Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Studimi i ri: Ja pse thashethemet mund të jenë edhe të dobishme për njerëzit

4 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
Studimi i ri: Ja pse thashethemet mund të jenë edhe të dobishme për njerëzit

Në rast se nuk e keni dëgjuar, studiuesit në Kolegjin Dartmauth kanë një sekret për të ndarë me ju. Pavarësisht nga reputacioni negativ, një studim i ri ka zbuluar se thashethemet mund të jenë vërtet një gjë e mirë kur përhapen midis njerëzve.

Autorët e studimit, thonë se thashethemet nuk kanë të bëjnë vetëm me transmetimin e thashethemeve dhe gjërave negative apo të këqija për të tjerët. Në fakt, studimi zbulon se ato shërbejnë gjithashtu për të krijuar lidhje shoqërore, dhe madje i ndihmojnë njerëzit të mësojnë gjëra të reja për botën.

“Thashethemet, janë një formë komplekse e komunikimit që shpesh keqkuptohen. Por në fakt ato mund të jenë një mjet i lidhjes shoqërore, dhe shumë thelbësore përtej konotacionit tipik negativ që ato kanë”- thotë studiuesi Eshin Xholi.

Ndërsa shumë njerëz i lidhin thashethemet me zbulimin e sekreteve të sikletshme për dikë, studiuesit shtojnë se ato mund të përfshijë gjithashtu biseda të vogla personale ose në internet, si për shembull zhvillimi i një bisede private në platformën Zoom.

Studimet e mëparshme, kanë zbuluar se rreth 14 për qind e bisedave ditore të njerëzve klasifikohen si thashetheme, dhe shumica e tyre janë neutrale në tonin e tyre. Nga mediat sociale tek puna nëpër zyra, duket sikur njerëzit thjesht nuk mund të ndalen së shkëmbyeri informacione për veten dhe të tjerët.

Xholi dhe asistent/profesori i shkencave psikologjike dhe të trurit Ljuk Çang kryen një studim për të kuptuar se çfarë funksioni social kanë thashethemet. Ekipi krijoi një lojë në internet për të studiuar se si zhvillohen thashethemet kur informacioni bëhet më i pasigurt me kalimin e kohës.

Pjesëmarrësit luajtën 10 raunde të lojës në grupe me nga 6 persona. Në çdo raund, lojtarët morën nga 10 dollarë dhe mund të zgjidhnin t’i mbanin paratë ose të investonin një pjesë të tyre tek fond i përbashkët i grupit. Ky fond do të shumohej me 1.5 herë, dhe pastaj do të ndante kursimet totale në mënyrë të barabartë midis 6 lojtarëve.

Studiuesit thanë se loja në vetvete krijonte tension midis lojtarëve egoistë dhe atyre bashkëpunues. Teste të tilla janë ato që shkencëtarët i quajnë loja e të mirave publike. Në disa raste, loja e kufizonte informacionin, në mënyre që lojtarët të kishin mundësi të vëzhgonin vetëm sjelljen e disa shokëve të tjerë të skuadrës.

Gjatë disa lojërave, lojtarët mund të bisedonin privatisht me dikë tjetër në grupin e tyre. Kjo gjë u dha mundësi të bënin thashetheme se si po silleshin pjesëmarrësit e tjerë; duke identifikuar se kush ishte më egoist dhe kush po e ndihmonte ekipin.

Pas garës, lojtarët deklaruan se sa të gatshëm do të ishin të luanin përsëri me secilin lojtar në grupin e tyre.“Frymëzimi ynë, ishte krijimi i një skenari të ngjashëm me jetën, në të cilin ju jeni një anëtar i një komuniteti dhe prekeni nga veprimet e të gjithë anëtarëve të tjerë të komunitetit, por që shumicën e tyre i vëzhgoni rrallë apo që angazhoheni drejtpërdrejt me ta”- thotë Xholi.

Atëherë, përse njerëzve u pëlqen kaq shumë të bëjnë thashetheme?Autorët e studimit thonë se rezultatet e tyre tregojnë se thashethemet janë një “komunikim i pasur, i shumanshëm”, dhe që kanë shumë funksione brenda grupeve sociale.

Gjatë lojërave, shfaqeshin lloje të ndryshme thashethemesh, në varësi të sasisë së informacionit që kishin në dispozicion lojtarët. Në lojërat ku lojtarët kishin pak informacione në lidhje me zgjedhjet e shokëve të tyre të skuadrës, studimi zbulon biseda më spontane për të tjerët.

Kur lojtarët kishin mundësi të shihnin se çfarë bënin të gjithë anëtarët e grupit me paratë e tyre, bisedat kaluan në një larmi temash neutrale. Gjithashtu pjesëmarrësit u mbështetën në informacionin e dorës së dytë që vinte nga lojtarët e tjerë, sidomos kur nuk mund të shihnin se çfarë po bënin disa shokë të ekipit për veten e tyre.

Studiuesit thonë se kjo demonstron se si thashethemet i ndihmojnë njerëzit të mësojnë nga përvojat e një personi tjetër. “Duke shkëmbyer informacione me të tjerët, thashethemet janë një mënyrë për të krijuar marrëdhënie.

Ato përfshijnë besimin e ndërsjelltë dhe e lehtësojnë një lidhje shoqërore që përforcohet, teksa zhvillohet komunikimi i mëtejshëm”- thotë Çang. “Thashethemet mund të jenë të dobishme, pasi i ndihmojnë njerëzit të mësojnë përmes përvojave të të tjerëve, ndërsa u japin atyre mundësi që të jenë më pranë njëri-tjetrit”-shton Xholi.

Burimi i lajmit: https://www.studyfinds.org/gossip-help-people-learn-bond/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: studimte dobishmethashethem

TË LIDHURA

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale
Bota

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

21:27 | 11/09/2025
Pas shkeljes së hapësirës ajrore, Polonia dhe Ukraina rrisin bashkëpunimin ushtarak
Bota

Pas shkeljes së hapësirës ajrore, Polonia dhe Ukraina rrisin bashkëpunimin ushtarak

19:51 | 11/09/2025
Në Francë propozohet ndalimi i TikTok për fëmijët nën 15-vjeç
Bota

Në Francë propozohet ndalimi i TikTok për fëmijët nën 15-vjeç

19:43 | 11/09/2025
Next Post
Ç’duhet të dini për gjyqin ndaj Donald Trump në Senatin e SHBA-së

Përplasjet Trump-McConnell, kërcënim për ambicjet e republikanëve

Gjenden dy adoleshentet e zhdukura në Tiranë, policia zbardh detajet

Tiranë/ 22 vjeçari aksidenton këmbësorin në Kamëz, ja arrestimet në 24 orë

Më shumë se 40 të vdekur pas një paniku masiv në Izrael

Më shumë se 40 të vdekur pas një paniku masiv në Izrael

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?
Kosovo

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

by mirseda
21:33 | 11/09/2025
0

Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës në prillin e 2021-tës. Asaj i kanë mbetur edhe pak...

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

21:27 | 11/09/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

20:19 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com