Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pasojat mjedisore të Aeroportit të Vlorës dhe rreziku i sigurisë së fluturimeve

5 vjet ago
in Aktualitet
Pasojat mjedisore të Aeroportit të Vlorës dhe rreziku i sigurisë së fluturimeve

Flet Aleksandër Trajçe, Drejtor Ekzekutiv i PPNEA për revistën Monitor

Aeroporti i Vlorës nuk është pritur mirë nga ambientalistët, të cilët e konsiderojnë atë një projekt shkatërrues për biodiversitetin në këtë zonë.

Aleksandër Trajçe, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, tha se përveç pasojave të rënda mjedisore, ajo që duhet të shihet me kujdes është rreziku i cili i kanoset edhe sigurisë së fluturimit të avionëve. Ky rajon, sipas Trajçes, është korridor për zogjtë shtegtues dhe mund të përbëjë rrezik për përplasje.

 

Qeveria ka vendosur të çojë para Aeroportin e Vlorës, duke shpallur fituese një kompani pas mbylljes së garës. Cili është rreziku mjedisor që sjell ky projekt për zonën e Akërnisë dhe pse?

Ndërtimi i aeroportit në brendësi të zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë është një shkelje e hapur e ligjit për Zonat e Mbrojtura dhe shkelje e qëllimit të shpalljes së zonës së mbrojtur. Një zonë e mbrojtur shpallet si e tillë pikërisht që aty të mos ndërtohen vepra të tilla si aeroporte, uzina, fabrika, resorte dhe investime të tjera me natyrë intensive, të cilat shkatërrojnë natyrën dhe vlerat unike të biodiversitetit që ka një zonë e tillë.

Ndërtimi i aeroportit në brendësi të zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë do të kishte pasoja shkatërrimtare për biodiversitetin e zonës dhe sidomos për shpendët folezues dhe migratorë, të cilët janë me mijëra në zonë. Për më tepër, prania e mijëra flamingove, pelikanëve, çafkave dhe shpendësh të tjerë të mëdhenj e rrit thellësisht rrezikun e përplasjes së tyre me avionët, gjë që përbën rrezik serioz dhe për sigurinë e njerëzve.

I gjithë biodiversiteti i zonës do të ndikohet thellësisht, si dhe mjediset abiotike si toka dhe ujërat. Në veçanti, shpendët si grup do të ndikohen më shumë, qoftë në aspektin e ndërprerjes së korridorit më të rëndësishëm të migrimit që ka Shqipëria (dhe i gjithë rajoni më gjerë) ashtu si edhe në ndarjen e dy ekosistemeve më të rëndësishme për shpendët që ka Shqipëria bregdetare, përkatësisht Laguna e Karavastasë dhe Laguna e Nartës.

Rreziku nga përplasjet fizike të shpendëve me avionët në këtë lokacion do të jetë më i lartë se ç’mund të jetë në shumë zona të tjera që ndodhen më larg lagunave dhe korridoreve të migrimit. Pelikani kaçurrel dhe flamingot që popullojnë të dy lagunat, kanë madhësi trupore të konsiderueshme dhe përplasja me avionët mund të sjellë rrezik shumë të madh dhe për sigurinë e njerëzve. Për më tepër, as 100 metra nga zona e planifikuar për aeroport ndodhet një koloni e riprodhimit të sqepbizës, një shpend i cili folezon aty dhe për të cilin Narta ka një rëndësi ndërkombëtare. Kjo koloni do të jetë e para që do të zhduket në momentin e fillimit të punimeve në afërsi të tyre.

 

Në dijeninë tuaj, a është bërë një studim mbi efektet mjedisore në zonë dhe në raportin e përfitimit ekonomik që sjell një investim i tillë dhe ai mjedisor, cili duhet të prevalojë sipas jush?

Në dijeninë tonë nuk ka një studim specifik mbi efektet mjedisore në zonë. Nëse do të kishte një studim të tillë, të realizuar nga ekspertë profesionistë dhe të pakorruptueshëm, atëherë ai lokacion nuk do të përzgjidhej KURRË për ndërtimin e një aeroporti. Ka vetëm një studim fizibiliteti, i cili është shumë i çalë dhe i cili nuk trajton në mënyrë të saktë aspektet e impakteve mjedisore të projektit.

Për më tepër, studimi i fizibilitetit e merr të mirëqenë lokacionin e aeroportit, ndërkohë që lokacioni duhet të dalë si rezultat i studimit dhe jo të përcaktohet që në fillim. Që në këtë moment, studimi i fizibilitetit duket që është bërë qartazi për të shërbyer planin për ndërtimin e aeroportit në këtë lokacion dhe jo për të gjetur një lokacion, i cili do të vendosë balanca të drejta midis zhvillimit/përfitimit ekonomik dhe ruajtjes së natyrës dhe përfitimeve mjedisore.

Qartazi që në zonat e mbrojtura duhet të mbizotërojë ruajtja e natyrës dhe jo të prioritizohen modele intensive të zhvillimit ekonomik. Vjosë-Narta është një zonë e mbrojtur që në vitin 2004 dhe si e tillë duhet të orientohet drejt ruajtjes së vlerave natyrore dhe biodiversitetit dhe jo drejt zhvillimeve intensive ekonomike. Modelet e ekonomisë së qëndrueshme si eko-turizmi, agro-turizmi apo turizmi i natyrës në përgjithësi janë prevalente në zona të mbrojtura.

Tags: Aeroporti i Vlorësrevista monitorRreziqet

TË LIDHURA

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë
Aktualitet

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Vlora pa ujë, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri
Aktualitet

Vlora pa ujë, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

17:22 | 29/12/2025
Vlora 4 ditë pa ujë/ Kreu i AKUK te protestuesit: Furnizimi nis sonte në mesnatë
Aktualitet

Vlora 4 ditë pa ujë/ Kreu i AKUK te protestuesit: Furnizimi nis sonte në mesnatë

17:11 | 29/12/2025
Next Post
12 ushqime që nxisin trurin dhe kujtesën

12 ushqime që nxisin trurin dhe kujtesën

Ëndrra Champions, Liverpool arrin marrëveshjen me këtë superlojtar

Klopp: Më pëlqeu si u mbrojtëm ndaj Arsenalit, zona Champions mision i vështirë

Një vaksin* antikorrupsion?







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë
Aktualitet

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

by mirseda
22:03 | 29/12/2025
0

Policia Lokale e Castell d’Aro, Platja d’Aro dhe s’Agaró ka arrestuar të hënën, me datë 22 dhjetor,...

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

21:17 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
PD kërkoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Kuvendi refuzon, pret vendimin e Kushtetueses

PD kërkoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Kuvendi refuzon, pret vendimin e Kushtetueses

20:25 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com