Berisha: Basha do të marrë 25-26 mandate në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha beson se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do marrë më shumë vota se ai vetë kur drejtonte këtë forcë politike.

I ftuar në ”Çim Peka Live”’, Berisha u shpreh optimist se PD mund të marrë 25-26 mandate në Tiranë.

Sali Berisha: Ilir Meta është i sigurtë që Edi Rama do t’i humb zgjedhjet. Nuk kam ndërmend t’u përzihem në çështjet e ndarjes së kandidatit. Unë do kandidojë aty ku do të caktohem. Jo nuk ka ka konkurencë mes meje dhe Bashës, unë nuk kam mundësi që  të marrë më shumë vota se Basha. Opozita mund të marrë 25-26 deputetë në Tiranë.