Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse mishi që hamë mund të rrisë rezistencën ndaj antibiotikëve

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
Pse mishi që hamë mund të rrisë rezistencën ndaj antibiotikëve

Nëse jeni duke blerë një pako me mish të bluar të gjelit të detit, mund ta dini tashmë se po mbani në duar: Mish me çmim të mirë, duket i freskët, dhe është brenda afateve të skadencës. Por ajo që mund të mos e dini është se gjelat e detit mund të kenë konsumuar antibiotikë, dhe kjo mund të ndikojë direkt në shëndetin tuaj.

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve tek kafshët -ashtu si tek njerëzit – nxit rezistencën ndaj antibiotikëve, që është procesi përmes të cilit bakteret evoluojnë për të tejkaluar “armët” tona më të mira kundër tyre. Këto super-baktere mund të përhapen tek njerëzit nga kafshët, dhe të shkaktojnë sëmundje që me kalimin e kohës bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar. Sipas një studimi të vitit 2017, infeksionet rezistente ndaj ilaçeve vrasin çdo vit 23.000 amerikanë, dhe për këtë janë kryesisht përgjegjës antibiotikët.

Dhjetëra studime të tjera, e mbështesin lidhjen midis përdorimit të antibiotikëve të kafshëve dhe infeksioneve rezistente ndaj ilaçeve që mund t’i sëmurin njerëzit. Vende si Suedia dhe Danimarka, nisën të ndërmarrin hapa konkretë për të frenuar përdorimin e antibiotikëve jo-mjekësorë tek kafshët që nga vitet 1980.

Në vitin 2006, Bashkimi Evropian e ndaloi përdorimin e antibiotikëve të kafshëve për qëllimin e rritjes së tyre. Në SHBA kjo u miratua vetëm në vitin 2017. Antibiotikët janë ilaçe që vrasin ose ngadalësojnë rritjen e baktereve që shkaktojnë një infeksion të caktuar tek njeriu.

Për shembull mendoni për streptokokun e fytit, kollën e mirë apo infeksione të traktit urinar. Antibiotikët synojnë ADN-në e baktereve, ARN-në ose pjesë të tjera të qelizës, por ato nuk funksionojnë ndaj virusese sikurse është edhe SARS-CoV-2.

Kafshët marrin sasi të shumta nga të njëjtat lloje antibiotikësh si njerëzit. Antibiotikët që ndajnë të njëjtët përbërës aktivë për përdorim tek njerëzit dhe kafshët njihen nga FDA-ja amerikane si “të rëndësishëm nga ana mjekësore”. Mbarështuesit e kafshëve për mish, rrisin lopë, derra, pula, gjela deti, dhe i trajtojnë ato me antibiotikë kur sëmuren.

Por edhe kafshët që nuk janë të sëmura, mund të konsumojnë antibiotikë në ushqimin dhe ujin e tyre, gjë që mund të ndihmojë në përshpejtimin e shfaqjes së baktereve, të cilat mund t’i rezistojnë ilaçeve tek njerëzit. Sipas një vlerësimi nga Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore, 2/3 e të gjithë antibiotikëve të rëndësishëm të shitur në SHBA, u injektohen kafshëve që theren për mish.

Në nivelin më bazik, rezistenca ndaj antibiotikëve është një produkt i përzgjedhjes natyrore, që e bën më të vështirë vrasjen e mikrobeve të rrezikshme. Kur një antibiotik i jepet një kafshe ose njeriu, ai vret ose ngadalëson rritjen e baktereve, dhe infeksioni mund të ndalet. Por për shkak se edhe ilaçet nuk janë të përsosura, disa baktere do të mbesin aty, dhe janë ato që mund të përballojnë efektet.

Këto pak baktere riprodhohen, duke e trashëguar informacionit e tyre gjenetik, për të krijuar më shumë super-baktere ashtu si ata. Ndërsa këto baktere më elastike riprodhohen, mund të shfaqet një super-bakter aq i fuqishëm sa që nuk do të funksiononte asnjë antibiotik i ri që mund të përdornim kundër tij.

Organizatat të shumta, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, rekomandojnë minimizimin e kësaj praktike apo dhënien e antibiotikëve për të nxitur rritjen, pasi trajtimi i kafshëve para se të sëmuren kontribuon në rezistencën ndaj antibiotikëve.

Prania e antibiotikëve në indet e kafshëve, nuk është shqetësimi kryesor i ekspertëve. Për ta problemi më i madh është potenciali për mikrobe rezistente ndaj antibiotikëve, të cilat mund të transferohen tek njerëzit që bien në kontakt me jashtëqitjet e kafshëve.

Mishi i shitur në dyqane përmban shpesh disa ndotje nga jashtëqitja e kafshëve, të cilat mund t’i sëmurin njerëzit nëse nuk gatuhet si duhet.

Tani SHBA por edhe vende të tjera kanë politika më të forta qeverisëse që frenojnë përdorimin e tepërt të antibiotikëve, dhe zhvillimin e antibiotikëve të rinj, gjë që ka të ngjarë të ngadalësojnë rritjen e baktereve rezistente. Ndërkohë, vetë blerësit mund të zvogëlojnë rrezikun duke zgjedhur mish me etiketë “pa konsumuar asnjëherë antibiotikë’.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/health/why-the-meat-we-eat-is-an-antibiotic-resistance-threat

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: antibiotikmishirezistencë

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
Kim mesazh krerëve të partive për listat: A meritojnë qytetarët kriminelë?

Kim: Nuk duhet ta lejojmë Kinën që të na sfidojë, do punojmë me Shqipërinë

Pse Najada?

Pse Najada?

Basha rikthen të “larguarit” në PD, Rama takime me strukturat për dhënien e direktivave

Basha apo Rama? Astrologia parashikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com