Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Dhjetë gjërat që nuk do të jenë kurrë të njëjta pas koronavirusit

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Keni temperaturë dhe kollë? Ja cila është simptoma që tregon se jeni infektuar me Covid-19

Shkrimtari italian Stefano Masini i drejtohet Alesandros, një fëmije të lindur ditën e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në Itali. Por cilën botë do të njohë Aleksandro kur të përfundojë e gjithë kjo? Ja cilat janë 10 gjërat që sipas Masinit nuk do të jenë më të njëjta. Pasi çdo traumë ndryshon shumë jo vetëm individët, por edhe një popull të tërë.

Mendimi ynë mbi botën

Deri vjet mendimi ynë mbi botën ishte ajo e një godinë e përbashkët, në papafingon e së cilës, qëndrojnë zotërinjtë e G8-ës, dhe në bodrume vendet e Botës së Tretë. Përkundrazi, prej 1 viti kemi zbuluar se mund të sëmuremi të gjithë, si ata që jetojnë në Nju Jorku, ashtu edhe ata që jetojnë në Kore, Iran apo Afrikë. Pra e gjithë kjo do të ndryshojë.

Koncepti ynë mbi “Kilometrin zero”

Për njëfarë kohe, kemi synuar t’i kemi gjërat lehtësisht nga divani i shtëpisë, nga ndeshjet e futbollit, deri tek filmat në format streaming të ofruara nga rrjete si Netlix, pa qenë nevoja të largohemi nga shtëpia, të kërkojmë parkim për makinën, apo të gjejmë një vend në sallën e kinemasë.

Tani që jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, e kuptojmë se do të donim të dilnim, të shkonim në kinema, stadium, restorant. Dhe këtu nis kontradikta. Ndoshta edhe kjo gjë nuk do të jetë më e njëjtë, dhe mbase do të kemi dëshirë të frekuentojmë vendet publike, duke braktisur komoditetet e shtëpisë për t’iu përshtatur gjithçkaje.

Ndarjet që sundojnë botën

Ndarjet dhe dallimet nuk do të jenë më të njëjta. Për një kohë të gjatë, kemi menduar se kishte “VIP-a” dhe “jo VIP-a”. Aktualisht jemi përballë një situate, në të cilën gjithçka është e barabartë, ku është pezulluar “loja” mes beqarëve dhe të martuarve, në një situatë ku është mbyllur si furra e bukës e një fshati po ashtu edhe fabrika e madhe që prodhon makina. Kufijtë dhe ndarjet do të marrin kuptim të ri.

Politika

A e dini se çfarë ndodh kur një burrë ose grua, provon frikë apo një tronditje të madhe? Kur tronditja kalon, gjithçka e mëparshme duket e vjetër, bajate dhe e dalë mode. Ndoshta ka kaluar pak kohë, por tronditja ka pikërisht këtë efekt. Për pasojë, ka të ngjarë që bota të ketë një politikë ndryshe, apo që Italia të ketë një politikë ndryshe. Sepse gjithçka që ishte deri dje, përpiquni pak ta mendoni, tashmë duket se është shumë e vjetër, shumë e largët, si uji i ndenjur.

Cikli rrethor

Dikur ishim të bindur se ishim si brejtësit në një kafaz, përmes të cilit kur shohim pemët të lulëzonin kuptonim se kishte ardhur pranvera dhe se duhej të përgatiteshim për fundin e vitit shkollor, për pushimet verore.

Më pas, në shtator për rikthimin në bankat e shkollës, pastaj intervalet e shkurtra të vjeshtës, Krishtlindjet, dhe më pas sërish gjithçka nga e para, brenda një mekanizmi që është gjithmonë i njëjtë. Tani e dimë që ky mekanizmi mund edhe të bllokohet, mund të ndalet. Pra, unë besoj se do të ndryshojë gjithashtu edhe ideja e këtij cikli fiks.

Të qenit i shoqërueshëm me të tjerët

Pas koronavirusit, do ndryshojë edhe shoqërimi më të tjerët. Ne mendonim se mund t’i zëvendësonim miqtë e vërtetë me ata virtualë. Besonim tek ndjekësit në Twitter dhe tek te miqtë në Facebook. Kur të marrë fund e gjitha kjo situatë, do të kemi nevojë gjithnjë e më shumë për t’i parë njerëzit në fytyrë, për t’i ndier fizikisht pranë.

Frika

Kur përjetohet një frikë e vërtetë, shkaku i frikës nuk jep efekt. Për një kohë të gjatë jemi përpjekur që ta përdornim frikën:e ka bërë media, politika. Këtej e tutje, nuk do të jemi të gatshëm të besojmë se kush po krijon tymnaja, pa pasur vërtet ndonjë problem real. Tani që e kemi provuar në lëkurën tonë, edhe vetë ideja mbi frikën do të ndryshojë.

Kujtesa

Për herë të parë, qëkur kemi lindur, ne në Perëndim po provojmë një dramë të vërtetë kolektive. Për vite me radhë do të themi:“Po ti a ishe kur mbërriti koronavirusi? Po ti a ishe atëherë kur rrugët ishin të shkreta? Kur u mbyllën dyqanet? Po, unë isha atje. Po, e kam përjetuar”.

Sot, u kemi hequr shumë herë mundësinë e besueshmërisë atyre që na treguan kujtesën e asaj që ndodhi, për shembull, pas Luftës së Dytë Botërore. Unë besoj se sot do kemi një vlerë të ndryshme të kujtesës, sepse po përjetojmë diçka që do të mbetet në lëkurën tonë.

Do të ndryshojmë edhe ne vetë

Papritur, jemi të vetëdijshëm se jemi të brishtë, të pambrojtur. Por ky është tek e fundit njeriut. Më kot e paskemi mashtruar veten, se qenia njerëzore ishte e fortë, se ishte e gjithëfuqishme, e pamposhtur, se ishte thuajse një makinë. Kjo përvojë, na kujton se të gjithë jemi jashtëzakonisht të brishtë

…..

Mes gjërave që nuk do të jenë më kurrë si më parë, ekziston një tjetër që nuk arrijmë ta dallojmë. Është diçka që vepron brenda secilit prej nesh, por mbi të gjitha është diçka ndryshe për gjithsecilin prej nesh.

Është diçka që do të ndryshojë paksa përgjithmonë jetën tonë:vendimin, që nuk do të kishim kurrë guxim ta merrnim, apo atë puthje që nuk do ta kishim dhënë kurrë, apo atë fjalë, që para gjithë kësaj, nuk do të kishim mundur kurrë që ta thoshim.

Burimi i lajmit: https://libreriamo.it/storie/10-cose-che-non-saranno-piu-uguali-dopo-il-coronavirus

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: 10 gjerakoronaviruste njejta

TË LIDHURA

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Delegacioni i OSBE në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Bota

Delegacioni i OSBE në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

21:19 | 06/02/2026
31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan
Bota

31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

20:56 | 06/02/2026
Next Post
Kina nis lëshimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19

Kina nis lëshimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19

I 23-ti në listën e PS-së në Tiranë/ Reagon ish-ministri, Fatmir Xhafaj

I 23-ti në listën e PS-së në Tiranë/ Reagon ish-ministri, Fatmir Xhafaj

UÇK-ja/ Ngjela: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do lërë PS në minorancë

Listat e kandidatëve për zgjedhjet, Ngjela: Topi në fushën e Uashingtonit







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com