Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zbardhet pasuria e ministres, Ogerta Manastirliu/ Si u 4-fishuan të ardhurat

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Nga vijnë vaksinat anti-covid? Manastirliu tregon arsyen pse mbahet sekret

Ogerta Manastirliu u zgjodh ministre e Shëndetësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe u dekretua për herë të dytë në të njëjtin pozicion pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave” në “Kimi Analitike dhe Mjedis”. Më herët ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi e Përgjithshme, ku është diplomuar dhe ka marre titullin “Master në Shkencë”.

Ogerta Manastirliu e ka nisur karrierën profesionale në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social.

Në periudhën Shtator 2013–Mars 2017, znj. Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ajo ka një aktivizim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e deklaruara të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja Ogerta Manastirliu nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2014, Ogerta Manastirliu deklaronte si pasuri familjare një apartament me vlerë 3.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria është katërfishuar duke kapur vlerën e 18.4 milionë lekëve.

Znj.Manastirliu zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 900 mijë lekë dhe kursime në cash prej 900 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37.5 milionë lekë, nga të cilat 38% kanë si burim pagën e Znj.Manastirliu, 56% nga paga dhe honoraret e bashkëshortit si dhe gati 3% e totalit nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2010, Znj.Manastirliu rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e aseteve në vlerën e 48,968 lekëve. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e Znj.Manastirliu për vlerën e një apartamenti në Tiranë. Në vitin 2004, ajo deklaron marrjen e një kredie prej 2 milionë lekësh për blerjen e një apartamenti, ndërsa vetë asetin e deklaron një vit më pas me çmim 3.9 milionë lekë. E njëjta pronë rideklarohet në vitin 2013 me vlerë 38.700 euro./BIRN/

TË LIDHURA

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Aktualitet

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
Aktualitet

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital
Aktualitet

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Next Post
Meksikë/ Zhytësi publikon foto mahnitëse të shpellave nën ujore

Meksikë/ Zhytësi publikon foto mahnitëse të shpellave nën ujore

Në Kosovë 11 viktima dhe 720 raste të reja me Covid-19

Kosova regjistron 3 viktima nga koronavirusi, ulet numri i të infektuarve

Basha: Brenda mandatit të parë përfundojmë pagesat për ish-të përndjekurit

Basha: Brenda mandatit të parë përfundojmë pagesat për ish-të përndjekurit







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com