Kim: Nuk duhet ta lejojmë Kinën që të na sfidojë, do punojmë me Shqipërinë

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim deklaroi se SHBA  do të bashkëpunojë me Shqipërinë me aleatë dhe partnerë për të ardhmen dhe interesat e vendit.

Kim shprehet se Kina nuk duhet lejuar që të sfidojë sistemin e qëndrueshëm ndërkombëtar, ndërsa shton se nuk mund të thyhen rregullat dhe marrëdhëniet që e bëjnë botën ashtu siç duhet të jetë.

“Nuk duhet ta lejojmë Kinën të sfidojë sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar –rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet që e bëjnë këtë të punojmë ashtu siç dëshirojmë. SHBA do të punojë me Shqiperine dhe të tjerët aleatë dhe partnerë për të dalë për vlerat, interesat tona, të ardhmen tonë.”, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.