Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse disa njerëz nuk i përjetojnë efektet anësore të vaksinës?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pse disa njerëz nuk i përjetojnë efektet anësore të vaksinës?

Nga: Veenu Manoharan “The Conversation”

Shumica e vaksinave kanë efekte anësore, dhe vaksinat anti-Covid nuk përbëjnë ndonjë ndryshim. Publiku po sigurohet që nëse përjeton ënjtje në krahun ku bën vaksinën, lodhje, dhimbje koke, ethe ose të përziera, këto janë thjesht shenja që tregojnë se sistemi imunitar po reagon siç duhet.

Por kjo ka bërë që disa njerëz të pyesin:nëse është kjo ajo që supozohet të bëjë sistemi imunitar, a do të thotë mungesa e efekteve anësore që sistemi im imunitar nuk është i përgatitur të më mbrojë mua? Jini të sigurt, se kjo nuk do të thotë asgjë të tillë.

Testet klinike të vaksinës të kryera nga kompania Pfizer, tregojnë se 50 për qind e pjesëmarrësve nuk kanë përjetuar efekte anësore të konsiderueshme gjatë provave, e megjithatë 90 për qind e pjesëmarrësve kanë zhvilluar imunitet kundër virusit.

Edhe studimet mbi vaksinën Moderna, thonë se efektet anësore të zakonshme mund të përjetohen nga 1 në 10 persona, e megjithatë vaksina mbron 95 për qind të atyre që e marrin. Kjo mund të shpjegohet duke pasur parasysh mënyrën se si sistemi imunitar zhvillon imunitet mbrojtës ndaj viruseve kur nxitet nga një vaksinë.

Shumica e vaksinave anti-Covid, përfshirë disa nga ato që kanë marrëautorizimin, përdorin një proteinë virale që gjendet në pjesën e jashtme të koronavirusit, e njohur si proteina në formë gozhde, për të imituar një infeksion natyror viral dhe për të nxitur kësisoj një përgjigje imune.

Dega e reagimit imunitar, e njohur si imunitet i lindur, i përgjigjet pothuajse menjëherë proteinës virale. Ajo nis një sulm kundër tij duke filluar me inflamacionin, shenjat kryesore të të cilave janë ethet dhe dhimbjet e trupit. Pra, është përgjigjja imune e lindur ajo që shkakton edhe efektet anësore të zakonshme që njerëzit përjetojnë një ose dy ditë pasi kanë marrë vaksinën.

Kjo dukuri cilësohet edhe si imuniteti i lindur dhe adaptues. Imuniteti specifik afatgjatë, që është edhe synimi përfundimtar i çdo vaksinimi, arrihet vetëm duke aktivizuar degën e dytë të përgjigjes imune:imunitetin adaptiv.

Ky lloj imuniteti, shkaktohet me ndihmën e përbërësve të imunitetit të lindur, dhe sjell gjenerimin e qelizave T dhe antitrupave, të cilët na mbrojnë kundër infeksionit gjatë ekspozimit pasues ndaj koronavirusit.

Ndryshe nga imuniteti i lindur, imuniteti adaptues nuk mund të fillojë pa inflamacion, edhe pse studimet e fundit sugjerojnë se ai mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme. Tek disa njerëz, kjo përgjigje inflamatore si nga sistemi imunitar i lindur, ashtu edhe nga sistemi adaptues është e ekzagjeruar dhe shfaqet si një efekt anësor.

Tek të tjerët, edhe pse funksionon normalisht, nuk është në nivele që mund të shkaktojnë efekte anësore të dukshme. Sido që të jetë, krijohet imunitet kundër virusit. Atëherë çfarë e shkakton një përgjigje të ndryshme imune?

Shkencëtarët kanë vënë re se njerëzit mbi moshën 65 vjeç, kanë më pak efekte anësore ndaj vaksinës. Kjo mund t’i atribuohet rënies graduale të veprimtarisë imune të lidhur me moshën. Edhe pse kjo mund të ketë lidhje me nivele më të ulëta të antitrupave, ata ende kanë imunitet kundër virusit.

Një rol mund të luajë dhe gjinia. Në një studim të kryer në SHBA, 79 për qind e raporteve mbi efektet anësore vinin nga gratë. Dhe kjo mund të ketë lidhje me testosteronin. Ky hormon ka tendencën të zbusë inflamacionin dhe rrjedhimisht edhe efektet anësore që lidhen me të.

Burrat kanë më shumë testosteron sesa gratë, gjë që mund të sjellë më pak raportime mbi efektet anësore tek ata. Njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike inflamatore, si artriti reumatoid, sëmundja inflamatore e zorrëve dhe skleroza e shumëfishtë, dhe që janë duke përdorur barna imunosupresive për të kontrolluar simptomat e tyre, mund të përjetojnë më pak efekte anësore për shkak të një përgjigje inflamatore të dobët.

Por edhe pse përgjigjja imune është e dobët, kjo nuk do të thotë se është jo-ekzistuese.

Në një studim të vitit 2020, që krahasoi nivelet e antitrupave tek njerëzit që merrnin ilaçe imunosupresive me ata që nuk merrni barna të tilla, arriti në përfundimin se njerëzit me ilaçe imunosupresive prodhuan nivele më të ulëta të antitrupave, por askush prej tyre nuk kishte antitrupa antivirale.

Efektet anësore të vaksinës, nuk duhet të cilësohen si një mjet matës i efektivitetit të vaksinës. Pavarësisht nga reagimi i larmishëm imunitar ndaj vaksinave, shumica e njerëzve e arrijnë imunitetin ndaj koronavirusit gjatë vaksinimit, pavarësisht nga prania, mungesa apo ashpërsia e efekteve anësore.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/why-some-people-dont-experience-vaccine-side-effects-and-why-its-not-a-problem-159282

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: efekte anësorenjerëzvaksina anti-covid

TË LIDHURA

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit
Bota

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

16:48 | 08/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”
Bota

“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

20:24 | 07/07/2025
Next Post
Anëtari i LSI-së në Lezhë blen vota për llogari të Viktor Tushës

Anëtari i LSI-së në Lezhë blen vota për llogari të Viktor Tushës

Makthi i sekserit të Vjosës

Ftesa e Edi Ramës nuk ka lidhje me fatin e Lulzim Bashës

“Pazaret” mes numëruesve partiakë për të plotësuar votat (Video)

“Pazaret” mes numëruesve partiakë për të plotësuar votat (Video)

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Hetimet ndaj Veliajt/ Fundo: SPAK dhe Dumani, standard i shkëlqyer
Politikë

Hetimet ndaj Veliajt/ Fundo: SPAK dhe Dumani, standard i shkëlqyer

by mirseda
17:38 | 08/07/2025
0

Gazetari Elvi Fundi u shpreh sot lidhur me disa prej proceseve të njohura gjyqësore të lidhura me...

Arrestimi i Noizyt në Zvicër, reagon ekipi menaxherial

Arrestimi i Noizyt në Zvicër, reagon ekipi menaxherial

17:38 | 08/07/2025
Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

16:48 | 08/07/2025
Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

16:41 | 08/07/2025
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

16:38 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com