Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ja pse Evropa dështoi me shpërndarjen e shpejtë të vaksinave

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Nis shpërndarja e vaksinave drejt 27 vendeve të BE (VIDEO)

Nga Daniel Gros “Project Syndicate”

 

Kur është fjala për vaksinimet kundër Covid-19, Evropa po mbetet shumë prapa vendeve të tjera. Deri më tani, më pak se 15 për qind e popullsisë së Bashkimit Evropian ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, krahasuar me 31 për qind në Shtetet e Bashkuara dhe 45 për qind në Britaninë e Madhe.

Dështimi i BE-së është aq i madh, saqë Organizata Botërore e Shëndetit, që spikat për sjelljen e saj të qetë, u ndie e detyruar kohët e fundit që ta përsëriste qartë:shpërndarja e ngadaltë e vaksinave do ta zgjasë pandeminë, duke sjellë kosto të mëdha njerëzore dhe ekonomike.

Në marsin e vitit të shkuar, Bashkimi Evropian dukej se ishte në rrugën e duhur. Në atë kohë u ra dakord që të ishte Komisioni Evropian, ai që do të negocionte marrëveshjet e blerjes paraprake të disa vaksinave kandidate në emër të vendeve anëtare.

Në këtë mënyrë, kur një vaksinë kandidate të rezultonte e sigurt dhe efektive, në dispozicion të evropianëve do të viheshin mjaftueshëm doza. Në fund të vitit të kaluar, KE me krenari njoftoi se kishte lidhur kontrata për mbi 2 miliardë doza vaksinash, më shumë se sa do të nevojiteshin për popullsinë totale të BE-së prej 440 milionë banorësh.

Kur dozat të mbërrinin ato do të shpërndaheshin bazuar në numrin e popullsisë, duke shmangur kështu tensionet e dukshme, si ato që u shfaqën në muajt e parë të pandemisë, kur nxitimi për të kërkuar furnizimet e kufizuara të pajisjeve mbrojtëse personale, vuri përballë kundër njëri-tjetrit shtetet anëtare.

Me porositjen e një portofoli të madh dhe të larmishëm dozash të vaksinave, dhe një plan të qartë shpërndarjeje, BE dukej se e kishte dëshmuar vlerën dhe efikasitetin e saj. Por rezultoi që kontratat të ishin lidhur shumë vonë, dhe nuk ishin të detyrueshme për kompanitë farmaceutike.

Siç ndodh shpesh me BE-në, në vendimmarrje ishin përfshirë shumë aktorë, prandaj ishte praktikisht e pamundur të përcaktohej kush ishte përgjegjës për çfarë. Komisioni Evropian zhvilloi negociatat me prodhuesit e vaksinave, por nën kontrollin e një komiteti me përfaqësues nga vendet anëtare, duke rikrijuar kësisoj probleme me koordinimin, që

supozohej se duhej të ishin shmangur përmes blerjes së centralizuar.

Për më tepër, negociatorët e BE-së humbën një kohë shumë të çmuar, duke i rezistuar kërkesës logjike të kompanive farmaceutike, se nuk mund të mbanin përgjegjësi për ndonjë problem që mund të lindte nga vaksinat e reja të cilat ishin duke u zhvilluar, testuar dhe aprovuar përmes një kronologjie të përshpejtuar në mënyrë dramatike.

Çdo ditë që BE-ja refuzoi qëta pranonte këtë kusht, ishte një ditë tjetër kur kompanitë

nuk po angazhoheshin për të arritur kapacitetin e kërkuar të prodhimit. Një mospërputhje e madhe i përshkoi ato negociata. Në njërën anë, zhvillimi dhe prodhimi i vaksinave iu la plotësisht në dorë aktorëve privatë. Nga ana tjetër, BE-ja nuk bëri asnjë përpjekje për të përdorur stimuj ekonomikë me synim përshpejtimin e prodhimit.

BE nuk u kujdes që afatet kohore të dorëzimit të vaksinave të ishin ligjërisht të detyrueshme në kontratat që nënshkroi me zhvilluesit e vaksinave. Pretendimet e Komisionit Evropian për miliarda doza i referohen vetëm vitit 2021, edhe pse ndonjëherë përmendej si afat fundor viti 2022.

Kontratat e BE-së me prodhuesit e vaksinave, përfshijnë afatet e “vlerësuara” të shpërndarjes së vaksinave për 3-mujorë të ndryshëm të vitit 2020. Por kompanitë nuk përballen me ndëshkime nëse nuk i përmbahen atyre.

Për shembull, AstraZeneca ka rënë dakord vetëm të bëjë “përpjekjet e saj më të mira” për

të furnizuar vendet e BE-së me dozat e vaksinës së saj, dhe kontrata e saj me BE-në përfshin shumë pak informacion në lidhje me veprimin korrigjues që mund të ndërmerret në rast se ka vonesa.

Dhe kjo nuk është për t’u habitur. Sa përpjekje mund të priten nga një kompani e cila ka premtuar të mos “përfitojë” nga prodhimi i vaksinës?Por edhe për kompanitë që supozohet të kenë një fitim, nuk ka asnjë gjobë për shkeljen e afateve. Sipas kontratës, ato thjesht duhet që të shpjegojnë arsyet e vonesës, dhe të paraqesin një kalendar të rishikuar se kur do t’i dorëzojnë dozat e premtuara.

Pra, të ardhurat nuk do të ndryshojnë pavarësisht kur dorëzohen vaksinat. Por kostot do

të ndryshonin. Ekonomistët që studiojnë investimet, supozojnë zakonisht se kostot e rritjes

së prodhimit, rriten më shumë sesa në mënyrë proporcionale. Kjo është arsyeja pse kompanitë e rrisin zakonisht në mënyrë graduale kapacitetin e prodhimit.

Sa më elastike të jenë afatet e dorëzimit të tyre, aq më i ngadaltë do të jetë ky proces. Në

një pandemi që ka vrarë më shumë se 600.000 evropianë, dhe që po imponon bllokime shkatërruese në aspektin ekonomik, kjo gjë ka pasoja të tmerrshme.

E megjithatë, kur bëhet fjalë për prodhimin e vaksinave, BE mund të jetë afërsisht në të njëjtin nivel me SHBA-në. Dallimi është se SHBA-ja, që deri tani ka shpërndarë afërsisht 153 milion doza, nuk ka eksportuar asnjë sasi nga prodhimet e saj. Në të kundërt, BE ka administruar 75 milion doza dhe ka eksportuar 77 milionë të tjera.

Fushata e shpejtë e vaksinimit në Izrael, u bë e mundur nga mbi 10 milion doza vaksinash të marra nga prodhuesit e BE-së. Rreth gjysma e 36 milion dozave të administruara në Britani-vend që gjithashtu nuk ka eksportuar asnjë dozë të vetme – erdhi pikërisht nga vaksinat e prodhuara në BE.

Edhe SHBA ka importuar doza të mëdha vaksinash nga Belgjika dhe Holanda. Kjo nuk do

të thotë se BE duhet të ndjekë shembullin e SHBA-së dhe Britanisë,duke ndaluar eksportet e vaksinave. Tani për tani, Komisioni Evropian ka bërë thirrje për një Mekanizëm Transparence dhe Autorizimi, për të pasur më shumë reciprocitet në këtë proces.

Është më se e qartë se Evropa ka ende një bazë të fortë për kërkime shkencore novatore, dhe aftësinë për të prodhuar me shpejtësi dhe në sasi të mëdha produkte të reja mjekësore të teknologjisë së lartë. Por struktura e BE-së nuk është e përshtatshme për një veprim të shkathët, dhe mekanizmat e saj tepër të komplikuara të vendimmarrjes janë një pengesë sa i përket përgjegjësisë. Për sa kohë që kjo mbetet e vërtetë, krizat do të vazhdojnë që ta sfilitin Evropën.

Shënim:Daniel Gros, është anëtar i bordit dhe bashkëpunëtor në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane.

burimi: https://www.project-syndicate.org/commentary/eu-covid19-vaccination-failure-by-daniel-gros-2021-04

Përshtatur për Tirana Today

 

Tags: beEuropavaksinat

TË LIDHURA

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur
Bota

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë
Bota

Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë

22:11 | 31/05/2025
Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës
Bota

Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës

21:42 | 31/05/2025
Next Post
Shënoi dy gola, Berisha në formacionin më të mirë të javës në Rusi

Shënoi dy gola, Berisha në formacionin më të mirë të javës në Rusi

Dieta e shëndetshme, parandalim ndaj kancerit

Dieta e shëndetshme, parandalim ndaj kancerit

Ish-ministri i Drejtësisë jep alarmin: Mbyllet përfundimisht Gjykata e Lartë

Vendimi i “Becchetti”-t dhe pasojat e tij juridike për Shqipërinë

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com