Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Goditja e Erdoganit kundër grave dhe komunitetit LGBTI

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Goditja e Erdoganit kundër grave dhe komunitetit LGBTI

Pasi presidenti turk Erdogan u largua nga Konventa e Stambollit, vjen tani një shpjegim nga pallati presidencial: me këtë hap Turqia do të parandalojë “që homoseksualiteti të konsiderohet si diçka normale”.

Tërheqja e Turqisë nga Konventa e Stambollit erdhi papritur dhe u kritikua ashpër në mbarë botën. Marrëveshja e vitit 2011 synon të luftojë dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje përmes normave detyruese ligjore. Pallati presidencial turk në një deklaratë shpjegoi arsyet për braktisjen e beftë të konventës: marrëveshja ishte detyruar nga një grup njerëzish “që nuk duan që homoseksualiteti të konsiderohet si diçka normale”. Homoseksualiteti është cënim i vlerave shoqërore dhe familjare të Turqisë, e argumentoi këtë hap drejtori i komunikimit të pallatit presidencial Fahrettin Altun.

Po ndjekim shembullin e vendeve të tjera, thuhet në deklaratë. “Gjashtë anëtarë të Bashkimit Evropian (Bullgaria, Hungaria, Republika Çeke, Letonia, Lituania dhe Sllovakia) nuk e kanë ratifikuar konventën. Polonia madje ka ndërmarrë hapa për të dalë nga konventa, sepse Konventa e Stambollit është një përpjekje e komunitetit LGBT, për t’u imponuar idetë e tij gjinore të gjithë shoqërisë.”

Biden: Jam thellësisht i zhgënjyer

Pasi presidenti turk Erdogan njoftoi tërheqjen me dekret nga Konventa e Stambollit – ky hap u kritikua ashpër në të gjithë botën. Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell u shpreh se Turqia po i dërgon një mesazh të rrezikshëm botës.

Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen tha se konventa u ofron grave një kornizë të rëndësishme ligjore për t’i mbrojtur ato nga dhuna. “Unë jam thellësisht i zhgënjyer”, u shpreh presidenti i SHBA Joe Biden.

Në Turqi shumë organizata për të drejtat e grave u shprehën se vendimi i Erdoganit ështe “i pavlefshëm” dhe “i paligjshëm”. Kryetarja e Federatës së Shoqatave të Grave në Turqi, Canan Güllü, i tha DW se grave u është hequr e drejta për jetë dhe e drejta për një mjedis pa dhunë.

Përveç kësaj juristët turq kritikuan për faktin, se është e vështirë të tërhiqesh nga marrëveshjet ndërkombëtare – në mënyrë unilaterale, si në rastin e Erdoganit, është jashtëzakonisht e pazakontë.

Serap Yazici profesore e së drejtës kushtetuese thotë se në fakt ekzistojnë rregulla të qarta, nëse dëshiron të dalësh nga një marrëveshje ndërkombëtare. Është e domosdoshme, që parlamenti turk së pari ta përgatisë përmes një ligji daljen nga Konventa e Stambollit. Atëherë hyn në fuqi një ligj, që do t’i lejonte ekzekutivit t’i japë fund një marrëveshjeje ndërkombëtare. Gjithashtu gratë mund të paraqesin padi individuale për të zhbërë daljen nga konventa, shpjegon Yazici. “Të gjitha gratë mund të japin kontributin e tyre. Unë i ftoj të gjitha gratë të paraqesin një procedurë anulimi”.

Organizata e të drejtave të gruas dorëzon padi

Padia e parë konkrete kundër largimit erdhi nga Shoqata për Gratë dhe Fëmijët, që e cilësoi hapin e presidentit turk si të pavlefshëm. Në procedurën e anulimit, që u dërgua në Këshillin Shtetëror, thuhet se “Turqia ka nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare, që ka hyrë në fuqi dhe si rezultat nuk mund të kthehet me një vendim presidencial”.

Fakti që presidenti turk del nga marrëveshja për mbrojtjen e grave ka hasur në moskuptim në një pjesë të madhe të opinionit publik turk, sepse në Turqi ndodhin rregullisht vrasje mizore të grave. Sipas shifrave të organizatës “Ne do të ndalojmë vrasjen e grave” vitin e kaluar janë regjistruar 300 vrasje të grave. Përveç kësaj 171 vdekje u klasifikuan si “të dyshimta”, ndër ta edhe gjoja vetëvrasje.

Konventa e Stambollit: E paefektshme edhe para largimit

Largimi nga Konventa e Stambollit është një tjetër goditje për aktivistët e të drejtave të grave. Shumë gra turke e shihnin marrëveshjen si shpresën e tyre të fundit. Sepse shtetet nënshkruese janë zotuar të krijojnë kornizën për të luftuar dhunën ndaj grave. Turqia e ratifikoi konventën pesë vjet më parë duke e përfshirë atë si ligj për parandalimin e dhunën ndaj grave dhe mbrojtjen e familjes. Por kritikët thonë se në praktikë normat ligjore të Konventës së Stambollit nuk zbatohen në Turqi. Prandaj edhe para largimit së saj Konventa e Stambollit nuk ka qenë në gjendje të parandalonte dhunën kundër grave. /DW/

Tags: erdoganLGBTITurqia

TË LIDHURA

Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata
Bota

Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

09:43 | 07/03/2026
Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

22:46 | 06/03/2026
SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan
Bota

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Next Post
Video/ Shqipëri – Angli retro, supergoli i Demollarit dhe ndeshja e 2001-shit

Video/ Shqipëri – Angli retro, supergoli i Demollarit dhe ndeshja e 2001-shit

Ava Max rrëfen se edhe pse u lind në Amerikë, e vogël fliste vetëm shqip

Ava Max rrëfen se edhe pse u lind në Amerikë, e vogël fliste vetëm shqip

Speciale Europa League/ ‘Djajtë në luftë, Roma, Arsenali e Totenhemi janë gati

Del formacioni i Anglisë, Pope në portë, Kane në majë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata
Bota

Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

by mirseda
09:43 | 07/03/2026
0

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, përmes një videomesazhi në televizionin shtetëror, theksoi se vendi i tij nuk...

SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

09:08 | 07/03/2026
RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,

08:12 | 07/03/2026
Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

22:46 | 06/03/2026
SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com