Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kush është Vjosa Osmani, Presidentja e re e Kosovës?

5 vjet ago
in Kryesore, Rajoni
Shkëmbimi i territoreve, Osmani: Ide e tmerrshme dhe aventurë e rrezikshme

Vjosa Osmani (Sadriu) u zgjodh të dielën Presidentja e Kosovës, në raundin e tretë të votimeve. Ajo është e dyta grua që mban postin e Kreut të Shtetit, pas Atifete Jahjagës, si dhe e gjashta në radhën e të zgjedhurve në këtë post. Karriera politike e Osmanit ka filluar në vitin 2006 ku ka qënë Shefja e Shtabit dhe këshilltare e Presidentit të atëhershëm Fatmir Sejdiu. Osmani ka qënë deputete në katër mandarte në Kosovë, ndërkohë që në votimet e 14 Shkurtit u bë deputetja e Kosovës më e votuar në të gjithë historinë e zgjedhjeve parlamentare, si dhe politikania e dytë më e votuar në Kosovë.

Në vitin 2020 Osmani mori postin e Kryetares së Kuvendit, duke u bërë gruaja e parë në këtë post, ndërkohë që po atë vit ajo u bë edhe Presidentja e Kosovës në Detyrë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Karriera arsimore;        

Vjosa Osmani Sadriu u lind më 17 maj 1982 në Mitrovicë. Shkollimin fillor dhe të mesëm ajo e kreu në vendilindjen e saj, në Mitrovicë e më pas Fakultetin e Drejtësisë e përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Studimet Master dhe studimet e Doktoraturës i ka të mbaruara në Universitetin e Pittsburghut në Pensilvani, ShBA.

Që nga viti 2006 ka ligjëruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa si profesor vizitor ka ligjëruar edhe në Universitetin e Pittsburghut në ShBA. Për disa vite ka ligjëruar edhe në RIT – Kosovo (AUK), Kolegjin AAB – Riinvest si dhe ka mbajtur ligjërata tematike në universitete të tjera në Evropë e në ShBA. Nga Universiteti i Pitsburgut është nderuar me çmimin “Sheth International Aëard”.

Është anëtare e Bordit të Rrjetit Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe anëtare në Komisionin Drejtues të Deputetëve të rinj të Bankës Botërore dhe FMN-së.

Karriera politike;

Gjatë viteve 2006-2010, Vjosa Osmani ka shërbyer si Shefe e Stafit të presidentit Sejdiu dhe Këshilltare e Lartë për çështje Ligjore dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ajo ka përfaqësuar Presidentin në Komisionin për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ka qenë anëtare e ekipit përfaqësues të Republikës së Kosovës në rastin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ajo është zgjedhur deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës në katër mandate. Në mandatet e kaluara ajo ka udhëhequr Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Komisionin për Integrime Evropiane dhe ka qenë Nënkryetare e Komisionit për Reformë Kushtetuese. Më 3 shkurt 2020, Vjosa Osmani u zgjodh kryetarja e parë grua e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më 5 nëntor 2020, ajo mori detyrën e u.d. si Presidente e Republikës së Kosovës.

 

Në vitin 2019, ajo ishte kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, por humbi zgjedhjet e kryeministër u bë Albin Kurti, si fitues i tyre. Më pas, ish drejtuesi i LDK-së preferoi Abdulla Hoin në vend të promovimit të Osmanit, duke sjellë kështu një përçarje përfundimtare mes asaj dhe LDK-së. Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 ajo ishte e para në Listën e përbashkët me VV-në e Albin Kurtit, duke shënuar edhe politikanen më të votuar në Kosovë.

Vjosa Osmani është e martuar dhe ka dy vajza binjake. Ajo flet gjuhën angleze, turke, serbo-kroate dhe komunikon në spanjisht.

 

Tags: kosovapresidente e kosovesVjosa Osmani

TË LIDHURA

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Aktualitet

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi
Aktualitet

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

20:39 | 26/01/2026
Next Post
Shkodër, ekzekutohet me kallashnikov Bardhok Pllanaj “kumbari”

Shkodër, ekzekutohet me kallashnikov Bardhok Pllanaj "kumbari"

Eksploziv në Lushnje gjatë natës, dëmet vetëm materiale

Eksploziv në Lushnje gjatë natës, dëmet vetëm materiale

Viktima e Shkodrës, Gjykata i pati sekuestruar pallatin 2-milionë euro

Viktima e Shkodrës, Gjykata i pati sekuestruar pallatin 2-milionë euro







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com