Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të marrë nga gjykata ndërkombëtare për çështjen ‘Beccheti’, pas të cilës vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit.
Rama e konsideron të padrejtë këtë vendim, teksa biznesmenin Francesco Bechetti e quan një individ që kërkohet nga drejtësia shqiptare.
Ndër të tjera, Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha, pasi e akuzuan për këtë venidm që do iu kushtojë shtrenjtë shqiptarëve.
”Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!
Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!’’, shkruan Rama në rrjetin social, Twitter.
Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!
— Edi Rama (@ediramaal) April 2, 2021