Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse kaq nervozë të “urtët” e PDK-së dhe LDK-së?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse kaq nervozë të “urtët” e PDK-së dhe LDK-së?

Nga: Enver Bytyçi

Enver Hoxhaj dhe Abdullah Hoti duken shumë nervozë, megjithëse publiku i ka njohur deri tani si njerëz të urtë dhe të ekuilibruar! Në fushatë elektorale edhe Hashimi i ulte veshët, hiqej i “butë”, aq sa gati sa thoshte si Rugova: “Ani, ani le t’më shajnë, unë nuk shaj njeri”! Por Hoti e Hoxhaj, megjithëse tipa të kundërt me HashimThaçin, janë sertue. Janë bërë agresivë, të papërmbajtshëm! Hashimi ishte nervoz vetëm kur e kundërshtonim për planin e tij serb për ndarjen e Kosovës. Në fushatë dukej si “pulë”! Ndërsa pasardhësin e tij në PDK dhe të Mustafës në LDK i shohim të çoriemtuar në kohë fushate elektorale. Kjo ska kushkon!

Kur Isa Mustafa ishte kryeministër iu pat drejtuar Albin Kurtit me ofendimin e pamend “Gomar”! Edi Rama i tha Ramush Haradinajt të njëjtën gjë në Pejë nëntorin e vitit 2018. Por Abdullah Hotin dhe Enver Hoxhajn nuk ishim mësuar t’i njihnim si të tillë, pra si ata që përmendëm më lart. Të ishte p.sh Xhavit Halitii LPK-së a AgimVeliu i LlDK-së, njerëzit nuk do të ishin surprizuar nga fushata agresive e tyre. Ata aq dinë, aq bëjnë. Po këta dy tipat, Hoxhaj e Hoti, që vijnëe dhe nga një zonë “e butë”, qytetare dhe e këndellur, me shkollë e doktoratura, si ka mundësi që gafllojnë kaq keq?!

Kjo pyetje retorike është gjithandej pa përgjigje. Megjithatë duhet dhënë një objeksion, pse ndodh kësisoj! Të dy liderët kandidatë për kryeministër të Kosovës kanë kuptuar se janë kandiduar për t’i çuar në shtëpi pas zgjedhjeve. Të dy e dinë tashmë se kandidimi i tyre për kryeministër është një kurth brenda-partiak. Në LDK njihen kurthe të tilla që ngre gjithmonë Isa Mustafa. Po në PDK pse? Ata që ishin të kurtheve janë kurthuar vetë Brenda hekurave të burgut të Hagës. Po mesa duket kurthatori i PDK-së në Hagë thuajse është i lirë në komunikim, sepse ia kanë lejuar telefonin, madje edhe përdorimin e psotës në rrjete sociale. Për pasojë ai është në Prishtinë me mend dhe me kurthe. Ka aktivizuar bandën e tij dhe ka formuluar skemën e likuidimit të Enver Hoxhajt.

Hotit i bëjnë presion Isa dhe tipat si AgimVeliu që të dalë nga vetja e të bëhet si i çmendur në fushatë elektorale. Që të bëjë deklarata qesharake kundër rivalëve politikë të lëvizjes për ndryshim. Ndërsa Hoxhajt i bën presion klani Pronto me Xhavit Halitin dhe sojin e vet, aq shumë sa nuk di se çfarë flet e çfarë lëshon po ashtu kundër dy politikanëve të rinj të lëvizjëes për ndryshim, VjosaOsmanit dheAlbin Kurtit. Dhe të dy nesër, kur ta kenë humbur bastin, do të ndëshkohen nga partia për “taktikë të gabuar në luftën elektorale”, për “paaftësi” për të tërheq mbështetjen e qytetarëve etj. Ata e dinë se elektorati në Kosovë nuk i ngjan atij në Shqipëri, pra nuk e pranon dhunën verbale në fushatë elektorale. Por nuk mundet Isa Mustafa të pranojë më shumë vota nga Abdullah Hoti, se sa kishte marrë ai vetë kur qe kandidat për kryeministër. E nuk mund të pranojë Hashim Thaçi që Enver Hoxhaj ta sfidojë karizmën e tij të kohës kur udhëhiqte PDK-në!

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Vuçiç mobilizon ushtrinë: Ju i dini problemet që kemi në Kosovë

Vuçiç mobilizon ushtrinë: Ju i dini problemet që kemi në Kosovë

Soreca: Shqipëria pranë BE, punoni për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Infektohet me Covid-19 ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca

Zgjedhjet më të manipuluara: 234 mijë vota nga 15 mijë zgjedhës të regjistruar

Zgjedhjet më të manipuluara: 234 mijë vota nga 15 mijë zgjedhës të regjistruar







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Manastirliu: Organizim i ri territorial, kryeqyteti ndahet në 34 zona
Aktualitet

Manastirliu: Organizim i ri territorial, kryeqyteti ndahet në 34 zona

by mirseda
18:46 | 28/03/2026
0

Drejtuesja politike e PS-së për Tiranën, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se kryeqyteti do të ndahet në...

Tragjedi në Gjermani/ 13-vjeçari vritet nga babai, plagosen nëna dhe motra

Tragjedi në Gjermani/ 13-vjeçari vritet nga babai, plagosen nëna dhe motra

18:44 | 28/03/2026
Parandalohet sulmi me bombë në Paris/ Kapet autori para aktivizimit

Parandalohet sulmi me bombë në Paris/ Kapet autori para aktivizimit

18:41 | 28/03/2026
PS nis rienergjizimin në Tiranë/ Rama: Nevojë për ristrukturim të kryeqytetit

PS nis rienergjizimin në Tiranë/ Rama: Nevojë për ristrukturim të kryeqytetit

18:41 | 28/03/2026
Botërori i përket të kaluarës, Shqipëria nis punën për miqësoren më pa vlerë në histori

Botërori i përket të kaluarës, Shqipëria nis punën për miqësoren më pa vlerë në histori

18:39 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com