Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Qëndroni të izoluar edhe pas vaksinimit? Ja nga çfarë sindrome jeni prekur

5 vjet ago
in Kryesore
Hiqet karantina 2 javore për emigrantët që kthehen, ja kur hapen kufijtë ajrorë dhe detarë me BE

A e keni menduar se rikthimi tek “jeta e dikurshme”, do të ishte një proces po kaq i natyrshëm sa edhe hapja e një brave me çelës, dhe për këtë arsye mezi po prisnit që të vaksinoheshit. Dhe tani që në horizont po shfaqet mirazhi i një normalitetit të pjesshëm, a ndiheni plotësisht i papërgatitur?

Nëse po mbani shënim këtë term:Sindroma e shpellës. Në muajt e ardhshëm, mund të dëgjoni të flitet shumë më shpesh për të. Në Shtetet e Bashkuara, vend që është shumë më përpara se të tjerët në fushatën e vaksinimit, shumë njerëz e pranojnë vështirësinë jo të vogël që po hasin për të dalë nga një izolim që tani duket se na është bërë një zakon. Njerëzit e vaksinuar plotësisht, i kufizojnë ende marrëdhëniet e tyre shoqërore në “flluskën” e kontakteve që kanë pasur që nga marsi i vitit të kaluar.

Jepi vetes pak kohë

Pas një periudhe kaq të gjatë dhe të panatyrshme të distancimit të detyruar social, edhe ata që tani janë plotësisht të vaksinuar mund të ndihen në siklet kur duhet t’i rikthehen intensitetit të marrëdhënieve sociale, edhe pse me të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse paraprake.

Frika e infektimit nga Covid-19, dhe vlerësimet e rrezikut nga situata të ndryshme të kontaktit, janë ende të pranishme dhe nuk do të zhduken brenda natës. Edhe një person relativisht i “mbrojtur”, mund ta gjente veten në situatën e mbivlerësimit të shanseve për t’u sëmurur, pas njëviti e ca të jetuari duke bërë gjithçka për të mos u infektuar.

I izoluar por në shoqëri të mirë

Sindroma e Shpellës, mund të jetë më e përhapur sesa mund ta mendoni. Sipas një studimi

të fundit nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë, 49 për qind e popullsisë së rritur,parashikon disa vështirësi gjatë rikthimit tek ndërveprimet personale në fund të pandemisë. Këto hezitime prekin edhe të vaksinuarit:48 për qind e atyre që morën një vaksinë anti-Covid thanë se ndihen njëlloj.

Një sondazh tjetër në SHBA, zbuloi se shumica e të anketuarve do të vazhdonin të mbanin maska, të shmangnin vendet e shumë populluara me njerëz, dhe do të lanin rregullisht duart edhe në një situatë ku rreziku është i zvogëluar.

“Ata që e kanë përjetuar pandeminë”

Në majin e vitit 2020, një studim nga Universiteti i British Kolumbias (Kanada), paralajmëroi se rreth 10 për qind e popullsisë do të zhvillonte një lloj çrregullimi të stresit post-traumatik për shkak të dhimbjes familjare dhe shoqërisë, dhe për shkak të situatës së zgjatur të emergjencës prej pandemisë, dhe të frikës që pandemia ka sjellë me vete, gjurmë këto të pashlyeshme që nuk mund t’i harrojmë, dhe në fakt nuk do të ishte e drejtë.

Shkaqet

Sipas Alan Teo, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës në Oregon, SHBA, Sindroma e Shpellës mund të shpjegohet nga tre faktorë kryesorë:zakoni, perceptimi i rrezikut dhe lidhjet shoqërore. “Ne u detyruam të mësonim zakonin e mbajtjes së maskave, të distancoheshim fizikisht edhe nga ana sociale, të mos ftonim njerëz në shtëpi. Dhe pasi një zakon përvetësohet është shumë e vështirë të hiqet dorë prej tij”- thotë ai.

Ndërkohë, ekziston gjithashtu një hendek i madh midis rrezikut real dhe atij të perceptuar, si në kuptimin pozitiv ashtu edhe atë negativ, siç e kemi parë disa herë gjatë muajve të fundit. Shumë nga ne mund të ndihen krejtësisht të qetë në situata që bartin një rrezik real, dhe e ndjejnë veten shumë më në siklet në situata kur rreziku është i vogël, siç janë ndërveprimet ballë për ballë pasi kemi marrë që të dyja dozat e vaksinës.

Gjithçka si më parë?

Disa njerëz nuk duan të heqin dorë prej disa përfitimeve të arritura gjatë bllokimeve: menaxhimi i punës dhe ndërveprimeve nga shtëpia ka nënkuptuar një izolim të thellë. Por nga ana tjetër u ka dhënë mundësi miliona njerëzve të shmangin udhëtimet e lodhshme dhe të kushtueshme, lodhje, marrjen me qira të ambienteve.

Përparimet dhe përdorimi i detyruar i teknologjisë nga e cila varet jeta jonë sociale, mund të ketë rritur muajt e fundit tek disa njerëz -sidomos adoleshentët dhe të rinjtë më të rritur – rrezikun e një forme ekstreme të izolimit social, hikikomori.

Jemi në të njëjtën varkë

Mesazhi i rëndësishëm është se Sindroma e Shpellës, është një gjendje e zakonshme psikologjike, dhe është krejtësisht e kuptueshme pas asaj që kemi kaluar. Njëherazi është e rëndësishme që të mos dorëzoheni, dhe të mësohemi gradualisht me një jetë sa më intensive sociale që të jetë e mundur.

Vazhdimi i shmangies së situatave të vështira rrezikon që të ushqejë dhe rëndojë ankthin. Nëse nga ana tjetër, shqetësimi i grumbulluar është shumë i fortë, është e rëndësishme që të kërkoni ndihmë. Duke pasur parasysh se fundi i pandemisë do të jetë – për arsye sociale dhe shkencore – më i nuancuar nga sa mund ta mendoni.

burimi: https://www.focus.it/scienza/salute/vaccinati-isolati-sindrome-della-cavern

Përshtatur për Tirana Today

Tags: izolimiKARANTINASindroma

TË LIDHURA

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria
Bota

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria

13:10 | 13/01/2026
Aksident rrugor në Kavajë, makina përplaset me mjetin e parkuar, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Aksident rrugor në Kavajë, makina përplaset me mjetin e parkuar, plagoset drejtuesi

19:20 | 12/01/2026
Zjarr në një pallat në Gjirokastër, asfiksohet e moshuara
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Gjirokastër, asfiksohet e moshuara

19:07 | 12/01/2026
Next Post
Revista prestigjoze ‘Panenka’ shkrim për Demollarin: “Platinia i proletariatit”

Revista prestigjoze 'Panenka' shkrim për Demollarin: “Platinia i proletariatit”

Nazarko: Zgjerimi i Greqisë stuhi në gotë, as në 2009-ën nuk u shit deti

Veprim i ngutshëm, por dinakëri taktike

Denoncimi/ Grida Duma: Ja si u blenë votat në Bashkinë e Rrogozhinës!

Denoncimi/ Grida Duma: Ja si u blenë votat në Bashkinë e Rrogozhinës!







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Sulmet ruse në Ukrainë lënë qindra mijëra pa energji dhe në të ftohtë
Bota

Sulmet ruse në Ukrainë lënë qindra mijëra pa energji dhe në të ftohtë

by mirseda
17:48 | 13/01/2026
0

Rusia e ka kryer një sulm të madh gjatë natës kundër Ukrainës, duke goditur objekte jetike të...

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë priten spektakolare; Duka: fiton një ekip, por përfiton futbolli

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë priten spektakolare; Duka: fiton një ekip, por përfiton futbolli

17:34 | 13/01/2026
SHBA uron Kurtin për fitoren dhe kërkon forcim të partneritetit e rifillim të dialogut strategjik

SHBA uron Kurtin për fitoren dhe kërkon forcim të partneritetit e rifillim të dialogut strategjik

17:11 | 13/01/2026
Spiropali dënon sulmet në Ukrainë, shpreh mbështetje të plotë dhe njofton vizitë në Kiev

Spiropali dënon sulmet në Ukrainë, shpreh mbështetje të plotë dhe njofton vizitë në Kiev

16:06 | 13/01/2026
“Duan “t’ia hedhin çelësat në det”, s’kanë asnjë provë për Ergys Agasin”, avokati Maks Haxhia

“Duan “t’ia hedhin çelësat në det”, s’kanë asnjë provë për Ergys Agasin”, avokati Maks Haxhia

15:07 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com