Antoine de Saint-Exupéry lindi 120 vjet më parë. Ne po e festojmë këtë përvjetor duke reflektuar mbi5 leksionet e jetës të lëna nga “Princi i Vogël”. Libri më i famshëm i Antoine de Saint-Exupery, botuar për herë të parë më 6 prill 1943, tregon historinë e takimit mes një piloti, qëu rrëzua me avionin e tij në shkretëtirën e Saharasë, dhe një fëmije – i njohur nga lexuesit si Princi i vogël – i aftë për të magjepsur të rinj dhe të moshuar, duke na dhënë mësime shumë të vlefshme për jetën reale, nga të cilat mund të frymëzohemi që të gjithë.
Duhet të ri-zbulojmë krijimtarinë tipike të fëmijërisë
Libri “Princi i Vogël” hapet me historinë e vizatimit të parë të bërë nga rrëfimtari. Një gjarpër boa që gllabëron një elefant; që u ngatërrua në mënyrë cinike me kapelën një të rrituri. I vetmi që do të kuptojë pas shumë vitesh kuptimin e vizatimit do të jetë “Princi i Vogël”. Shkenca pohon se krijimtaria dhe imagjinata janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut, pasi e zvogëlojnë dukshëm stresin e jetës së përditshme.
Vlerësoni kënaqësitë e vogla në jetë, siç bën edhe Princi i Vogël
Biznesmeni me të cilin u takua Princi i Vogël,është i bindur se zotëron edhe yjet lart në qiell, pa ditur që të vlerësojë bukurinë, çka është emblema e atyre që nuk dinë të shfrytëzojnë gjërat e vogla, të shijojnë kënaqësitë e përditshme,apo të qeshin edhe me gjërat më të vogla. Në fakt, një studim i kohëve të fundit nga Universiteti Loma Linda në SHBA, ka treguar se njerëzit që qeshin më shumë kanë një memorie afatshkurtër më të mirë sesa të tjerët.
Çelësi i lumturisë është gjetja e kohës për t’u marrë me veten
Në planetin e pestë, Princi i Vogël, takon një person që ka për detyrë të ndezë dhe të fikë çdo minutë një llambë, duke mos pasur kësisoj kohë për të fjetur apo për të pushuar. Në vend të kësaj, ju duhet t’i kushtoni kohë vetes, të njihni më mirë veten, dhe të vlerësoni çdo moment që kaloni. Sipas shkencës, lumturia bazohet tek një trup i relaksuar dhe i qetë.
Duhet të kemi guximin të zbulojmë gjëra të reja
Me gjithë njohuritë e gjera të treguara në librat e tij, gjeografi i planetit të gjashtë, nuk kishte guxuar asnjëherë të dilte dhe të eksploronte tokat për të cilat kishte shkruar. Por për të qenë të lumtur ju duhet të guxoni, të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe të përballeni me sfidat e përditshme, në mënyrë që të mësoni se si të përballoni më mirë ankthet tuaja.
Zgjedhjet më të mira, janë ato që bëhen me zemër
Princi i Vogël do një trëndafil në planetin e tij, që në pamje të parë është një trëndafil si çdo tjetër. Dhelpra do ta bëjë atë të kuptojë se trëndafili i tij është unik, pasi ai e ka zgjedhur vetë atë, dhe po kujdeset për të me të gjithë qenien e tij. Një studim i botuar në vitin 2012, tregon se vendimet intuitive janë shpesh më të mira se sa ato që janë të arsyetuara
burimi: https://libreriamo.it/libri/lezioni-vita-tratte-da-il-piçolo-principe
Përshtatur për Tirana Today