Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Varianti i ri i Covid-19 po përhapet në të gjithë botën

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Varianti i ri i Covid-19 po përhapet në të gjithë botën

Në kryeqytetin spanjoll Madrid mutacioni u konstatua në katër vetë, tha zëvendësministri i shëndetësisë, Antonio Zapatero, në një konferencë shtypi. Të katër personat e infektuar kohët e fundit kishin ardhur nga Britania e Madhe.

Asnjë nga katër personat e infektuar nuk ka simptoma të rënda, tha Zapatero. “Ne e dimë që ky variant transmetohet më lehtë, por nuk çon në sëmundje më të rënda.” Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Në tri rastet e tjera të dyshuara, rezultatet e testit janë ende në pritje.

Suedia dhe Franca njoftojnë për rastet e para

Varianti i ri i virusit Corona është shfaqur edhe në Suedi. Sipas autoriteteve shëndetësore suedeze. Fjala është po ashtu për një person, që kishte ardhur nga Britania e Madhe dhe tani gjendet në karantinë. Raste të mëtejshme të variantit të ri të virusit ende nuk janë gjetur.

Edhe Franca njofton se një person doli për herë të parë pozitiv me variantin e ri të virusit Corona të zbuluar në Britaninë e Madhe. Fjala është për një banor nga qyteti Tours që ishte kthyer nga Britania e Madhe më 19 dhjetor dhe është në karantinë, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë. Ai erdhi nga Londra dhe shfaqi simptoma, por është mirë.

Japonia dhe Filipinet kufizojnë hyrjen e të huajve

Japonia ndërmori menjëherë masa të drejtpërdrejta duke ndaluar që nga e hëna hyrjen e të huajve në vend. Sipas gazetës Nikkei ky rregull është në fuqi deri në fund të janarit. Shkas është zbulimi i variantit të ri të virusit tek persona që kanë ardhur nga Britania e Madhe.

Edhe Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, zgjati gjithashtu vendimin për ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe. Kjo vlen deri në mes të janarit në mënyrë që të parandalohet përhapja e variantit të ri të virusit.

Ai gjithashtu dha urdhër që pasagjerët që vijnë nga Britania e Madhe, si dhe nga vendet ku është zbuluar varianti i ri më infektues COVID-19, përfshirë Hong-Kongun, Singaporin, Australinë dhe Japoninë, duhet të qëndrojnë në një karantinë 14-ditore. Presidenti Filipine Rodrigo Duterte zgjati ndalimin e fluturimit nga Britania e Madhe.

Qeveria britanike njoftoi për zbulimin e një mutacioni të ri të Coronës rreth një javë më parë. Ky mendohet se është deri në 70 për qind më ngjitës se varianti i mëparshëm. Ky lajm shkaktoi shqetësim në të gjithë botë dhe më shumë se 50 shtete vendosën ndalimin e hyrjes së udhëtarëve nga Britania e Madhe./DW/

Tags: COVID-19mutacionperhapje

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Dimri mbërthen Europën, kaos në trafik nga bora dhe ngricat
Analizë

Dimri mbërthen Europën, kaos në trafik nga bora dhe ngricat

09:13 | 08/01/2026
Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit
Bota

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Next Post
Kompania Pfizer: Shtyhet dërgimi i vaksinës në Europë, ja cili është problemi

Kompania Pfizer: Shtyhet dërgimi i vaksinës në Europë, ja cili është problemi

Në pritje të Gjykatës sonë Kushtetuese

Kushtetuesja në pritje të anëtarit të 7-të, KED i dërgon Metës emrin e rradhës

Pandemia/ Rezulton pozitiv një mjek tek Urgjenca e Traumës

Covid-19 në vend/ Më shumë të shëruar se sa të infektuar në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Dështon edhe sot mbledhja e Këshillit të Mandateve, demokratët: Po “mbahemi peng” nga Rama
Politikë

Dështon edhe sot mbledhja e Këshillit të Mandateve, demokratët: Po “mbahemi peng” nga Rama

by mirseda
11:27 | 08/01/2026
0

Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar se edhe sot nuk është mbledhur Këshilli, me...

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Ministria e Mbrojtjes bën përditësimin e fundit mbi situatën e krijuar nga moti i keq

Ministria e Mbrojtjes bën përditësimin e fundit mbi situatën e krijuar nga moti i keq

10:38 | 08/01/2026
Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një i lënduar

Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një i lënduar

10:34 | 08/01/2026
Trageti i linjës Korfuz-Sarandë pezullon lundrimin, shkak moti keq

Trageti i linjës Korfuz-Sarandë pezullon lundrimin, shkak moti keq

10:30 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com