Infeksioni urinar nuk është vetëm i dhembshëm por edhe i sikletshëm. Nevoja për të qenë sa më shpesh në tualet krijon pasojat e veta. Por a ka rrugë natyrale për të zgjidhur këtë problem. Mjekët japin version natyral për të përgatitur antibiotikun natyral kundër infeksioneve të traktit urinar.
Përbërësit: 200 ml vaj ulliri, 250 g mjaltë, 250 g limon, 250 g rrënjë majdanozi.
Udhëzimi: Rrënjët e majdanozit dhe limonin me lëvore duhet ta prisni imët, pastaj të gjithë përbërësit, duke përfshirë mjaltin dhe vajin e ullirit, përzieni në blender. Do të përftoni masë të qulltë, të cilën duhet ta ruani në ambalazh qelqi në frigorifer.
Kujdes: Do të jetë mirë që me mjaltë të furnizoheni nga bletarët e verifikuar, gjithsesi limoni duhet të jetë i paspërkatur. Nëse limonin e blini në dyqan, lëreni të qëndrojë në ujë të ftohtë në të cilin do të shtoni pak sodë bikarbonati. Pastaj lajeni mirë. Rrënjët e majdanozit gjithashtu duhet t’i lani mirë.
Këshillë tjetër: Pini çaj majdanozi. Majdanozi ndikon si diuretik. Përveçse kjo pije është edhe freskuese, do të përshpejtojë procesin e shërimit.
Si përgatitet: Merrni një lugë rrënjë majdanozi dhe qitni në 2,5 dl ujë. Ziejeni 5 – 6 minuta, dhe pastaj mbulojeni me kapak, lëreni të ftohet dhe, pasi të ftohet, kullojeni. Pihet 3 herë nga 1 filxhan.
Përveç pastrimit të rrugëve urinare majdanozi është njëkohësisht edhe mjet i shkëlqyeshëm kundër ënjtjeve të këmbëve dhe i dobishëm për humbje peshe.