Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Inagurimi i Biden/ Mbërrijnë përforcime të reja të Gardës Kombëtare

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Inagurimi i Biden/ Mbërrijnë përforcime të reja të Gardës Kombëtare

Një kontigjent i madh trupash të Gardës Kombëtare mbërritën të shtunën në kryeqytetin amerikan, në përgjigje të thirrjes së zyrtarëve të mbrojtjes për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri.

Udhëheqësit ushtarakë të vendit bënë thirrje të përsëritura duke filluar nga e enjtja e pastaj të premten për ndihmë nga shtetet individuale me trupa të gardës, ndërkohë që ka informacion nga agjencitë e rendit se ka plane për protesta të dhunshme.

Guvernatorët u përgjigjën në forma të ndryshme: disa nuk pranuan të dërgojnë trupa, të tjerë dërguan disa dhjetëra forca, por pati edhe shtete që dërguan një mijë ushtarë të gardës.

FBI-ja dhe agjenci të tjera federale kanë dhënë alarmin se mund të ketë përpjekje për të sabotuar apo ndërprerë ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, që nga ardhja e protestueve të armatosur, e deri tek vendosja e lëndëve plasëse.

Deri në ditën e inaugurimit pritet që në Uashington të jenë dislokuar mbi 25,000 trupa të Gardës Kombëtare.

Ndërkaq, sot një numër kryeqytetesh shtetërore janë përgatitur për protesta nga përkrahës të Presidentit Trump që nuk njohin fitoren e zotit Biden dhe këmbëngulin se zgjedhjet u vodhën.

Mbi 10 shtete kanë aktivizuar trupa të Gardës Kombëtare për të mbrojtur selitë e legjislaturave shtetërore ku pritet të mblidhen protestuesit. Aktivistët e lëvizjes anti-qeveritare “boogaloo” kanë njoftuar plane për protesta në të 50 shtetet amerikane. Shumë shtete kanë ngritur barriera mbrojtëse përreth objekteve institucionale, ndërkaq Teksasi dhe Kentaki kanë mbyllur plotësisht perimetrin rreth legjislaturës së tyre. Të shtunën pati protesta sporadike në shtete të ndryshme, por pa sfida sigurie pranë ndërtesave shtetërore.

Të mërkurën, zoti Joe Biden bën betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, në një atmosferë të pashembullt nën masa të jashtëzakonshme sigurie në përgjigje të shqetësimeve për protesta me dhunë dhe në mungesë të aktiviteteve festive si rezultat i koronavirusit./VOA/

Tags: inagurimJoe Bidenshbagarda kombetare

TË LIDHURA

Aksident rrugor në fshatin Baltëz të Fierit, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona
Aktualitet

Aksident rrugor në fshatin Baltëz të Fierit, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona

18:40 | 13/03/2026
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Aktualitet

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

18:26 | 13/03/2026
Rama përjashton Meta dhe Myzyrajn, UGSH: Solidariteti mes gazetarëve mungon
Aktualitet

Rama përjashton Meta dhe Myzyrajn, UGSH: Solidariteti mes gazetarëve mungon

18:23 | 13/03/2026
Next Post
Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Bullgaria: Kush ka lexuar histori e di se identitet maqedonas nuk ekziston

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Aksident rrugor në fshatin Baltëz të Fierit, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona
Aktualitet

Aksident rrugor në fshatin Baltëz të Fierit, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona

by mirseda
18:40 | 13/03/2026
0

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz në Fier. Një...

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

18:26 | 13/03/2026
Rama përjashton Meta dhe Myzyrajn, UGSH: Solidariteti mes gazetarëve mungon

Rama përjashton Meta dhe Myzyrajn, UGSH: Solidariteti mes gazetarëve mungon

18:23 | 13/03/2026
Qumështi me aflatoksinë, ndalet grumbullimi në Fier: Blegtori shet lopët

Qumështi me aflatoksinë, ndalet grumbullimi në Fier: Blegtori shet lopët

18:19 | 13/03/2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

18:17 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com