Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Shkencëtarët zbulojnë 140.000 lloje virusesh në zorrën e njeriut

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Shkencëtarët zbulojnë 140.000 lloje virusesh në zorrën e njeriut

Pandemia e koronavirusit e ka fiksuar si asnjëherë më parë botën pas viruseve. Por prova të reja zbulojnë se njerëzit as që e vënë re shtrirjen e madhe të viruseve brenda nesh. Një studim i ri ka identifikuar mbi 140.000 specie virale që banojnë në zorrën e njeriut.

Ky katalog gjigant, është edhe më mahnitës për shkak të faktit se mbi gjysma e këtyre viruseve ishin më herët të panjohura për shkencën. Nëse zbulimi i dhjetëra mijëra viruseve të reja, tingëllon si një zhvillim alarmant, kjo është plotësisht e kuptueshme. Por studiuesit thonë se ne nuk duhet të trembemi për atë se çfarë përfaqësojnë në fakt këto viruse brenda nesh.

“Është e rëndësishme të mbani mend se jo të gjitha viruset janë të dëmshme. Ato përfaqësojnë një përbërës integral të ekosistemit të zorrëve”-shpjegon biokimisti Aleksandër Almeida nga Instituti i Bioinformatikës dhe Biologjisë Molekulare Evropiane (EMBL-EBI).

“Mostrat e përdorura në studim erdhën kryesisht nga individë të shëndetshëm, të cilët nuk kishin ndonjë sëmundje specifike”- thekson ai.

Katalogu i ri i viruseve – i quajtur Gut Phage Database (GPD) – u përpilua duke analizuar mbi 28.000 metagjenomë individuale – të dhënat e disponueshme për publikun mbi sekuencimin e ADN-së tek mostrat e mikrobiomës në zorrë të mbledhura nga 28 vende – së bashku me thuajse 2.900 gjenomë referuese të baktereve të kultivuara të zorrës.

Rezultatet zbuluan 142.809 specie virale, që banojnë në zorrën njerëzore, dhe që përbëjnë një lloj specifik të virusit të njohur si bakterofagë, që infekton bakteret, përveç organizmave njëqelizorë të quajtur arkea.

Në mjedisin misterioz të mikrobiomës së zorrëve – i banuar nga një përzierje e larmishme e organizmave mikroskopikë, që përfshin si bakteret ashtu edhe viruset – bakteriofagët mendohet se luajnë një rol të rëndësishëm, duke rregulluar si bakteret ashtu edhe shëndetin e zorrëve.

“Bakteriofagët ndikojnë shumë në bashkësitë mikrobiale, duke funksionuar si vektorë të transferimit të gjeneve horizontale, duke koduar funksionet e qasjes për të strehuar specie bakteriale dhe për të promovuar ndërveprime dinamike bashkë-evolucionare”-shkruajnë studiuesit në studimin e tyre.

Ndërkohë, hulumtimi tregon se mbi një e treta (36 për qind) e grupeve virale të identifikuara, nuk janë të kufizuara për të infektuar vetëm një specie bakteresh, gjë që do të thotë se ato mund të krijojnë rrjete të flukseve gjenike nëpër speciet bakteriale që janë gjenetikisht të afërta.

Për më tepër, studiuesit gjetën 280 grupe virale të shpërndara globalisht. “Studimi i bakteriofagëve, po përjeton aktualisht një rilindje”- thotë mikrobiologu Trevor Louli nga Instituti Wellcome Sanger.

“Ky katalog me cilësi të lartë dhe në shkallë të gjerë i viruseve njerëzore të zorrëve vjen në kohën e duhur, dhe do të na shërbejë si një plan për të drejtuar analizat ekologjike dhe evolucionare në studimet e ardhshme të viruseve”-thekson ai. Të dhënat e këtij studimi u botuan në revistën “Cell”.

Burimi i lajmit: https://www.sciencealert.com/scientists-identify-140-000-virus-species-in-the-human-gut-and-most-are-unknown

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

22:46 | 25/02/2026
Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn
Bota

Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn

20:12 | 25/02/2026
“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!
Bota

“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!

20:11 | 25/02/2026
Next Post
Mbërrijnë mbi 15 mijë doza nga Pfizer, Rama: Bëni durim

Mbërrijnë mbi 15 mijë doza nga Pfizer, Rama: Bëni durim

“Duam të çojmë ushqime dhe ujë”, Berisha denoncon drejtorin e burgut

Berisha: Basha do të marrë 25-26 mandate në Tiranë

Kryemadhi: Me marrëveshjen e sotme, Rama nuk del as i katërti në zgjedhje

Kryemadhi: Me marrëveshjen e sotme, Rama nuk del as i katërti në zgjedhje







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“AKSHI institucion krenarie, nuk mund të bëhet shesh”/ Kryeministri Rama për Karçanaj
Aktualitet

“AKSHI institucion krenarie, nuk mund të bëhet shesh”/ Kryeministri Rama për Karçanaj

by mirseda
12:01 | 26/02/2026
0

“Nuk di të them se ky shtet nuk mund të jete vendi që një institucion krenarie si...

“I marrin në Prokurori dhe u bëjnë presion të pranojnë faje që s’i kanë”, Rama: Ç’është ky hall?

“I marrin në Prokurori dhe u bëjnë presion të pranojnë faje që s’i kanë”, Rama: Ç’është ky hall?

11:56 | 26/02/2026
Rama i ashpër me magjistratët: Mos u merrni me mesazherin, por me mesazhin. Paguheni sa frëngu pulën

Rama i ashpër me magjistratët: Mos u merrni me mesazherin, por me mesazhin. Paguheni sa frëngu pulën

11:44 | 26/02/2026
Gjykatës që thonë; rëndojeni dorën!”/Mesazh për ndërkombëtarët?Rama:Ta kuptojnë dhe anglishtfolësit

Gjykatës që thonë; rëndojeni dorën!”/Mesazh për ndërkombëtarët?Rama:Ta kuptojnë dhe anglishtfolësit

11:39 | 26/02/2026
Rama në mbledhjen e grupit të PS: Shqipëria në BE, busull e pagabueshme

Rama në mbledhjen e grupit të PS: Shqipëria në BE, busull e pagabueshme

11:36 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com