Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Lojërat e rrezikshme të Greqisë në Mesdheun Lindor

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Lojërat e rrezikshme të Greqisë në Mesdheun Lindor

Nga: Muhittin Ataman “Daily Sabah”

Greqia ka luajtur kohët e fundit një lojë të rrezikshme kundër Turqisë në Mesdheun Lindor. Ka disa arsye se përse Athina po zgjedh ta luajë këtë lojë me rrezik të lartë dhe të rrisë tensionet me fqinjin e saj.

Së pari, Turqia e ka rritur kapacitetin dhe aftësinë e saj ushtarake, pas zhvillimit të armëve strategjike kombëtare, dhe sidomos mjeteve ajrore luftarake të armatosura pa pilot (dronët). Turqia, që tani respektohet nga të gjithë për fuqinë e saj efektive ushtarake, është shfaqur si një lojtare që ndryshon lojën në krizat rajonale si në Siri, Libi dhe Nagorno-Karabak.

Së dyti, Turqia e ka rritur vetëbesimin e saj, si në industrinë e mbrojtjes, ashtu edhe në aktivitetet e shpimit nën det. Ajo nuk varet mënga fuqitë e jashtme për inteligjencën ushtarake, apo për kërkimin shkencor detar si dhe për aktivitetet e shpimit në kërkim të burimeve energjitike.

Së treti, Turqia është sot në gjendje të sfidojë çdo zhvillim anti-turk. Është kjo arsyeja pse përpjekjet greke për të krijuar një aleancë kundër Turqi në rajon, nuk arritën në fund asgjë.

Pasi Turqia fitoi një epërsi të dukshme në rajon, Greqia filloi që të shqetësohej akoma më shumë për ngritjen e Turqisë si një fuqi rajonale, dhe kësisoj të ndihej më e kërcënuar. Përfundimisht, midis Greqisë dhe Turqisë lindi një asimetri në rritje e fuqisë mes këtyre 2 vendeve.

Kjo bëri që zyrtarët grekë të përdorin çdo mjet për të parandaluar ngritjen e Turqisë, dhe për ta izoluar atë në gadishullin e Anadollit. Kur shihen nga afër veprimet e muajve të fundit, çdokush mund të shohë se janë zyrtarët grekë, ata që janë në kërkim të dëshpëruar për të dalë nga bllokimi ku gjenden aktualisht.

Këmbëngulja në tensionimin e situatës

Së pari, Greqia është përpjekur me ngulm që të shtojë tensionet me Turqinë. Zyrtarët grekë e dinë shumë mirë se sa më i lartë të jetë tensioni mes 2 vendeve, aq më e lartë është edhe mundësia e ndërhyrjes së vendeve perëndimore në krah të Greqisë.

Ndërsa Turqia deklaron në mënyrë të përsëritur se është e gatshme të diskutojë çdo problem që ekziston midis dy vendeve, zyrtarët grekë refuzojnë me këmbëngulje të negociojnë çdo çështje me Turqinë. Në parim, ata pretendojnë se nuk ka asgjë për të diskutuar me palën turke, dhe në përputhje me rrethanat, ata duan që bashkësia ndërkombëtare të njohë çdo politikë të preferuar nga Greqia.

Pra,edhe pse pala greke është përpjekur t’i paraqesë gjërat ndryshe, Athina refuzon që ta zgjidhë me mjete diplomatike çdo mosmarrëveshje. Grekët nuk ulen kurrë në tryezën e negociatave, dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje për të ndërmarrë hapa konkretë pozitivë për zgjidhjen e problemeve dypalëshe me Turqinë.

Grekët në derën e BE-së

Së dyti, zyrtarët grekë i zhvendosin të gjitha mosmarrëveshjet dypalëshe me Turqinë në platformat e Bashkimit Evropian. Zyrtarët grekë e dinë se institucionet e BE-së, do ta mbështesin automatikisht Greqinë, pa vlerësuar paraprakisht se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim në këto çështje.

Ata shpallën një lloj fitore pas samiti të fundit të Bashkimit Evropian. Sipas Ministrit të Jashtëm Grek Nikos Dendias, vendimet e marra gjatë samitit të fundit të BE-së, janë një tregues i qartë i përfshirjes së drejtpërdrejtë të Brukselit në çështjet rajonale.

Dendias pretendoi se siç shihet edhe nga deklarata përfundimtare e samiti, Bashkimi Evropiani sheh marrëdhëniet turko-greke si marrëdhënie turko-evropiane. Prandaj, BE deklaroi se të gjitha aktivitetet e shpimeve nëndetare nga Turqia në rajon janë të paligjshme, duke marrë kësisoj një qasje krejtësisht pro-greke. Pra,ata njohën projektet dhe pretendimet maksimaliste greke, duke mos i njohur Turqisë asnjë të drejtë.

Së treti, Greqia është përpjekur të ndërtojë një koalicion të madh kundër Turqisë. Ajo ka mobilizuar të gjithë aktorët rajonalë kundër Turqisë dhe i ka ftuar ata të angazhohen bashkë me të në Mesdheun Lindor.

Për këtë arsye, Athina ka përmirësuar marrëdhëniet e saj jo vetëm me disa vende të rajonit si Izraeli dhe Egjipti, por edhe me shumë vende jo-rajonale si Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.

Natyrisht, Turqia nuk qëndron indiferente ndaj këtyre hapave të rrezikshëm që po ndërmerren nga pala greke. Turqia do të vazhdojë të ndjekë një politikë me synime të dyfishta. Ndërsa Turqia preferon përdorimin e mjeteve diplomatike për zgjidhjen e problemeve dypalëshe, dhe i bën thirrje palës greke që të diskutojë të gjitha çështjet dypalëshe në tryezën e negociatave, ajo do të vazhdojë të jetë në terren dhe të investojë në sektorin e sigurisë kundër militarizimit të rajonit. Pra, në asnjë rast Turqia nuk do të lejojë të vendoset para faktit të kryer.

Burimi i lajmit: https://www.dailysabah.com/opinion/columns/greeces-dangerous-playbook-in-eastern-mediterranean

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke
Analizë

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke

10:38 | 16/01/2026
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Rajoni

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek

10:58 | 13/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Next Post
Sulm i përgjakshëm në Afganistan, 22 persona humbin jetën

Sulm i përgjakshëm në Afganistan, 22 persona humbin jetën

Shmangia e pashpresë nga finalja e dialogut

Shmangia e pashpresë nga finalja e dialogut

Koronavirusi, shkon në 400 mijë numri i personave të vaksinuar në Shqipëri

Koronavirusi, shkon në 400 mijë numri i personave të vaksinuar në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com