Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë për shkak të koronavirusit

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë për shkak të koronavirusit

Në fundjavë Bavaria mbylli kufirin me Çekinë dhe Tirolin në Austri. Ministri i Brendshëm Seehofer synon që me kufizimin e qarkullimit ndërkufitar të pengohet përhapja e mutantëve të COVID-19.

Policia federale u vendos në mesnatë (13.02) në pikun e të ftohtit me ngrica në minus 20 gradë në pikëkalimin kufitar Schirnding me Çekinë si dhe në vendkalime të tjera kufitare mes Bavarisë dhe Çekisë. Në këtë rajon nuk janë vendosur binarët e kufirit, por policia kryen kontrolle në çdo automjet që kalon kufirin, pasagjerët pyeten për qëllimin e udhëtimit dhe në rast se është e nevojshme edhe mund të mos u lejohet hyrja në vend.

Arsyeja e kontrolleve ka të bëjë me masat për të ndaluar qarkullimin nga zonat e ashtuquajtura „të mutacioneve”, prej nga shtohet rreziku i përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit. Deri në fund nuk ishte e qartë, se çfarë lëshimesh bëhen në këtë rast për kalimet e kufirit, të vendosura nga ministri i Brendshëm Horst Seehofer. Policia federale vë në dukje, se do të lejohen të hyjnë nga Çekia vetëm ata persona që punojnë në Gjermani në sektorë kritikë si p.sh. në infrastrukturën mjekësore.

Po ashtu edhe shoferët e kamionëve dhe pjesëmarrësit në ceremoni mortore do të lejohen të kalojnë. Çdo udhëtar duhet t’i nënshtrohet testit ndaj koronavirusit. Eshtë e pasigurtë, nëse personat që punojnë dhe udhëtojnë mes dy vendeve do të duhet t’u nënshtrohen çdo ditë testeteve, apo vetëm një herë në javë. Edhe qarkullimi i trenave dhe autobusëve mes Bavarisë dhe Çekisë do të ndërpritet.

Çekia është duke i izoluar zonat e rrezikuara nga përhapja e virusit që ka pësuar mutacion. Në anën tjetër të kufrit me Bavarinë në qarqet çeke Sokolov dhe Trutnov në fundjavë u vendos izolimi i plotë.

Në Tirol dyshohet të jetë përhapur varianti afrikano-jugor i virusit. Qeveria e landit në Tirol është kundër një izolimi të rreptë. Ndërsa qeveria qendrore në Vjenë ka filluar me rrethimin e këtij landi.

Seehofer kritikon BE-në

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer në gazetën „Bild” kritikoi Komisionin e BE-së në Bruksel. “Ne luftojmë në kufi me Çekinë dhe Austrinë ndaj virusit që ka pësuar mutacione. Komisioni i BE-së në vend që të na ndihmojë na nxjerr pengesa me udhëzime të stërholluara”, tha Seehofer. Ministri tha, se kështu nuk shkon më „Komisioni ka bërë mjaft gabime me porositjen e vaksinave.”

Një zëdhënës i Komisionit të BE-së (12.02) tërhoqi vëmendjen, se kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së kanë vendosur, që  t’i koordinojnë mes tyre kontrollet kufitare. Kommisioni i BE-së pret, që kjo të respektohet edhe në rastin e Gjermanisë. Këto të deklarime Seehofer i ka perceptuar si kritikë. Ndërkohë janë në fuqi rregullore me kufizime sa i përket lëvizjes midis disa shteteve të BE-së. Gjermania ka ndaluar edhe udhëtimet nga Portugalia dhe Sllovakia, ndonëse nuk ka kufij të drejtpërdrejtë me këto vende. Vitin e kaluar krerët e qeverive dhe të shteteve të BE-së u angazhuan, që kufijtë e hapësirës Shengen të qendrojnë të hapura.

Rënie e incidencës në Gjermani

Numri i infeksioneve të reja në harkun shtatë ditor në Gjermani për 100.000 banorë sipa Institutit Robert Koch është 57,4. Përpara një jave incidenca ishte 136. Niveli më i lartë është regjistruar në dhjetor me 197,6. Shumica e landeve shënojnë rënie të kësaj kuote. Baden-Vyrtembergu me 48,5  dhe Renani-Palatinate me 46,6 janë nën kuotën 50. Të 14 landet e tjera kanë një incidencë nën 100.

Qëllimi politik i deklaruar për muaj me radhë ka qenë arritja e një kuote nën 50. Në konferencën javën e kaluar kancelarja  Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord për një kuotë të incidencës 35 si orientim për zbutjen e masave kufizuese.

Sipas vendimeve të fundit lockdown në Gjermani do të vazhdojë deri më 7 mars. Nën masa të rrepta higjiene do të hapen më përpara kësaj date shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe qendrat e estetikës./DW/

TË LIDHURA

Alarm për bombë në avionin e Air India – ulje emergjente në Tajlandë
Bota

Alarm për bombë në avionin e Air India – ulje emergjente në Tajlandë

12:37 | 13/06/2025
Sulmi ndaj Iranit, reagon Trump: Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme
Bota

Sulmi ndaj Iranit, reagon Trump: Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme

11:53 | 13/06/2025
Rrëzimi i avionit në Indi, mbi 260 viktima! Gjendet një prej “kutive të zeza”, nis hetimi ndërkombëtar
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi, mbi 260 viktima! Gjendet një prej “kutive të zeza”, nis hetimi ndërkombëtar

11:33 | 13/06/2025
Next Post
Rama: Në prill vijnë nga një vend mik, 360 mijë vaksina të AstraZeneca-s

Rama: Në prill vijnë nga një vend mik, 360 mijë vaksina të AstraZeneca-s

Rama jep lajmin e mirë: Këtë javë nis vaksinimi edhe për të moshuarit

Rama jep lajmin e mirë: Këtë javë nis vaksinimi edhe për të moshuarit

Rama: Nëse nuk respektohen masat, do ta mbyllja vendin edhe në ditën e votimeve

Rama: Nëse nuk respektohen masat, do ta mbyllja vendin edhe në ditën e votimeve

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë
Ekonomi

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë

by mirseda
18:07 | 13/06/2025
0

Deri më sot, debati publik është furnizuar me një tregues të vetëm sa i përket të ardhurave...

Cristiano Ronaldo i jep një leksion tifozit të pasjellshëm, truproja e pa duke qeshur

Cristiano Ronaldo i jep një leksion tifozit të pasjellshëm, truproja e pa duke qeshur

17:59 | 13/06/2025
Makina shpërthen në flakë në ecje, zbardhen dyshimet e para

Makina shpërthen në flakë në ecje, zbardhen dyshimet e para

17:57 | 13/06/2025
Shqiptari godet me thikë maqedonasin për arsye xhelozie

Shqiptari godet me thikë maqedonasin për arsye xhelozie

17:55 | 13/06/2025
Zjarr në lagjen në Berat, ja çfarë dyshohet

Zjarr në lagjen në Berat, ja çfarë dyshohet

17:29 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com