Video / Momenti kur arbitri i merr autograf Haalandit pas ndeshjes

Jo vetëm fansat, tanimë edhe gjyqtarët e adhurojnë Haalandin.

Pas humbjes së Borussia Dortmundit me rezultatin 2-1 kundër Manchester City-t në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njëri prej gjyqtarëve anësor, rus, e ndoqi norvegjezin e verdhezinjve, Haalandin deri në tunelin e stadiumit.

Me flamur nën sqetull, anësori rus e bindi yllin norvegjez t’i japë një autograf në një karton të cilin e nxori nga xhepi.