Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka përgëzuar miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal.
Këto ndryshime përfshinin edhe disa pika të arritur nga marrëveshja e 5 qershorit mes partive politike për reformën zgjedhore.
Kim shprehet se SHBA-ja do të mbështesë fuqimisht një proces transparent që do të garantojë zgjedhje të lira.
”Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes 6/5 të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme 4/25.”, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.
Today, in final session for 2020, Parliament approved amendments to Criminal Code, completing codification of 6/5 agreement of Political Council on electoral reform. ?? will continue to strongly support a transparent & inclusive process that leads to free & fair elections 4/25.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 23, 2020