Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

BE akuzon Rusinë dhe Kinën për dezinformim

5 vjet ago
in Bota
Rusia dhe kostot e ndarjeve mbi politikën e jashtme të BE-së

Sipas një raporti të BE-së Pekini dhe Moska po kërkojnë të minojnë besimin tek vaksinat perëndimore duke promovuar intensivisht të tyret.

Kina dhe Rusia kanë nisur fushata për të prishur besimin në strategjinë e Bashkimit Evropian për luftimin e virusit korona si dhe për të shtuar skepticizmin ndaj vaksinave të virusit korona të zhvilluara në Perëndim, njoftoi Shërbimi i Jashtëm i BE-së (EEAS) në një raport mbi dezinformimin në lidhje me pandeminë COVID-19 të botuar të mërkurën.

Sipas raportit, përpjekjet për “dezinformim të sponsorizuara nga shtetet” janë intensifikuar që nga fillimi i 2021, kur në të gjithë botën filloi shpërndarja e vaksinave me ritëm të përshpejtuar.

Fushata promocionale të paqarta

Ndërsa Kina dhe Rusia kanë rritur përpjekjet për të reklamuar vaksinat e tyre të prodhuara nga shteti, ato i kanë përdorur fushatat për promovimin e tyre për të “minuar besimin” në vaksinat perëndimore dhe institucionet e BE. Për të arritur këto qëllime të dyja vendet “po përdorin mediat e kontrolluara nga shteti, mediat sociale, përfshirë dhe faqe zyrtare”, thuhet në raport.

Në Rusi, mediat shtetërore po përpiqen të “hedhin dyshime” ndaj Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) dhe e duke akuzuar atë për vonimin e miratimit të vaksinës ruse Sputnik V.

Një agjenci e pavarur ruse, që është përgjegjëse për marketingun e Sputnik V, deklaroi në një mesazh në Twitter se kundër Rusisë dhe vaksinës së saj po bëhet një fushatë dezinformimi duke shtuar: “Ne do të vazhdojmë t’i kundërvihemi fushatës së dezinformimit kundër Sputnik V në interes të mbrojtjes së jetëve në të gjithë botën dhe shmangies së monopolit të vaksinave, që po përpiqen të sigurojnë disa prodhues vaksinash.”

Kina nga ana tjetër propagandon “histori mashtruese” rreth origjinës së virusit korona si dhe sigurisë së disa vaksinave perëndimore.

Mbjellje pakënaqësie

Në raportin e Shërbimit të Jashtëm të BE-së shprehet shqetësime se rritja e rasteve të koronavirusit në BE dhe shpërndarja e ngadaltë e vaksinave, po përdoren nga Rusia dhe Kina si shembuj për dështimin e demokracisë dhe të shoqërive të hapura.

Kina dhe Rusia po përpiqen të ushtrojnë ndikim sidomos në Ballkanin Perëndimor, thuhet në raportin e botuar nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së (EEAS).

Megjithëse BE është kritikuar për një shpërndarje të vaksinave më ngadalë se sa pritej, BE thotë se pas shtimit të kapaciteteve prodhuese këtë verë pritet të jenë vaksinuar 70% e të rriturve.

Hungaria u nda nga pjesa tjetër e BE-së dhe po përdor vaksinat nga Rusia dhe Kina.

Në mars Agjencia Evropiane e Barnave EMA filloi shqyrtimin e Sputnik V. Nëse EMA do të japë dritën e gjelbër Sputnik V do të jetë vaksina e parë e koronavirusit e prodhuar në një vend jo-perëndimor që mund të përdoret në BE. /DW/

Tags: bekinerusi

TË LIDHURA

Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat
Bota

Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat

09:37 | 28/01/2026
Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK në Rumani, mes viktimave edhe shqiptari Vasil Pilo
Bota

Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK në Rumani, mes viktimave edhe shqiptari Vasil Pilo

09:03 | 28/01/2026
Melania Trump bën thirrje për unitet pas trazirave në Minneapolis
Bota

Melania Trump bën thirrje për unitet pas trazirave në Minneapolis

18:58 | 27/01/2026
Next Post
Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

E fundit / Grabitet me armë një argjendari në Vlorë, ka pasur të shtëna

Gjakovë/ Policia arreston një shtetas shqiptar, po planifikonte të vr*ste dikë

Gjakovë/ Policia arreston një shtetas shqiptar, po planifikonte të vr*ste dikë

Analisti grek: Po u krijua Shqipëria e Madhe, duhet aneksuar jugu i Shqipërisë!

Analisti grek: Po u krijua Shqipëria e Madhe, duhet aneksuar jugu i Shqipërisë!







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’
Aktualitet

GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’

by mirseda
11:03 | 28/01/2026
0

Dënohet me 15 vite burg Moisi Habilaj, i cili akuzohet për trafik droge. Ndërkohë, për shkak të...

Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet

Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet

10:45 | 28/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

“Duan të kalojë afati 3 mujor” ,Shoqëria Civile mesazhe të forta nga protesta

10:29 | 28/01/2026
“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

10:23 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com