Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Si të përballemi me vështirësitë, mësimi i Martin Luter King

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Si të përballemi me vështirësitë, mësimi i Martin Luter King

“Ju nuk keni nevojë që të shihni të gjithë shkallën. Mjafton të guxoni të hidhni hapin e parë”. Kështu u shpreh në një rast aktivisti amerikan për të drejtat e njeriut, Martin Luter King, i vrarë më 4 prill 1968. Kjo frazë është marrë nga një prej fjalimeve të tij të shumta, që janë në fakt himne mbi drejtësinë, paqen dhe barazinë sociale.

King ishte para së gjithash një pastor protestant, dhe interpretimi i parë i citatit mund të gjurmohet tek kjo thirrje:tek rëndësia e të pasurit besim, në të gjitha kuptimet e mundshme. Vetëm nëse besojmë në diçka, vetëm nëse ushqejmë shpresë tek mundësia e ndryshimit, do të jemi në gjendje të nisim një rrugëtim, pasi si rruga ashtu edhe qëllimi janë të panjohura.

Çdo fillim i ri na frikëson, pasi ai sjell me vete dyshime dhe pikëpyetje. Por nëse kemi guximin të besojmë në rrugën që po nisim, herët a vonë do ta kuptojmë se çdo fillim i ri sjell me vete edhe gjëra të mahnitshme

Guximi i hapit të parë

Secili prej nesh ka projekte, ambicie, dëshira. Por askush nuk e di se ku mund të na çojë jeta. Sigurisht përkushtimi dhe pasioni mund të na ndihmojnë gjatë rrugës, por thelbësor është guximi për të hedhur hapin e parë, forca për të lënë pas frikën dhe hyrë hyrë në një territor të panjohur.

Së pari, ne duhet të besojmë në aftësinë tonë për ta përballuar jetën, për të ecur përpara duke hedhur nga një hap, pa e lënë kurrë veten të mbetemi pas për shkak të shqetësimit të kohës që do të kërkojë, nga vështirësia e synimit që i kemi vendosur vetes, dhe nga sasia e energjisë do të na duhet për të ecur përpara.

Pastaj,duhet që ta përqendrojmë vëmendjen tek veprimet e vogla, në mënyrë që të mos ndihemi kurrë të mbingarkuar, madje edhe nga dështimet me të cilat do të duhet të përballemi në mënyrë të pashmangshme.

Dështoni më mirë

Një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, amerikani Tom Robins, thotë se truku qëndron tek mbikëqyrja e topit edhe kur nuk mund ta shohësh atë. Është një lojë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të veprojmë ashtu siç veprojnë fëmijët: nëse duam të kapim topin plot me ngjyrë para nesh, nuk duhet ta pyesim veten nëse do të jemi në gjendje ta kapim ndonjëherë, nëse do të biem, apo nëse do të mbërrijë dikush para nesh për ta marrë.

Detyra jonë e vetme duhet të jetë të bëjmë hap pas hapi drejt tij, të ri-ngrihemi kur rrëzohemi dhe të mbajmë gjithmonë sytë tek topi. Ndoshta një ditë do ta arrijmë atë, por ndërkohë fillojmë që të biem dhe të ngrihemi. Ne mësojmë të dështojmë, të dështojmë sërish, dhe çdo herë të dështojmë pak më mirë.

Aktivist dhe kampion i rezistencës jo të dhunshme           

Martin Luter King, ishte një nga veprimtarët më të rëndësishëm të të gjitha kohërave, dhe një nga kampionët e rezistencës jo të dhunshme. Me fjalimet dhe veprimet e tij, ai arriti t’i jepte fund ndarjes raciale dhe skllavërisë, dhe t’u garantonte afro-amerikanëve të njëjtat të drejta si të bardhët.

Më 28 gusht 1963, King drejtoi “Marshimin për Punë dhe Liri” në Uashington dhe mbajti fjalimin e famshëm që të gjithë e njohim për fjalinë “Unë kam një ëndërr” para Qendrës Përkujtimore të Linkolnit.

Burimi i lajmit: https://libreriamo.it/aforismi/come-affrontare-le-difficolta-insegnamento-di-martin-luther-king/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: martin luter kingmesimveshtiresi

TË LIDHURA

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel
Bota

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
Një përleshje shpërtheu në Parlamentin e Turqisë përpara betimit të ministrit të ri të Drejtësisë,
Bota

Takimi Mitsotakis – Erdogan: Dialogu vazhdon, por mbeten larg kompromisit

14:19 | 12/02/2026
Një përleshje shpërtheu në Parlamentin e Turqisë përpara betimit të ministrit të ri të Drejtësisë,
Bota

Një përleshje shpërtheu në Parlamentin e Turqisë përpara betimit të ministrit të ri të Drejtësisë,

13:56 | 12/02/2026
Next Post
‘Nuk na besuat për vaksinat’/ Rama: Do çlirojmë popullin nga kjo luftë

'Nuk na besuat për vaksinat'/ Rama: Do çlirojmë popullin nga kjo luftë

Me Ancelottin në krye, ja si do të duket Napoli i sezonit të ardhshëm

Futbolli europian/ Reali dhe Bajerni nuk falin, Çelsi dhe Evertoni çedojnë

Rusi: Policia arreston mbi 180 anëtarë të një forumi opozitar

Rusi: Policia arreston mbi 180 anëtarë të një forumi opozitar







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze
Aktualitet

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

by mirseda
15:05 | 12/02/2026
0

Arrestohet gazetari Elio Laze, pasi akuzohet për gjobëvënie. . Mësohet se Laze ishte denoncuar nga një zyrtar...

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

14:56 | 12/02/2026
A do të rriten pagat e gjyqtarëve? Çfarë pritet të vendos sot Gjykata Kushtetuese

Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

14:30 | 12/02/2026
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:24 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com