Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Si u vra Qemal Stafa? Studiuesi nxjerr dokumentin zyrtar

5 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Si u vra Qemal Stafa? Studiuesi nxjerr dokumentin zyrtar

Sot është 5 Maji, dita kur shqiptarët kujtojnë me nderim dhe përulje dëshmorët e atdheut që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Një nga simbolet e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut është padyshim Qemal Stafa. Por si u vra ai?

Studiuesi Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivës në Ministrinë e Brendshme ka publikuar dokumentin zyrtar mbi vrasjen e Qemal Stafës në 1942 në Tiranë.

Sipas dokumentit, Qemal Stafa ishte kallëzuar penalisht në nëntor të vitit 1941 në Gjykatën e Posaçme në Romë për veprimtari komuniste, por me vendimin e datës 22.1.1942 isht liruar nga akuzat për mungesë provash.

Më pas, më 5 maj të po atij viti, gjatë një operacioni në një shtëpi, Qemal Stafa me disa të tjerë u kanë hedhur 3 bomba agjentëve, në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit, po ata u kundërpërgjigjën me armë, duke e lënë të vdekur.

Postimi i Dervishit në rrjetin social, Facebook

1942/Dokumenti zyrtar mbi vrasjen e Qemal Stafës

Sipas njoftimit të Mëkëmbësisë të datës 16.3.1942, Qemal Stafa dhe Drita Kosturi ishin kallëzuar penalisht më 15.11.1941 në Gjykatën e Posaçme në Romë për veprimtari komuniste, por me vendimin e datës 22.1.1942 ishin liruar nga akuzat për mungesë provash. Ndërsa njoftimi kryesor mbi vrasjen e Qemal Stafës është i Kuesturës së Tiranës.

***

Tiranë, më 5 maj 1942

Rreth orës 14.00 të datës së sotme, gjatë një operacioni të papritur në një shtëpi që ndodhet në rrugën “Lumi”, në afërsi të kolegjit muhamedan (medrese), e mbajtur me qira prej Beqir Vanit (Beqir Minxhozi-shënim), i arrestuar sot në mëngjes për hetime të policisë, agjentët hasën në qëndresë nga ana e disa personave, të cilët ishin duke u orvatur të iknin për t’i shpëtuar arrestimit.

Janë hedhur tre bomba dore kundër agjentëve, të gjitha shpërthyese, po pa pasojë dhe janë zbrazur shumë fishekë revolveri, gjithashtu pa pasoja.

Agjentët kanë nisur përgjigjen me armë duke vrarë komunistin Qemal Stafa, i të ndjerit Hasan dhe Sabire, lindur në Elbasan, më 10.9.1921, ish student. Janë arrestuar:

1-Drita Kosturi, e Aliut dhe e të ndjerës Nafije, lindur në Lezhë më 12.7.1920, ish studente.

3-Gjustina Sata, bashkëshorte e Zef Ndojës, në lidhje me shënimin nr.2699, të datës 4 të këtij muaji.

4-Marie Lezhja, e Franos dhe Angjelisë, vjeç 19 nga Tirana, të kapura befas në shtëpinë e përmendur duke tentuar të ikin me Qemal Stafën dhe një tjetër person të ikur të panjohur, të paidentifikuar (Kristo Themelko-shënim).

I vdekuri ndodhet i ruajtur në vendin e ngjarjes në pritje të shikimit në vend nga autoritetet përkatëse.

Kuestori Pandeli Papalilo

Tags: dokumenti zyrtarQemal Stafavrasje

TË LIDHURA

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë
Aktualitet

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

12:52 | 14/03/2026
Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga
Aktualitet

Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga

11:21 | 14/03/2026
Arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë, rezultonte i kërkuar si i dënuar nga Gjykata e Kosovës
Aktualitet

Arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë, rezultonte i kërkuar si i dënuar nga Gjykata e Kosovës

11:00 | 14/03/2026
Next Post
VOA: Deputetët socialistë zyrtarizojnë kërkesën e dytë për shkarkimin e Metës

Socialistët janë në garë me kohën/ VOA: Komisioni Ligjeve pret nesër Metën

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe i rrëmben vendin e parë. Ja përfitimet

E bujshme/ Real Madrid kërkon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

''Në çdo cep të vendit''/ Manastirliu: Kemi tejkaluar 550 mijë vaksinime







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta
Sport

Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta

by mirseda
13:07 | 14/03/2026
0

Inter dhe Atalanta rikthehen në fushë pas humbjeve të fundit. Zikaltrit e Milanos pësuan disfatë në derbi,...

Macron thirrje Izraelit për bisedime direkte me Libanin, ofron Parisin si ndërmjetës

Macron thirrje Izraelit për bisedime direkte me Libanin, ofron Parisin si ndërmjetës

13:05 | 14/03/2026
Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

12:52 | 14/03/2026
Irani godet Emiratet e Bashkuara: Lëshohen raketa kundra porteve

Irani godet Emiratet e Bashkuara: Lëshohen raketa kundra porteve

12:18 | 14/03/2026
Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga

Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga

11:21 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com