Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Obama: Rëndësia e Trumpit është mbivlerësuar

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Obama: Rëndësia e Trumpit është mbivlerësuar

Të dy ish-presidentët, Obama dhe Trump, i bashkon antipatia për njeri-tjetrin. E megjithatë kritika e Obamës ndaj pasardhësit të tij Trump shprehur në një intervistë në ZDF nuk është dhe aq e ashpër sa mund të pritej.

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama nuk ka ndonjë konsideratë për trashëgiminë politike të Donald Trumpit. Rëndësia e pasardhësit të tij është mbivlerësuar, tha 59-vjeçari në një intervistë për televizionin gjerman ZDF. Për shembull, Trump nuk arriti ta shpërbëjë, ashtu sikurse pati deklaruar, aksesin e përmirësuar në sigurimin shëndetësor të hartuar dhe të aplikuar nga demokratët. E po ashtu edhe sa i përket politikës për mbrotjen e klimës presidenti i ri Joe Biden shumë shpejt do të arrijë ta rikthejë në shinat e mëparshme, duke iu ribashkuar Marrëveshjes së Parisit për klimën.

Konfliktet shoqërore dhe kriza financiare

Lidhur me forcën e kampit konservator të udhëhequr nga Trumpi dhe ndikimin e tij, Obama tha se Trumpi në fund të fundit nuk u rizgjodh në postin e presidentit – në dallim prej tij, i cili fitoi edhe një mandat të dytë në vitin 2012. Fitorja e zgjedhjeve nga Trumpi në vitin 2016 ishte për shkak të konflikteve të vjetra shoqërore në SHBA nga njëra anë, por edhe për shkak të krizës financiare të viteve 2008-2009, tha Obama. Përkeqësimi i gjendjes ekonomike asokohe shkaktoi paqëndrueshmëri dhe shqetësim tek njerëzit. Shumë njerëz kishin frikë se kriza mund të ketë pasoja edhe për ata personalisht.

Në situata të tilla shpesh ndodh që politika të mbështetet tek njerëzit e fortë, të mbështetet tek pushteti. Përveç kësaj, janë shtuar edhe mediat sociale të krahut të djathtë, që punojnë në kombinim me kanalet televizive si Fox News. Këto i ushqyen njerëzit me informacione “të shkëputura plotësisht nga realiteti”, kritikon Obama. “Nëse i ushqeni njerëzit me gënjeshtra, shtrembërime, teori konspirative dhe nëse politikanët përpiqen ta shfrytëzojnë atë për qëllimet e veta – atëherë me kalimin e kohës besimi shoqëror mund të prishet dhe e gjitha mund të çojë në tragjedi. Si ato që pamë këtu në Kapitol”.

Tragjedia e sumit në Kapitol

Më 6 janar, qindra mbështetës të Trumpit e sulmuan Kapitolin në kryeqytetin e SHBA-së, ku ndodhi një dhunë e paparë, ndërsa Trumpi shihet si nxitës i dhunës. Gjatë protestës pati edhe viktima.

Menjëherë pas sulmit në Kapitol, Obama foli për një “moment të pandershmërisë së madhe” dhe për një “turp për kombin tonë”. Ai bëri përgjegjës Donald Trump për këto trazira. Një president që përhap gënjeshtra pa ndonjë arsye në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme, ka nxitur dhunën.

Asnjë krahasim me “Black Lives Matter”

Në kontekstin e sulmit në Kapitol Obama thotë, se autoritetet e rendit ishin shumë të papërgatitura krahasuar me protestat paqësore Black-Lives-Matter, kur ato reaguan “me kujdes dhe ishin më mirë të përgatitura”. Disa vëzhgues janë të mendimit se policia ka qenë shumë më e butë ndaj protestuesve kryesisht të bardhë në Kapitol.

Black Lives Matter është një lëvizje e themeluar në SHBA dhe e përhapur ndërkohë në shumë vende të botës, e cila kundërshton brutalitetin policor dhe angazhohet kundër racizmit. Kjo lëvizje është themeluar në vitin 2013 si reagim ndaj lirimit të një njeriu, që qëlloi dhe vrau afrikano-amerikanin 17-vjeçar Trayvon Martin, një vit më parë. Në vitin 2020, pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, gjatë një operacioni brutal policor në Minneapolis, lëvizja u përhap jo vetëm në SHBA, por edhe në shumë vende të tjera./DW/

Tags: Barak ObamaDonald Trumpmbivlerësim

TË LIDHURA

Lituania do të mbyllë kufirin me Bjellorusinë pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga balonat
Bota

Lituania do të mbyllë kufirin me Bjellorusinë pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga balonat

18:08 | 27/10/2025
Skandal në Turqi/ 152 gjyqtarë luanin bixhoz ilegalisht
Bota

Skandal në Turqi/ 152 gjyqtarë luanin bixhoz ilegalisht

16:50 | 27/10/2025
Trump dhe Musk janë sërish miq, presidenti amerikan: Gjithmonë më ka pëlqyer Elon
Bota

Trump dhe Musk janë sërish miq, presidenti amerikan: Gjithmonë më ka pëlqyer Elon

16:48 | 27/10/2025
Next Post
Vendi në luftë me COVID-19, Basha bën lëvizjen strategjike

Zbulohen emrat e drejtuesve të PD për qarkun e Tiranës

Harold Shipman, mjeku që vrau 251 nga pacientët e tij

Harold Shipman, mjeku që vrau 251 nga pacientët e tij

Shitja e vaksinave anti-covid, ja sa pritet të fitojë Pfizer në 2021-in

Shitja e vaksinave anti-covid, ja sa pritet të fitojë Pfizer në 2021-in







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Motorçiklisti rrëzohet pranë stadiumit të Elbasanit për mungesë sinjalistikë
Aktualitet

Motorçiklisti rrëzohet pranë stadiumit të Elbasanit për mungesë sinjalistikë

by mirseda
18:20 | 27/10/2025
0

Një aksident është shënuar gjatë ditës së sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një motor i shërbimit...

Osmani kërkoi viza elektronike për kosovarët gjatë takimit me Princin e Kurorës Saudite

Osmani kërkoi viza elektronike për kosovarët gjatë takimit me Princin e Kurorës Saudite

18:17 | 27/10/2025
Lituania do të mbyllë kufirin me Bjellorusinë pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga balonat

Lituania do të mbyllë kufirin me Bjellorusinë pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga balonat

18:08 | 27/10/2025
Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje

Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje

18:06 | 27/10/2025
Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai

Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai

17:27 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com