Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Studimi: Vdekjet nga Covid-19, shumë më tepër sesa ato të deklaruara zyrtarisht

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Studimi: Vdekjet nga Covid-19, shumë më tepër sesa ato të deklaruara zyrtarisht

Një ekip studiuesish nga Instituti i Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), kanë zbuluar prova që sugjerojnë se numri i njerëzve që kanë vdekur për shkak të Covid-19 është shumë më i lartë, sesa përshkruhet në raportet zyrtare.

Ata kanë ndërmarrë një analizë të hollësishme vend pasi vendi të vdekjeve për shkak të koronavirusit të ri, që përfshin faktorë të lidhur me pandeminë si një e tërë, dhe i kanë publikuar gjetjet e tyre në faqen e internetit të institutit.

Shumica e ekspertëve mjekësorë të përfshirë në analizimin e pandemisë aktuale, pajtohen se numri i njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19 është më i lartë nga sa tregojnë raportet zyrtare. Kjo për shkak se shumë njerëz që kanë vdekur, nuk janë klasifikuar si viktima të Covid-19.

Përkundrazi, ata u renditën si të vdekur nga shkaqe të tjera. Në jo pak raste vdekjet e tyre nuk janë regjistruar fare. Ajo për të cilën ekspertët nuk kanë rënë dakord, është shkalla e ndryshimit midis shifrave zyrtare dhe atyre reale.

Prandaj në këtë përpjekje të re, studiuesit u përpoqën që të bënin vlerësime për numrin e përgjithshëm të njerëzve që vdiqën në secilin vend të botës, për t’i analizuar më pas së bashku, për të gjetur një numër total global.

Puna me këto shifra, përfshinte kombinimin e regjistrave të vdekjeve për secilin vend, me kohën që ka përkuar me pandeminë, dhe pastaj krahasimin e këtyre të dhënave me numrin mesatar të vdekjeve gjatë viteve të fundit.

Për shifrat që tejkalojnë mesataren vjetore, u supozua se i atribuohen sëmundjes së Covid-19 ose faktorëve të tjerë të lidhur me pandeminë, si për shembull mundësisë së rritur të vdekjes nga kanceri për shkak të frikës së kërkimit të trajtimit spitalor gjatë pandemisë.

Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit numëruan vdekjet nëpër botë javë pas jave, duke u ndalur në 6 faktorë të vdekshmërisë:vdekjet totale zyrtare nga Covid-19, shtimin e vdekjeve për shkak të trajtimit të vonuar për sëmundjet e tjera, rritjen e numrit të vdekjeve për shkak të shtimit të problemeve të shëndetit mendor si depresioni, zvogëlimet e vdekjeve, për shkak të më pak incidenteve që përfshijnë lëndime, si aksidente automobilistike për

shkak të pandemisë, ulje të vdekshmërisë për shkak të përhapjes më të vogël të sëmundjeve të tjera si gripi, dhe rënia e numrit të vdekjeve për shkak të njerëzve që do të kishin vdekur nga sëmundje të tjera të tilla si sëmundjet kronike, por që u klasifikuan si vdekje nga Covid-19.

Pasi analizuan të dhënat e tyre, studiuesit gjetën mospërputhje të mëdha midis niveleve zyrtare të vdekjeve, dhe atyre që gjetën përmes llogaritjeve të tyre. Për shembull,Egjipti  raportoi pak më shumë se 13.000 vdekje, në një kohë që numri i llogaritur nga IHME arriti në 170.000 viktima.

Një shembull tjetër ishte Rusia. Zyrtarët atje raportuan pak më shumë se 100.000 vdekje nga Covid-19, ndërsa ekipi i studiuesve i IHME zbuloi se numri më i mundshëm real është mbi 600.000 viktima. Ndërkohë, studiuesit zbuluan gjithashtu se numri aktual i vdekjeve në SHBA, ka të ngjarë të jetë gati 2 herë më i lartë se sa raportet zyrtare, sipas të cilave deri në 3 maj ishte 574.043.

Ata zbuluan se ka më shumë të ngjarë që numri real të jetë afërsisht 905.289. Pra, në tërësi studiuesit zbuluan se shifrat mbi numrin e të vdekurve në mbarë botën kanë qenë shumë më të ulëta sesa vdekjet reale.

Deri më 6 maj, OBSH raportoi se numrin e të vdekurve në të gjithë botën (që është llogaritur duke përdorur statistikat zyrtare të secilit vend) ishte 3.25 milion njerëz. Ndërkohë, ekipi i IHME zbuloi se numri real është gati 6.93 milion.

Burimi i lajmit: https://medicalxpress.com/news/2021-05-university-washington-covid-deaths-higher.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19Studimivdekje

TË LIDHURA

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt
Bota

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad
Bota

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Next Post
Vdekjet nga koronavirusi në SHBA, në nivelin më të ulët prej 10 muajsh

Vdekjet nga koronavirusi në SHBA, në nivelin më të ulët prej 10 muajsh

Incident i rëndë gjatë faljes së Fiter Bajramit

Incident i rëndë gjatë faljes së Fiter Bajramit

Incident i rëndë gjatë faljes së Fiter Bajramit

Video / Momentet kur qytetarët neutralizuan 40-vjeçarin në shesh







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com