E premte, 5 Mars, 2021
11 C
Tirana

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e tyre të familjes, dhe ata që janë të shtruar në spital do ta bëjnë vaksinën në spital ose gjatë periudhës së rehabilitimit.

Për pjesën tjetër të popullsisë, Italia po përpiqet të lehtësojë rezervimin me ndihmën e Postës Italiane.

Këshilltari rajonal për shëndetin Alessio D’Amato, në Spallanzani lidhur me fillimin e vaksinës anti-Covid, tha se 40 stacione do të vendosen në qytetin e Romës, të cilat mund të kryejnë deri në 500 vaksinime në ditë secila, për një total prej 20,000 në ditë.

Ndërkohë, Drejtori shëndetësor i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive Italiane, Lazzaro Spallanzani, Francesco Vai, insistoi në mbajtjen e maskës nga të gjithë qytetarët italianë.

“Ata që vaksinohen nuk mund të vaksinohen pa maskë. Është një veprim paraprak sepse nuk e dimë kur efektiviteti do të jetë 95 për qind i sigurt. Problemi është se edhe ngarkesa  virale nuk e dimë se sa kohë zgjat. Derisa të kemi një numër të njerëzve të vaksinuar që mund të mos kenë probleme, është më mirë që secili prej nesh të vazhdojë të mbajë maskat. Masa të tjera duhen të kihen parasysh gjithmonë: higjiena personale dhe më pak kontakte”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...