Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ish-të burgosurit politikë: Fotografitë e Hoxhës, për ne janë persekutim i dytë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Ish-të burgosurit politikë: Fotografitë e Hoxhës, për ne janë persekutim i dytë

Katër ish-të burgosur politikë protestuan në Qafë Bari në formë të një greve urie. Sot ata dalin në protestë në Tiranë. Një intervistë me organizatorin e grevës.

Deutsche Welle: Zoti Martini, ju ishit katër javë në grevë urie. Përse e bëtë në Qafë Bari?

Huanito Martini: Ne e kemi filluar grevën e urisë në Tiranë, por policia nuk na lejoi, na përndoqi me dhunë, dhe ne shkuam më pas në Qafë Bari.  Më 11 maj e ndërpremë grevën para kohe, sepse dy prej grevistëve ishin në gjendje të rëndë. Por nuk do të tërhiqemi, do të dalim sot (e mërkurë, 12.05.21) në protestë në Tiranë.

Cilat janë kërkesat tuaja?

Ne duam një paketë të re ligjore për të gjithë të përndjekurit e komunizmit. Duam të na paguhet puna e detyruar që kemi bërë nëpër burgje. Ka shumë ish-të-burgosur që janë dënuar për vepra penale, që nuk konsiderohen politike dhe nuk janë rehabilituar ende, konsiderohen si terroristë.

Ju kërkoni që të ndalohen edhe simbolet e komunizmit. Përse?

Në kohën e komunizmit janë masakruar njerëz të pafajshëm, fëmijë, të moshuar, gra. Kur shikoj çdo 5 maj se si shkojnë me portretin e Enver Hoxhës bëjnë homazhe te varrezat, për mua është një persekutim i dytë. E të paramendosh që këta njerëz marrin edhe pensione si veteranë të luftës.

A jeni përpjekur t’i realizoni kërkesat tuaja me rrugë ligjore? 

Jo. Deri tani jo. Sepse nuk na mbron ligji.

Keni kërkuar mbështetje nga organizata ndërkombëtare ose nga ambasadat?

Unë u kam dërguar letra të gjitha institucioneve, parlamentit, kryeministrisë, ambasadave, edhe ambasadës gjermane. Deri tani vetëm përfaqësia e OSBE-së na ka pritur në takim. Të tjerët nuk kanë kthyer përgjigje.

Ju keni qenë vetë në burgun famëkeq të Qafë Barit. Aktualisht në Bavari po shqyrtohet mundësia e një aktakuze kundër ish-drejtorit të këtij burgu. A do të dilni ju të dëshmoni në këtë gjyq?

Jo. Problemi është se duhet të bëhet një ligj për të gjithë. Se këtu kemi kriminelë edhe më të mëdhenj se Edmond Caja që kanë qenë me poste në këto 30 vjet.  Jo vetëm në Qafë Bari. edhe në Burgun e Bulqizës ishte një komandaturë dhe një xhandarmëri kriminale. Prandaj duhet të nxirret një ligj për të dënuar gjithë krimet e komunizmit.

Huanito Martini,  nga Shkodra, u dënua në vitin 1980 në moshën 18-vjeçare për sabotim të pronës socialiste dhe u dërgua në burgun famëkeq të Qafë Barit. Pas revoltës së Qafë Barit, më 22 maj 1984, në gjyqin që iu bënë pjesëtarëve të revoltës, Martini thotë se ka qenë pa ndjenja./DW/

Tags: enver hoxhaFotografitëish-te burgosurit politikepersekutim

TË LIDHURA

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit
Politikë

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Aktualitet

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Next Post
KAS hedh shortin, ja relatorët që do të vendosin për ”fatin” e zgjedhjeve

Durrës, 136 vota ia hoqën mandatin LSI-së dhe ia dhanë PS-së

Ambasadori izraelit: Serbia e njohu Kosovën kur nënshkroi marrëveshjen në SHBA

Ambasadori izraelit: Serbia e njohu Kosovën kur nënshkroi marrëveshjen në SHBA

Dokumenti: Njerëzit në Ballkan të zhgënjyer me procesin e zgjerimit në BE

Dokumenti: Njerëzit në Ballkan të zhgënjyer me procesin e zgjerimit në BE







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite
Bota

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

by mirseda
23:10 | 03/03/2026
0

Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane ( CIA ) në...

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

23:07 | 03/03/2026
Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

22:36 | 03/03/2026
Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com