Bajerni i Mynihut futet në histori. Skuadra gjermane e drejtuar nga Hansi Flik, mposhti me rezultatin 1-0, meksikanët e Tigres, në finalen e Botërorit të Klubeve, falë golit të Pavard në minutën e 60-të, duke fituar kështu gjashtë tituj në një sezon.
E vetmja skuadër që kishte arritur të fitonte 6 tituj në një sezon, në historinë e futbollit, ishte Barcelona.
Bajerni barazoi rekordin e Barcelonës, edhe për sa i përket golave, duke mos pësuar asnjë gol në Botërorin e Klubeve.
Një tjetër statistikë e frikshme që vlen të përmendet është fakti se bavarezët kanë fituar 19 nga 20 ndeshjet e fundit në arenën ndërkombëtare. Gjithçka nisi nga sezoni i kaluar ku skuadra gjermane nuk humbi asnjë ndeshje në Europë duke fituar në fund edhe Champions-in.