e të dhënave nga studime të shumta, botuar së fundmi në “The Lancet Respiratory Medicine”, liston pasojat e shumta që shkakton Covid-19 në trupin e njeriut, dhe përpiqet t’i japë përgjigje një pyetjeje thelbësore:Pse sëmundja e SARS-CoV-2 është kaq e vështirë të kurohet?

Pse pas një viti e gjysmë, mbeten kaq shumë pyetje në lidhje me infeksionin, dhe është e vështirë të gjesh ilaçe efektive? Tek e fundit, ky nuk është koronavirusi i parë që hasim. Edhe pse që nga koha e Gripit Spanjoll, asnjë virus nuk ka mbajtur kaq nën ankth një pjesë kaq të madhe të njerëzimit.

Përgjigjja qëndron në profilin unik dhe të veçantë infektiv të SARS-CoV-2, që ka një mënyrë të paparë më herët për të dëmtuar qelizat, dhe për ta mashtruar sistemin imunitar të njeriut. Sipas studimit, është e kotë që ta krahasojmë atë me koronavirusët e tjerë të njohur.

Patogjeni i ri duhet të trajtohet sikur ta ndeshnim për herë të parë, duke bashkuar progresivisht pjesët e enigmës së patofiziologjisë së tij, pra të ndryshimeve që shkakton tek funksionet organike të trupit gjatë infeksionit, dhe madje edhe pas kësaj, për ata që vuajnë nga “Covid i Gjatë”.

Për Injacio Martin-Lokes, profesor i Mjekësisë Klinike në Kolegjin Triniti në Dublin të Irlandës, një nga autorët e studimit, ne jemi vetëm në fillim të kuptimit të Covid-19, që duhet të perceptohet si një entitet i ri me karakteristika të papara më herët.

Për shembull, ka gjithnjë e më shumë dëshmi se virusi SARS-CoV-2, infekton si rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, ndryshe nga koronavirusët e zakonshëm që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme, të cilat zakonisht sulmojnë vetëm ato të sipërmet, ndërsa koronavirusët e tjerë shumë të zhvilluar, siç është ai i SARS-it, përqendrohen tek rrugët e poshtme.

Ndërkohë është më e zakonshme që Covid-19 të shkaktojë dëme tek organe të ndryshme përtej mushkërive, duke shkaktuar formimin e mpiksjes së gjakut, dhe shoqërimin me një përgjigje jonormale inflamatore, që nuk shihet zakonisht me viruset të së njëjtës familje.

Ato janë tipare unike të koronavirusit të ri, një lloj evoluimi që nuk është adresuar kurrë nga mjekësia moderne. Ka gjithnjë e më shumë prova konkrete shkencore, që e shohin Covid -19 si një sëmundje të endotelit , indit që mbulon gjakun dhe enët limfatike dhe që rrethon nga jashtë zemrën, shpesh të sulmuar nga virusi, dhe që prandaj zmadhohet ose dëmtohet gjatë infeksionit.

Pastaj Covid-19 ka tendencën që të shfaqet disi më ndryshe tek njerëzit, sesa vërehet tek kafshët me forma të ngjashme të sëmundjes. Në organizmat e njerëzve SARS-CoV-2, stimulon një përgjigje inflamatore agresive, që duket se është shkaku kryesor i formave më të rënda.

Edhe pse inflamacioni është sigurisht një faktor i rëndësishëm, problemi kryesor duket të jetë mosfunksionimi i përgjigjes imunitare:trupi humbet aftësinë për të trajtuar luftën kundër virusit, dhe duket se e bën atë në mënyrën e gabuar. Kjo pikë e fundit, mund të shpjegojë pse disa pacientë të sëmurë me “Covidin e Gjatë” kanë inflamacion serioz të organeve dhe indeve edhe shumë kohë pas shërimit.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/scienza/salute/covid-19-difficile-da-trattare-profilo-unico

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19e vështirësemundjetrajtim

TË LIDHURA

Shpërthimi i një bombe u merr jetën dy oficerëve rusë
Bota

Shpërthimi i një bombe u merr jetën dy oficerëve rusë

19:18 | 24/12/2025
Grabitja spektakolare e Luvrit, shtohen masat e sigurisë në muze, instalohen…
Bota

Grabitja spektakolare e Luvrit, shtohen masat e sigurisë në muze, instalohen…

10:29 | 24/12/2025
Fund tragjik për 9-vjeçaren e zhdukur në SHBA, nëna e saj e qëlloi në kokë
Bota

Fund tragjik për 9-vjeçaren e zhdukur në SHBA, nëna e saj e qëlloi në kokë

10:04 | 24/12/2025
Next Post
Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

50 ditët e para të Presidentit Biden

Biden: Ditë e mrekullueshme për Amerikën

Manastirliu: Në 24 orët e fundit, janë vaksinuar 14,880 qytetarë

Manastirliu jep shifrat: 192 mijë qytetarë kanë marrë dhe dozën e dytë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Shpërthimi i një bombe u merr jetën dy oficerëve rusë
Bota

Shpërthimi i një bombe u merr jetën dy oficerëve rusë

by mirseda
19:18 | 24/12/2025
0

Dy oficerë të policisë rrugore ruse kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombe gjatë një operacioni...

Radhë kilometrike për shkak të fluksit të lartë, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

Radhë kilometrike për shkak të fluksit të lartë, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

18:52 | 24/12/2025
Dalin PAMJET e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali! Përdornin çarçaf si litar!

Dalin PAMJET e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali! Përdornin çarçaf si litar!

18:05 | 24/12/2025
Intervista e Albin Kurtit për AFP: Normalizimi i raporteve me Serbinë, shumë i vështirë

Intervista e Albin Kurtit për AFP: Normalizimi i raporteve me Serbinë, shumë i vështirë

18:02 | 24/12/2025
Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

17:09 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com