Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar

Një ndryshim i vogël me ndikim të madh: me fillimin e vitit të ri Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar si një shenjë vlerësimi për popullsinë aborigjene.

Në të ardhmen vargu i dytë i himnit nuk do të jetë më “se jemi të rinj dhe të lirë”, por “se jemi të bashkuar dhe të lirë”.

“Si komb modern Australia mund të jetë relativisht e re,” shkroi kryeministri australian Scott Morrison në një artikull për gazetën The Age, “por historia e vendit është shumë më e gjatë dhe kjo reflektohet tek himni i ndryshuar.”

Politikanë me origjinë aborigjene e përshëndetën ndryshimin e himnit. Me këtë ndryshim pranohet që banorët indigjenë kanë jetuar në Australi që prej 60,000 vjetësh, tha Ian Hamm, kryetari i fondacionit “Kombet e Parë” dhe pasardhës i fisit Yorta Yorta.

Linda Burney, gruaja e parë aborigjene në Parlamentin Australian, e përshëndeti gjithashtu ndryshimin e himnit, por theksoi se kjo nuk është e mjaftueshme. “Pika me të vërtetë e rëndësishme do të jetë njohja në kushtetutë,” tha politikania e Partisë së Punës.

Australianët pritet të votojnë në një referendum në vitin 2022 nëse aborigjenët do të konsiderohen në kushtetutë si banorë autoktonë të vendit.

Me kolonizimin e Australisë nga anglezët, vendasit u kthyen në një pakicë të diskriminuar, e shtypur dhe t shfrytëzuar. Prej vitit 1900 deri në vitet 1970 kur ishte në fuqi doktrina politike e “Australisë vetëm për të bardhët” aborigjenët shiheshin si një racë primitive, e dënuar për t’u shfarosur. Vetëm në vitin 1967 atyre ju lejua të merrnin shtetësinë australiane./DW/

Tags: “Himni Kombëtar”Australiandryshim

TË LIDHURA

Ramazani i parë në Gaza pas armëpushimit sjell gëzim të brishtë
Bota

Ramazani i parë në Gaza pas armëpushimit sjell gëzim të brishtë

17:20 | 18/02/2026
Gjenevë, takim sekret Rusi-Ukrainë pas bisedimeve për paqen
Bota

Gjenevë, takim sekret Rusi-Ukrainë pas bisedimeve për paqen

16:53 | 18/02/2026
Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’,mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale
Bota

Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’,mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale

09:34 | 18/02/2026
Next Post
Përparim Kabo: Duhet drejtësi, Shqipëria s’ka nevojë për politikanë hipokritë

Kabo: Askush të mos presë hapje negociatash pa ndëshkimin e peshqve të mëdhenj

SHBA, Nancy Pelosi rizgjidhet kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve

SHBA, Nancy Pelosi rizgjidhet kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve

Me dorën mbi Kushtetutë, Xhaçka dhe Peleshi betohen para Presidentit Meta

Me dorën mbi Kushtetutë, Xhaçka dhe Peleshi betohen para Presidentit Meta







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com