Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti zhvilloi një bashkëbisedim online me redaktorët e revistës politike të Oksfordit, ku është ndalur edhe te çështja për bashkimin me Shqipërinë.
Gjatë fjalës së tij, Kurti u shpreh se Kosova duhet ta ketë të drejtën e referendumit.
Sipas tij, Kosova nuk do të shkaktojë luftë të tretë ballkanike në mënyrë që të ndodh bashkimi me Shqipërinë.
Albin Kurti: “Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Serbët, boshnjakët e të tjerë janë qytetarë të Kosovës, por kur Serbia dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, atëherë Kosova është shtet i dobët për t’u konfrontuar me hegjemoninë e Serbisë. Serbia dëshiron që të krijojë Serbinë e Madhe pasi që Beogradi u bën presion serbëve nëpër shtete të Ballkanit të mos integrohen. Ne duam të kemi të drejtën e referendumit, ne nuk duam të shohim ndonjë formë të dhunës për tu bashkuar.
Kosova duhet ta ketë të drejtën për referendum, jo domosdo që të bashkohemi me Shqipërinë, por të kemi të drejtën e referendumit. Nëse bëhet në formë paqësore dhe demokratike atëherë po bashkim me Shqipërinë dhe do ta respektojmë rezultatin, por në asnjë mënyrë ne nuk do të nisim një luftë të tretë ballkanike në mënyrë që bashkohemi me Shqipërinë”.