Elbasani është bërë pika e rradhes e fushatës së Lulzim Bashës. Në një takim me të rinjtë e Elbasanit Basha e ka vënë theksin tek rruga Tiranë – Elbasan dhe tek studentët:
“Të gjithë thonin se nuk do ta ndërtonim kurrë tunelin. Por ja që e bëmë atë rrugë!”
“Do të ndërtojmë në Elbasan një kampus studentor që do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri”
“Ju do të keni të gjitha mundësinë që jo vetëm të trajnoheni në fushat që dëshironi por dhe të punësoheni në një ekonomi që do të zgjoht nga gjumi letargjik.”
Teksa takimi ishteorganizuar në formë pikniku, Basha përmendi zgarën në batutë e sipër dhe e quajti Ramën ‘kërpudhë helmuese’ “që nuk na duhet.”