Nga Lorenzo Vita “Il Giornale”
“Unë nuk do të lejoj kurrë Iranin që të fitojë aftësi bërthamore, për të çuar përpara qëllimine tij për të eleminuar Izraelin”. Komenti i kryeministrit izraelit Benxhamin Netanjahu pas incidentit në termocentralin bërthamor të Natanzit në Iran, duket se është konfirmimi i asaj që dyshohej ditët e fundit:pas shpërthimit që goditi bazën iraniane menjëherë pas fillimit të punës së centrifugave të reja të pasurimit të uraniumit,qëndron dora e Mossad-it, shërbimit sekret izraelit.
Për Teheranin, ky dyshim gati menjëherë u bë një fakt i sigurt. Zyrtarët iranianë folën menjëherë për një sulm terrorist, dhe e drejtuan gishtin ndaj Izraelit, që sipas Republikës Islamike, synon të sabotojë jo vetëm programin atomik të vendit, por edhe negociatat që po zhvillohen ditët e fundit me Uashingtonin për ri-futjen e SHBA-së në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Nga Izraeli nuk do të ketë një konfirmim të qartë mbi këtë çështje. Por ajo që po ndodh tani në shtetin hebre, tregon se është shumë e besueshme që shërbimet sekrete izraelite të qëndrojnë pas shpërthimit në Natanz. Së pari, sepse askush nuk e mohon hapur përfshirjen e Izraelit.
Kjo është gjithashtu edhe një strategji:as konfirmimi dhe as mohimi, nuk janë të barabarta me lejimin e një aureole misterioze që ndihmon në perceptimin e këtij vendi si një fuqi e aftë të godasë kudo. Por krahasuar me vitet e mëparshme, kur gjithçka ndodhte në heshtjen më absolute, dhe ishin kryesisht gazetarët ata që hidhnin sadopak dritë mbi ngjarjen, tani ndërhyn direkt qeveria izraelite.
Me deklaratën e tij të fundit,Netanjahue vërtetoi idenë e një sabotimi të Izraelit. Madje,Ministri i Mbrojtjes Beni Ganc, thotë se do të çelë një hetim mbi zërat që janë shfaqur në media në lidhje me sulmin e pretenduar:“Ne nuk mund të veprojmë në kohën kur e gjithë bota po mërmërit”- deklaroi Ganz për agjencinë e lajmeve EFE, duke i quajtur si të papranueshme “insinuata dhe raportime të tilla nga burime perëndimore”.
Prandaj, ideja nuk është të mohohet përfshirja e Izraelit dhe Mossad-it, por të ndëshkohen ata që kanë dekonspiruar informacionin. Madje, edhe ish-shefi i inteligjencës ka folur hapur për hipotezën e një sabotazhi. Shkalla e dëmit të këtij sulmi nuk është ende e qartë.
Burime të shërbimeve sekrete të cituara nga “The New York Times”, flasin për një dëmtim të tillë që mund të sjellë shtyrjen me të paktën 9 muaj të programit bërthamor iranian. Ndërkohë, Teherani i minimizon dëmet, por nga ana tjetër betohet për hakmarrje.
Edhe kreu i programit bërthamor civil iranian, Ali Akbar Salehi, tha se pasurimi i uraniumit vazhdon me gjithë dëmet që ka pësuar kompleksi bërthamor në Natanz. Megjithatë,është e qartë se goditja ndaj Iranit, të paktën për sa i përket imazhit, është shumë e rëndë.
Nuk është goditur një sit i thjeshtë i programit atomik të Teheranit, por vetë“zemra” e tij. Një “zemër e errët” e pozicionuar në qendër të territorit të Iranit, dhe ku janë drejtuar prej kohësh sytë e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Vetë Ferejdon Abasi Davani, ish-kreu i Organizatës Iraniane të Energjisë Atomike, konfirmoi në televizionin shtetëror se “nga pikëpamja teknike, plani i armikut ishte goxha i mirë”, ndoshta i studiuar për shumë vite. Sipas tij, ka të ngjarë që sulmi kibernetik të jetë vepër e njësisë izraelite që njihet si 8200.
Historia e kompleksit bërthamor të Natanz në vitin 2002, dhe që nga ai moment Izraeli e ka parë gjithmonë me shumë vëmendje dhe frikë atë që po ndodhte atje. Vendi, një sipërfaqe prej rreth 100.000 metra katrorë, ndodhet rreth 10 metra nën tokë, teksa disa nga seksionet ndodhen edhe më thellë.
Në vitin 2004 tavani i kompleksit u mbulua me një shtresë të re betoni të armuar dhe 22 metra tokë. Pra, një bunker i madh anti-atomik, të cilin Irani e ka ndërtuar për të çuar përparuar programin e tij bërthamor, dhe për të mbrojtur veten nga çdo sulm i mundshëm i SHBA-së apo Izraelit.
Që në vitin 2009, një raport i parë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA), vlerësonte se aty punonin mbi 3900 centrifuga. Ajo shifër e alarmoi aq shumë si Izraelin po ashtu dhe Shtetet e Bashkuara, sa që ato organizuan një sulm kibernetik shkatërrues me virusin famëkeq Stuxnet.
Goditja kibernetike ishte vdekjeprurëse:qindra centrifuga dolën jashtë funksionit, teksa Irani u detyrua qëtë blinte centrifuga të reja, gjë që e vonoi për vite me radhë zhvillimin e programit. Marrëveshja e vitit 2015,e detyroi Iranin të ndalonte pasurimin e uraniumit.
Por dalja e SHBA-së prej saj në vitin 2018, i ndryshoi gjërat. Izraeli ka pasur gjithmonë dyshime, ndërsa frika e përdorimit të kompleksit ka alarmuar si Uashingtonim, po ashtu edhe komandot speciale izraelite.
Kjo frikë u pasua nga një incident misterioz. Më 2 korrik 2020, godina u trondit nga një shpërthim i çuditshëm, që shkatërroi një pjesë të jashtme. Autoritetet iraniane janë përpjekur që ta minimizojnë atë ngjarje, por vazhdimi i një serie zjarresh dhe shpërthimesh të çuditshme në sitet që kanë lidhje me programin bërthamor iranian, flet për një zinxhir shqetësues sabotimesh.
Në fillim, qeveria iraniane e pati të vështirë ta pranonte se ishte goditur nga forcat e jashtme. Kjo gjë ishte e barabartë me pranimin e një problemi. Por numri i ngjarjeve të tilla, i kombinuar me negociatat e fshehta mbi programin bërthamor, la pak vend për dyshime.
I tillë ishte edhe rasti me sulmin e fundit kundër Natanz.Përballja midis Iranit dhe Izraelit, duket si një përshkallëzim i vërtetë pa kurrfarë pengese. Që nga vera e vitit 2020, përmes zjarreve, shpërthimeve dhe vrasjeve, tensioni midis dy vendeve i ka tejkaluar nivelet e paralajmërimit.
Javët e fundit, përshkallëzimi i tensionit midis Iranit dhe Izraelit,është vërejtur sidomos në det me një seri incidentesh. Gjatë viteve të fundit,Izraeli ka goditur në mënyrë të përsëritur anijet tregtare iraniane që drejtoheshin për në Siri. Ndërsa muajin e fundit, vetëm disa ditë para sulmit mbi Natanz, komandot izraelite goditën TM Saviz, një anije e flotës ushtarake që Irani e përdorte për operacionet e tij në Jemen dhe në Detin e Kuq.
Ky tension po rritet në një kohë qëSHBA po përpiqet të ri-hyjë në marrëveshjen e programit bërthamor, pas daljes prej saj nga Donald Trump. Negociatat nuk janë aspak të thjeshta:Irani duket i dobësuar nga sanksionet dhe pandemia e koronavirusit, por lëvizjet amerikane gjatë viteve vitet e fundit kanë ngritur një mur të vërtetë midis Teheranit dhe Uashingtonit.
Gjithsesi, për momentin Teherani nuk duket i gatshëm të prishë marrëveshjen. Me nënshkrimin e partneritetit strategjik me Kinën, Republika Islamike mori pak frymë me financat e saj, por edhe nga kërkesa për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.
Pas sulmit në Natanz të gjithë presin hakmarrje, por ai duket se nuk ka gjasa të jetë një
sulm që do ta nxiste SHBA-më të tërhiqej nga negociatat. Dhe fakti që Shtetet e Bashkuara kanë mohuar çdo përfshirje, duket të jetë një shenjë e mëtejshme e acarimit të Shtëpisë së Bardhë me atë që po ndodh në Lindjen e Mesme.
burimi: https://it.insideover.com/guerra/natanz-iran-israele-sabotaggi.html?utm_source=ilGiornale&utm_medium=article&utm_campaign=article_redirect
Përshtatur për Tirana Today