Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sfida e dyfishtë kinezo-ruse e autoritarizmit në Ballkanin Perëndimor

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Sfida e dyfishtë kinezo-ruse e autoritarizmit në Ballkanin Perëndimor

Nga: Rumena Filipova & Ruslan Stefanov “Center for European Policy Analysis”

Loja e Madhe në Ballkanin Perëndimor, ka pasur Rusinë si një nga pretendentet kryesore gjatë të paktën 300 viteve të fundit. Në garën më të fundit për ndikim në rajon, propaganda dhe dezinformimi përmes kapjes së mediave, ka qenë një përbërës thelbësor i mjeteve që ka përdorur Kremlini.

Fitimi i zemrave dhe mendjeve të publikut ballkanik, duke mbrojtur kauzën e autoritarizmit përkundrejt asaj të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik, ka qenë lëvizja kryesore në “manualin rus” të lojërave. Ambiciet globale në rritje të Pekinit, e kanë vendosur gjithashtu Ballkanin në qendër të vëmendjes së Kinës.

Kjo e fundit është përpjekur të krijojë një prani të veçantë në ekonomitë e vendeve aspirante për në BE, dhe në këtë mënyrë ka vendosur një themel të fortë drejt depërtimit në Bashkimin Evropian. Njëherazi, Kina ka ndërhyrë në peizazhin mediatik të disa prej këtyre vendeve, duke e zgjeruar ndikimin e Agjencisë së Lajmeve Xinhua dhe China Radio International, duke nënshkruar marrëveshje dypalëshe për ndarjen e përmbajtjes me media kryesore, duke dërguar delegacione gazetareske kineze, por edhe vizita të gazetarëve të rajonit në Kinë.

Në kontekstin ballkanik, ku Rusia është një fuqi e ngulitur prej kohësh, dhe ku Kina është një fuqi e porsaardhur, përplasjet e dukshme të interesit nuk kanë qenë ende të dukshme. Në vend se të përpiqet që ta zhvendosë Kremlinin, Pekini ka hyrë në rrjetet ruse të ndikimit të medias, në mënyrë që të zgjerojë praninë e tij mediatike në rajon.

Prandaj, shenjat e mbivendosjes midis instrumenteve, kanaleve dhe rrjeteve të ndikimit të Kinës dhe Rusisë në Ballkan, kanë filluar që të shfaqen. Mbështetësit lokalë të Rusisë, po veprojnë gjithnjë e më shumë si ndihmës për taktikat e informacionit të Kinës, duke promovuar mesazhe plotësuese propagandistike që i tejkalojnë pikëpamjet zyrtare ruse dhe kineze, duke i cilësuar ato si një alternativë superiore ndaj demokracisë liberale perëndimore dhe rendit ndërkombëtar liberal.

Kjo tendencë është veçanërisht e dukshme në Bullgari dhe Serbi. China Today u shtua së fundi në tregun bullgar në internet dhe gazetat e shtypura. Kjo media ka të njëjtin botues dhe bord editorial si Russia Today. Në Serbi, promovimi i aktiviteteve të përbashkëta ruso-kineze, kryhet edhe më hapur.

Narrativat dezinformuese kineze priren të nxiten nga mediat pro-qeveritare, të cilat janë të angazhuara gjithashtu në përhapjen e mesazheve të sponsorizuara nga Kremlini. Dhe lehtësimi i aktiviteteve të përbashkëta ruso-kineze, mbikëqyret nga një institucion zyrtar shtetëror:Këshilli Kombëtar për Koordinimin e Bashkëpunimit me Federatën Ruse dhe Republikën Popullore të Kinës i ngritur në vitin 2017.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, bashkëpunimi dezinformues rus dhe kinez arriti kulmin. Ndonëse narrativat e tyre mbivendoseshin në nivelin ndërkombëtar, sinergjitë ishin veçanërisht të dukshme në mjedisin rajonal të informacionit në Ballkan.

Të dyja shtetet autoritare zhvilluan fushata dezinformuese agresive, të cilat ushtruan një ndikim negativ të rëndësishëm mbi lirinë e medias. Reagimi fillestar i ngadaltë e BE-së për ta ndihmuar Ballkanin Perëndimor, dhe problemet aktuale me vaksinimin, kanë ndihmuar në dhënien e njëfarë besueshmërie të këtyre rrëfimeve.

Rusia dhe Kina, përhapën gjerësisht narrativat e tyre të dezinformimit në lidhje me koronavirusin përmes një rrjeti mediash, përfshirë burimet shtetërore të lajmeve (të tilla si Russia Beyond dhe NewsFront) si dhe media sociale dhe media të brendshme, të cilat mund të mos jenë të lidhura zyrtarisht me Rusinë dhe Kinën, por që megjithatë mbajnë lidhje me grupe dhe interesa pro-ruse/kineze.

Linja kryesore e narracionit që synon audiencat ballkanike, është përqendruar në përhapjen e pretendimit se një orientim strategjik pro-perëndimor dhe një sistem demokratik, nuk mund të zgjidhë dot krizat e paparashikuara dhe problemet e rrënjosura shoqërore, dhe se vetëm një formë autoritare e qeverisjes, mund të sjellë stabilitet dhe prosperitet.

Fakti që Ballkani nuk ka një, por dy fuqi autoritare që po propagandojnë me sukses dezinformimin në diskursin publik, paraqet një rrezik serioz të sigurisë për Bashkimin Evropian. Që kjo gjë po ndodh në mesin e një pandemie të paparë, vetëm sa i përkeqëson gjërat.

Por në vend të koherencës, BE po synon aktualisht një ekuilibër midis ndjekjes së interesave ekonomike, dhe mbrojtjes së vlerave politike. Ky tension ishte i dukshëm, edhe kur BE nxitoi të nënshkruajë një marrëveshje investimi me Kinën, ndërsa përpiqej që të hartonte një përgjigje parimore transatlantike ndaj ambicieve globale të Pekinit.

Ngjashëm, qëndrimi i BE-së në mbështetje të Aleksei Navalnit, qëndron në kontrast të plotë me vazhdimin e projekteve të energjisë si gazsjellësit “Nord Stream 2” dhe “Turk Stream”.

Një qasje koherente, do të duhet të adresojë atë që po ndodh tani në Ballkanin Perëndimor.  Parandalimi që rajoni të mbetet një dobësi strategjike për Perëndimin, do të kërkojë dhënien e vendeve jo-anëtare të një perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE, një angazhim të ri për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e rajonit, dhe një plan strategjik komunikimi që nënvizon vlerat e demokracisë liberale.

“Biznesi si zakonisht” i BE-së me ketë rajon, thjesht nuk mund të vazhdojë më. Konsolidimi i regjimeve autoritare përgjatë gjithë kufirit evropian, është shumë i lehtë i imagjinohet.

Burimi i lajmit: https://cepa.org/the-twin-authoritarian-challenge-in-the-western-balkans/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: autoritarizmiBallkani Perëndimorsfida kinezo-ruse

TË LIDHURA

Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri
Bota

Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

10:32 | 11/08/2025
Vance: SHBA-të nuk janë më të interesuara të financojnë lu*tën në Ukrainë
Bota

Vance: SHBA-të nuk janë më të interesuara të financojnë lu*tën në Ukrainë

10:29 | 11/08/2025
Sulm me raketa i Izraelit në Gaza, vri*en 2 gazetarë dhe 3 kameramanë të Al Jazeera-s
Bota

Sulm me raketa i Izraelit në Gaza, vri*en 2 gazetarë dhe 3 kameramanë të Al Jazeera-s

08:59 | 11/08/2025
Next Post
Video/ Ambulanca ”ngec” në fushë, e shtyjnë futbollistët

Video/ Ambulanca ''ngec'' në fushë, e shtyjnë futbollistët

Kandidimi i Tom Doshit, reagon Kim: Rama më siguroi se nuk do jetë në qeveri

Kandidimi i Tom Doshit, reagon Kim: Rama më siguroi se nuk do jetë në qeveri

Kryeministri Hoti bisedë telefonike me kancelaren Merkel

Hoti: Në Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që lidhin Ballkanin

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje
Aktualitet

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje

by mirseda
13:22 | 11/08/2025
0

Në një aksion të përbashkët mes Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake të Sarandës,...

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

11:50 | 11/08/2025
Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

11:18 | 11/08/2025
Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

10:35 | 11/08/2025
Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

10:32 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com